Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur dyshimin se ngritja e aktakuzës kundër Pal Lekajt dhe sulmet ndaj Gazmend Abrashit, janë të kalkuluara mirë dhe janë të orientuara kundër AAK-së. Përmes një komunikate AAK-ja shpreh shqetësimet lidhur me akuzat për vepra ordinere të ndodhura disa vite më parë, kundër Pal Lekaj dhe Gazmend Abrashit. Ata theksuan se kjo goditje po i bëhet subjektit të tyre pikërisht në kohën kur Kosova po përgatitet për zgjedhje dhe sipas tyre, kjo po bëhet pikërisht për hesape politike të kundërshtarëve. Përfaqësues të AAK-së thanë se nëse prokuroria paska pasur dëshmi që e inkriminojnë Lekajn, ose policia kishte fakte për përfshirjen e Abrashit në veprime komprometuese në lidhje me privatizimin e Hotel Grandit, pse nuk i paskan trajtuar këto çështje disa vite më herët, po pikërisht tani! Sipas tyre AAK-ja, pavarësisht sulmeve të koordinuara kundër saj e njerëzve të saj, është e përcaktuar në kursin politik që për qëllim ka zhvillimin dhe mbrojtjen e interesit kombëtar të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …