Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, i është kundërpërgjigjur akuzave të Nismës Socialdemokrate, e cila ka theksuar se anëtarët e partisë se Albin Kurtit në KQZ janë duke i kërcënuar dhe shantazhuar vëzhguesit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Krasniqi, ka thënë se vëzhgues të Nismës janë duke i ngacmuar vëzhgueset në QNR. “Natyrisht që merr guxim Lista Nisma që tani të tentojnë të ndryshojnë edhe rezultatin në kuti të votimit, sepse tashmë u pa që në lojë përveç Vuçiqit me Listën serbe është futur edhe Thaçi me PZAP dhe me kapot udhëheqëse të supremes. Tani kanë sjellë në QNR llumin e tyre gjoja si vëzhgues me qëllim krijimin e tensioneve e pse jo edhe dëmtimin e kutive. Në vazhdimësi bëjnë presion mbi stafin, krijojnë insinuata, ngacmojnë vëzhguese, kërkojnë pavlefshmëri votash. KQZ duhet tu tregoj vendin këtyre matrapazëve sepse aty është QNR dhe jo Han i Fatmir Limajt”, ka shkruar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …