leoni

Albert Kahn: Tradhtia

“Krimi është më i vogël kur tradhëton një qeveri se sa kur tradhëton njerëzit.

Ka njëmijë mënyra të tradhëtosh popullin. Mund ta shtypësh me violencë,  me terror e me bastisje. Të shfrytëzosh, të shpronësosh, të varfërosh me miliona burra dhe gra; të nxjerrësh ligje despotike dhe t’i bësh gjykatat vegla ndëshkimi; të përhapësh një propagandë gënjeshtare, të ngresj pa arsye kundrë njera-tjetrës dy pjesë të shoqërisë; – mund të bësh luftë, dhe, si ata alkimistët e përbindshëm, të bësh ar me gjakun e njerëzve – kështu tradhëtohet populli.

Gjithnjë tradhëtojnë po ata njerëz: një pakicë të privilegjuarish, që janë të vendosur ta mbajnë me çdo kusht fuqinë, dhe t’i shtojnë fitimet e tyre në kurriz të shumicës dërmonjëse.

Kjo tradhëti nuk është një fenomen i ri në botë. Ky fill i zi ka shërbyer për të endur historinë. Po në kohën tonë populli ka fituar forca të pashëmbullta, kërkon kondita më të mira jetese; kështu, disa njerëz po marrin masa për herë më brutale e më të dëshpëruara për të nënshtruar popullin. Fashizmi kishte lindur nga ky brutalitet dhe nga ky dëshpërim.qytetari gjerman, që luftonte me mish e me shpirt regjimin nazist, nuk ishte tradhëtar, ishte një patriot i sinqertë, kurse qeveria naziste e tradhëtoi vendin e saj.”

 

“Ai që tradhëton njerëzimin është më i keqi i tradhëtarëve.”

                                                                      Xhejms Rusell LAUELL

 

“Popull, kur do të dish të kujtohesh,

Kur do të dish t’i mbash mend mësimet e së kaluarës,

Në vend që të harrosh kush të vodhi vjet,

Kush të trajtoi si një guhak të gjorë,

Atëherë, asnjë orator në botë nuk do të ketë,

Kur të thotë fjalën “POPULL”, ndonjë notë tallje në zërin e vet

Dhe as hijen e një nënqeshjeje në buzët e tija.

Atëherë do të duket populli, turma, masa.”

                                                                     Karl  SANDBËRG

 

Përktheu, Halit Selfo

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …