Deçani nuk e pranon vendimin për faljen e pronave Manastirit

Një protestë e qytetarëve të Deçanit kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit të mbi 24 hektarë tokë, përfundoi e qetë.

Nën organizimin e kryetarit të Deçanit, z.Rasim Selmanaj, e në mbështetje te të gjitha subjekteve  politike në komunën e Deçanit sot është mbajt marsh protestues paqësor për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me të cilin i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit të mbi 23 hektar tokë. Protesta mblodhi qindra qytetar të moshave të ndryshme të cilët shprehen pakënaqësinë e tyre në këtë marsh protestues paqësorë. Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj  tha se protestat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen kundër këtij vendimi, siç e quajti, të padrejtë të Gjykatës Kushtetuese. Selmanaj tha se vendimi i Gjykatës është politik se nuk është “zgjidhje falja e pronës Manastirit”. Ai tha se as komuna dhe as ai nuk do ta pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne jemi për drejtësi dhe kundër saj. Por, nëse ka drejtësi në këtë vend dhe nëse duam të respektojmë ligjet, atëherë ekzistojnë dy zgjidhje – privatizimi i kësaj prone. Nëse duhet dikujt t’i falet kjo pronë, atëherë kjo duhet t’i bëhet qytetarëve të Deçanit”, tha Selmanaj përpara qytetarëve të mbledhur në Deçan.

Ai i bëri thirrje edhe Igumenit të Manastirit, Sava Janjiq, por edhe bashkësisë ndërkombëtare, që së bashku ta zgjidhin këtë çështje.

Kryetari i Deçanit tha se të gjithë janë të bashkuar kundër vendimit të padrejtë të Gjykatës Kushtetuese dhe se beson që me asnjë ligj dhe me asnjë vendim nuk mund t’i falen Manastirit pronat. Ai tha se Deçani është vend i civilizimit dhe Manastiri i takon kësaj komune dhe vetë Deçani do ta ruajë si vlerë të tij.

Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi vendimin e vitit të kaluar të Këshillit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme që lënda t’i kthehet sërish Gjykatës Komunale në Deçan.

Gjykata Kushtetuese e konsideron vendimin e Gjykatës Supreme të vitit 2012, me të cilën i njihet e drejta në pronësi Manastirit të Deçanit, si çështje të mbyllur.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përkrahur nga Dioqeza e Kishës Ortodokse Serbe për Rashkën dhe Prizrenin, e cila ka vlerësuar se Gjykata ka treguar gatishmërinë dhe kompetencë për të marrë një “vendim të paanshëm me të cilin mbrohet e drejta në pronë e Manastirit”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …