Alban Bardhyli: “Gazetarucët” e gazetës “SOT” plasin nga mëria për suksesin e SHISH-it!

Artikull më i ri tendencioz i gazetës “Sot” nxjerr në pah dëshirën shumë e madhe e kësaj gazete antikombëtare për t’ia nxirë imazhin Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi Lika, pas suksesit të SHISH në fushën përkatëse të Sigurisë Kombëtare (!)

Artikull më i ri tendencioz i gazetës “Sot”, i titulluar “A e ka përgjuar Visho Lika Presidentin pas dekoratës qeveritare dhe lufta që ka plasur midis besnikëve të Sali Berishës”, i botuar më datën 7.11.2015, nxjerr në pah dëshirën shumë e madhe e kësaj gazete antikombëtare për t’ia nxirë imazhin Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi Lika, pas suksesit të SHISH në fushën përkatëse të Sigurisë Kombëtare Në këtë artikull mendohet pa bazë aksionin ilegal të përgjimit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë e ka kryer zotin Lika dhe se gjoja ai nuk i raporton më Presidentit, por Kryeministrit, pas dekorimit të tij nga z.Rama (!?!) Autor i këtij artikulli fantastiko-shkencor, Adriatik Doçi, më duket se nuk e ka lexuar ligjin mbi SHISH (ligjin nr.8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar), sipas së cilës njëra nga detyrat e Drejtorit të SHISH është të informojë dhe të raportojë te Presidenti i Republikës dhe te Kryeministri për probleme që lidhen me sigurimin kombëtar! (Nëni 5).

Pra, raportimi ligjor nuk bëhet për Presidentin dhe jo Kryeministrin apo anasjelltas, për Kryeministrin dhe jo Presidentin, siç tenton të dezinformojë Adriatik Doçi dhe nuk ka asnjë dëshmi konkrete se z. Lika nuk e ka respektuar ligjin përkatës të funksionimit të Shërbimit Informativ të Shtetit…(!) Nga ana tjetër, është shkelje e rëndë të etikës gazetareske që të nxish imazhin e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit në bazë vetëm të hamendësimeve, dhe jo fakteve konkrete dhe kjo mund të kategorizohet si vepër penale, sepse autori shpif në mënyrë të rendë ndaj zotit Lika. Gazeta “Sot”, si edhe gazetat e tjera antikombëtare plasin nga inati për suksesin e SHISH në kohën e Drejtorit Visho Ajazi Lika, prandaj tentojnë t’ia nxijnë reputacionin në mënyrë absurde. Suksesi i SHISH dëshmohet përmes dekorimit të zotit Lika edhe në kohën kur z. Sali Berisha ishte kryeministër, edhe tani, gjatë mandatit të z. Edi Rama. Kjo sjell në pah faktin se gjërat funksionojnë normalisht në këtë shërbim, misioni i së cilit është Siguria Kombëtare e Republiës së Shqipërisë, mission i përbushur në mënyrë profesionale prej të gjithë nëpunësve të SHISH dhe mbi të gjitha prej Drejtorit të tij, z. Visho Ajazi Lika!

Tiranë, 7 nëntor 2015

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …