Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani” nga komuna e Deçanit kanë treguar paraqitje të suksesshme në disa nga festivalet ku edhe u janë ndarë çmime. Çmimin kryesor ky ansambël e fitoi në festivalin në Kukaj me titullin “Etno Ansambli më i mirë i Festivalit” dhe çmimin e dytë e mori në Festivalin “Jehona e Vjosës” në qytetin e Memaliaj të Shqipërisë.