Albert Z. Zholi: Tropoja e Valbonës së bukur, në festën e kinemasë evropiane

Albert Z. Zholi: Tropoja e Valbonës së bukur, në festën e kinemasë evropiane

Pas Kukësit të bukur dhe mikpritës, Netët e Kinemasë Evropiane udhëton drejt alpeve shqiptare, perla turistike e vendit Tropoja. Edhe në këtë qytet me tradita nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të saj z. Rexhe Byberi do të organizohet për tre netë aktiviteti kinematografik “Netët e Kinemasë Evropiane”. Ekrani i madh i kinemasë, udhëton jug veri sepse ashtu si e thotë edhe kënga ne jemi një. Padyshim ashtu si në shumë qytete të vendit ku interesi ishte mjaft i madh për kinemanë e munguar edhe Tropoja do festojë bashkë me artistët e ftuar në këtë aktivitet, festën e bukur të kinemasë dhe aq më shumë të filmit të ri shqiptar.

Në këto ditë të bukura për publikun e Tropojës do të promovohet dhe filmi i ri shqiptar “Delegacioni” me skenar të të ndjerit Artan Minarolli, dhe regji të Bujar Alimani. Rrethi i Tropojës me një histori shekullore i ka dhënë emrin qytetit një prej figurave të Kombit tonë Bajram Currit. I shtrirë në malësinë e Gjakovës ku bashkjetojnë natyrshëm mrekullitë mbitoksore dhe nëntoksore që natyra i ka dhuruar kësaj treve, çka edhe e ben atë të përshtatshme për turizëm natyrorë e kulturor në dimër e ne verë si dhe të lakmueshëm për investitoret vendas dhe të huaj.

Të dhënat historike , arkeologjike, etnografike e të tjera, janë një dëshmi e gjallë dhe na bejnë të besojmë se kjo trevë ka trasheguar një kulturë tehershme materiale dhe shpirterore shumë të moçme, dhe ndonse një krahinë relativisht e vogël, ka qenë dhe është vlerë e trashegimisë së kultures Iliro-Dardane.  trr3333 I gjithë ky aktivitet organoizohet për disa vjet nga kineasti i mirënjohur Skënder Jaçe. Ai me vizionin e tij, me durimin, dëshirën e madhe për të ringritur nivelein e kinemave shqiptare kudo në vend ka bërë që qytetet shqiptare nga jugu në veri ta mirëpresin dhe  falënderojnë. Skënderi një talent në fushën e organizimeve  të shfaqjeve filmike në kinematë e qyteteve që janë zbarzur, po sjell një format të ri bashkëkohor që po tundon qytetarët kudo në Shqipëri. Me këtë nismë ai po rihap shumë kinema që kanë vite  të mbyllura dhe drynet me ndryshk nga koha e mospërdorimit.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …