Alban Asllani: Mohimi i të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së

Qeveria Kurti paska marrë vendim mos t’i njohë më kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së dhe na paska larguar nga subvencionimi i Energjisë Elektrike.
Këtë të drejtë ne si kategori e kemi pasë gëzuar qysh prej se Kosova është shpallë shtet.
Pas bashkëpunimit me Listën Serbe që më 24 Gusht 2024, kur na përjashtuan ne si kategori e luftës nga dora e Shtetit, gjithçka është e pritshme nga kjo Qeveri, në veçanti nga ideologu Hekuran Murati, që na pati quajtur edhe mercenarë.

Për të gjithë ju bashkëluftëtarët e mi që keni zgjedhë me heshtë, dijeni mirë se kjo heshtje një ditë ka me jua zanë frymën, po ka me qenë shumë vonë.

Luftëtarët mundesh me i varfëru, o Albin Kurti, por kurrë e kurrës nuk ke me mujtë me i gjunjëzu.

Kontrolloni gjithashtu

Hajrush Kurtaj: Ata, që luftuan dhe ranë në altarin e Lirisë, pikërisht vepra e tyre heroike i ka bërë heronj

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si një Ushtri e Re, erdhi në Rrugën Kombëtare e cila …