Televezion, pan-arab, “Al Xhazira” bën të ditur se forcat ajrore ruse gjatë sulmeve në Siri kanë goditur shumë caqe të popullatës civile, si dhe caqet e forcave kryengritëse opozitare që po luftojnë kundër regjimit të Assadit. Obeservatoro Sirian për të Drejtat e njeriut ka raportuar se prej fillimit të sulmeve kundër Sirisë, forcat ruse kanë vrarë më shumë se 400 civilë sirianë, në mesin e tyre rreth 100 fëmijë të moshës së mitur. Forcat ruse kanë intervenuar në Siri për ta ndihmuar me forcën e armëve të mbahet në pushtet, kryetari Bashar al Assad, besniku i Kremlinit dhe vrasësi masiv i sirianëve. Prej fillimit të luftës në Siri, katër vjet më parë, thuhet se janë vrarë më shumë se 400.000 civilë, janë detyruar ta lëshojnë vendin më shumë se gjashtë milionë. Nuk janë publikura të dhëna për të vrarët gjatë luftimeve.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …