Deputetja e AAK-së, Albana Bytyçi, ka kritikuar Policinë e Kosovës për dhunën, të cilën e ka ushtruar sot gjatë arrestimit të disa aktivistëve të PSD-së. Qeveria aktuale ka qenë me vite kundërshtuese e fyese ndaj Policisë dhe shtetit në protesta të tilla. Sot ata shikuan nga dritaret, portalet apo nga vija bregdetare si ndonjë pjesë filmi. Grupi i Grave Deputete, Presidentja dhe të gjitha shoqatat e grave duhet të reagojnë ndaj një gjesti të tillë ndaj një gruaje. Shteti duhet të reagojë në situata të tilla dhe duhet dënuar një vepër e tillë, të ushtruar ndaj protestueseve dhe të na dëshmojë që jemi të lirë dhe nuk jetojmë në një shtet të uzurpuar, ka saktësuar, deputetja e AAK-së, Albana Bytyçi.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …