Alban Bardhyli: Kush nuk e mbështet Shtetin, nuk mbështet as kombin

Disa janë të mësuar të shajnë, të nënvlerësojnë dhe të nënçmojnë shtetin, të mos e shohin rëndësinë e tij dhe të thonë madje “s’ka Shtet në Shqipëri”! Disa të tjerë janë të mësuar, përveç kësaj, të krekosen se vetëm lëvizja kombëtare i sjell të mira kombit, duke harruar se pikërisht ajo lëvizje deri më tani dështoi në misionin e saj të organizimit dhe të çlirimit kombëtar. Se sa ka dështuar deri më tani lëvizja kombëtare, me fraksione, përçarje, bajraktarizëm dhe jo seriozitet, shihet qartë dhe mua më vjen, sinqerisht, TURP!…

Dikur, në vitet ’60-ta, John Kennedy kishte thënë: “Mos pyet çfarë bën atdheun për ty, pyet çfarë bën ti për atdheun”. Thënia mund të shndërrohet lehtësisht, duke futur konceptin e ngjashëm të shtetit: “Mos pyet çfarë bën shtetin për ty, pyet çfarë bën ti për shtetin”(!). Unë besoj se askush prej atyre që e shajnë shtetin se nuk ka bërë asgjë për të, nuk ka bërë asgjë për ta mbështetur e përforcuar shtetin, që është garancinë për zhvillimin e përparimin tonë në të ardhmen. Besoj edhe se asnjë prej “kombëtarëve” që po flet për çështje kombëtare vetëm kafeneve të Tiranës apo të Prishtinës dhe e shan shtetin shqiptar, nuk ka menduar se pa dashur shtetin shqiptar me një dashuri e pakushtëzuar, të sinqertë dhe të pakufishme, nuk mund të mbështesin as kombin dhe çështjen kombëtare!

Pra, të pyesim më shumë: a i kemi përmbushur detyrat ndaj Shtetit?

Këto detyra duhen shikuar në këto këndvështrime:

(1) besnikëri ndaj shtetit;

(2) respektim të ligjeve në mënyrë të rreptë; dhe jo në fund,

(3) bashkëpunim, në radhë të parë, me strukturat të përforcimit dhe imponimit të ligjeve.

Të mos e shajmë Shtetin sepse mjaft e shajnë armiqtë të cilët edhe punojnë për ta dobësuar atë!

Rroftë Shteti Shqiptar!

Tiranë, 2 nëntor 2015

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …