Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga komuna e Vitisë, është duke marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar në Stamboll të Turqisë. Me këtë rast ata me paraqitjen e tyre kanë mahnitur publikun Turk, duke prezantuar vlerat e mirëfillta të folklorit shqiptarë. Përfaqësuesi i këtij ansambli, Arsim Abazi, ka falënderuar komunën e Vitisë, e në veçanti kryetarin Haliti për mbështetjen e vazhdueshme të ansamblit “ Kemajl Azizi”. Ai shtoi se anëtarët e saj po bëjnë një punë të madhe në paraqitjen e vlerave folklorike shqiptare nëpër botë duke promovuar trashëgiminë kulturore të vendit dhe duke e bërë krenar çdo shqiptarë për thesarin kulturor e artistik që ka ky popull.