REL: Flet Alexander Rusakov, profesor në Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Shën Petërsburgut, në Rusi

Albanologu rus, Aleksander Rusakov, thotë se qytetarët e zakonshëm rusë nuk i dinë arsyet e vërteta të pushtimit të Ukrainës

Opinioni shoqëror në Rusi është i përçarë krejtësisht lidhur me luftën në Ukrainë dhe fatkeqësisht shumica e qytetarëve rusë i përkrahin veprimet e Qeverisë, por ka edhe protesta kundër saj, thotë albanologu rus, Alexander Rusakov, profesor në Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Shën Petërsburgut në Rusi.

 Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, ai thotë se mediat e lira në Rusi janë mbyllur, ndërkaq qytetarët e zakonshëm rusë iu kanë nënshtruar propagandës së qeverisë për luftën në Ukrainë dhe nuk i dinë arsyet e vërteta të pushtimit rus të Ukrainës. Profesori Rusakov e cilëson luftën në Ukrainë si kriminale nga ana e Qeverisë ruse, ndërkaq që, sipas tij, pasojat nga sanksionet botës perëndimore të vendosura ndaj Rusisë, vetëm sa kanë nisur dhe pritet të ndihen për kohë të gjatë.  Qytetari i zakonshëm mendon sipas propagandës ruse, se gjoja  kjo është pasojë e politikës agresive të Aleancës Veri-atlantike, që ka qëllimet e veta për Rusinë, se në Ukrainë kanë fituar fashistët, nazistët e të tjerë. Kjo nuk është e vërtetë. Ne e kuptojmë, por qytetari i zakonshëm që e shikon televizorin, që i dëgjon fjalimet e presidentit tonë, Vladimir Putin, ai mendon në këtë mënyrë. Por, unë nuk mund të them se si është përpjesëtimi real i atyre që i besojnë propagandës zyrtare ndaj atyre që nuk i besojnë. ​

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …