Albanian Post: Shqipëria është e katërta pas Amerikës, Rusisë e Brazilit, si vend që furnizon Izraelin me naftë të rafinuar

Shqipëria është e katërta pas Amerikës, Rusisë e Brazilit, si vend që  furnizon Izraelin me naftë të rafinuar, Raporti e vë në dukje këtë, duke paraqitur edhe një skemë shpërndarjeje, ku Shqipëria në fakt është e katërta në listë, pas SHBA-ve, Rusisë dhe Brazilit, si vend që ka furnizuar Izraelin me naftë të rafinuar, e cila kryesisht përdoret për dy qëllime kryesore: Ngarkimin e avionëve luftarakë dhe ngarkimin e buldozerëve. Nuk specifikohet nëse Shqipëria hyn te shtetet që furnizojnë më së shumti karburant për avionët luftarakë, apo naftë për mjetet e tonazhit të rëndë. Sipas raportit ndërkaq, bie në sy edhe fakti se Shqipëria ka furnizuar Izraelin edhe më shumë se shtete të mëdha si Greqia fqinje, apo Italia fqinje, që kanë kapacitete më të gjera. Raporti ka ndjekur 65 ngarkesa me karburant drejt Izraelit për këtë hulumtim, nga ku ka nxjerrë edhe rezultatet, ku dërgesat e fundit kanë qenë të raportuara në korrik 2024. Azerbajxhani, Kazakistani dhe Gaboni janë shtetet që kanë kryer lëvizjet më të mëdha, duke furnizuar Izraelin me rreth ¾ e nevojave të veta për naftë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …