Albanian Post ka vazhduar publikimin e detajeve për marrëveshjen e mundshme Kosovë -Serbi, mbi bazën e propozimit franko-gjerman. Burimet tregojnë që, nëse arrihet pajtimi i palëve, në një kryeqytet të rëndësishëm evropian, do të organizohet një ceremoni madhështore e nënshkrimit të marrëveshjes, ku tashmë është konfirmuar pjesëmarrja e zyrtarëve më të lartë evropianë dhe amerikanë. Po bëhen përpjekje që kjo të ndodhë para një vjetorit të luftës në Ukrainë. Nëse gjërat shkojnë sipas këtij plani, të dy palët do të kenë përfitime shumë të mëdha ekonomike dhe politike. Si shpërblim i veçantë për Serbinë, do të ketë angazhim të shtuar për shkurtim të kohës për anëtarësim në BE. Gjermania dhe Franca do të angazhohen që BE-ja sa më parë të zgjidhë çështjet e brendshme dhe të jetë më e hapur ndaj anëtarësimit të Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor. Serbia, po ashtu do të gëzojë një trajtim të veçantë si partner ekonomik dhe politik i Berlinit dhe Parisit. Kosova do të shpërblehet me zhbllokimin e rrugës për në NATO dhe në BE.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …