Al-Xhazira: Buldozerë izraelitë janë duke shtypur palestinezë të sëmurë dhe të plagosur jashtë një spitali në Rripin e Gazës

Televizioni gjithë-arab, Al-Xhazira ka njoftuar se buldozerë izraelitë janë duke shtypur palestinezë të sëmurë dhe të plagosur jashtë një spitali në Rripin e Gazës.  Një masakër e frikshme dhe skena të papërshkrueshme. Ajo që pushtimi izraelit bëri brenda spitalit Kamal Adwan është një krim i tmerrshëm kundër qytetarëve dhe personelit mjekësor. Dhjetëra të zhvendosur, të sëmurë dhe të plagosur u varrosën të gjallë. Buldozerët e regjimit barbar të Izraelit  shkelën tendat e njerëzve të zhvendosur në oborrin e spitalit dhe i shtypën brutalisht”, saktësojnë burimet e Al-Xhazirës. Afër  20-mijë palestinezë dhe izraelitë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, duke përfshirë 63 gazetarë, prej tyre 56 palestinezë, 4 izraelitë dhe 3 libanezë dhe mbi 100 punonjës të ndihmës së UNRWA-s.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …