Albert Rohan

Albert Rohan: Kosova ka bërë mjaft kompromise, por ka munguar reciprociteti i Serbisë

Bashkautori i Pakos së Ahtisarit, Albert Rohan duke folur për statusin përfundimtar të Kosovës, i konsideron të tejkaluara dhe të rrezikshme idetë për ndarje ose shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Diplomati austriak ka thënë se Kosova tashmë ka bërë kompromiset e saj, duke pranuar Pakon e Marti Ahtisaarit, mbi bazën e së cilës Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. “Me pranimin e të drejtave të gjera për minoritetet, në veçanti për komunitetin serb dhe Kishën Ortodokse Serbe, siç përfshihet në Planin e Ahtisaarit, si dhe decentralizimin e kompetencave administrative, Kosova tashmë ka bërë kompromiset e saj”, ka thënë ish-zëvendësi i Ahtisaarit, për KD.Ai ka veçuar me këtë rast, se reciprociteti ka munguar nga ana e Serbisë, për të cilën thotë se vazhdon të ketë qëndrim armiqësor ndaj Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Vendosja e çmimit për qeset plastike sjell rënie të ndjeshme të importit dhe kursime në Kosovë

Instituti “Atlas” ka vlerësuar se vendosja e çmimit prej 5 centësh për qeset plastike në …