Albert Z. Zholi: Cota Luna, sosia e Claudia Cardinale, femra nga Librazhdi që sfidon Pandeminë

Albert Z. Zholi: Cota Luna, sosia e Claudia Cardinale, femra nga Librazhdi që sfidon Pandeminë

Gjatë muajve të fundit Cota Luna, sosia e Claudia Cardinale, ka sfiluar, prezantuar, recituar në Maltë, Rodos, Venecia, Romë.

Mbas dy viteve Pandemie puna filloi me evente të rëndësish,e edhe për Cota Luna (Sosia e Claudia Cardinale ). Për të evenimentet janë puna pasioni që i japin jetë. Në një nga aktivitet ajo ishte shoqëruese e Croceres Grandiosa për një javë në Maltë, Napoli, Palermo ku ishte prezantuese e zërave të rinj. Njëkohësisht ajo në këtë event edhe prezantoi, sfiloi dhe recitoj. Duhet thënë se tashmë ajo reciton dhe poezi të saja të marra nga libri i susksesshëm “Melodia e jetës”.

Pas këtij eventi shumë mbresëlënës ajo e ftuar fluturoi në Rodo të Greqisë në pasarelat e Red Carpet dhe pastaj në festivalin e filmit në Canne Francë ku ishte viti i dytë që ajo kishte nderin të kalonte në tapetin e kuq. Dhe pse me vite në Itali dhe pse aty ka marrë famën në të gjitha këto aktivitete Cota Luna (Lunie Hoti) në tapetin e kuq ka patur nderin të përfaqësohet si përfaqësuese e Shqipërisë. Një gjest i rrallë dhe fisnik ky që ndodh rrallë nga artistë të tjerë rritur jashtë Atdheut.

Në fjalën e saj në aktivitetin e fundit ajo theksoi se : “Unë jam shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova dhe ndihem krenare që përfaqsoj këto shtete. Jemi në situatë pandemie dhe ju bëj thirrje ccdo artisti se me dashuri, bashkëpunim dhe me vizion do ta kalojmë dhe këtë situatë të ëvshtirë.  Në pasarelat e Red Carpet në Canne të Francës vërtetë jam krenare që më prezantojnë se vij nga Albania dhe sfiloj  e ftuar ne Grande Gala me AmerikënNë ccdo evemt ajo prezanton njëkohësisht modele të veshjeve të Epokës pasi njihet me këtë titull se ka fituar në Carnevale që zhvillohet në Venecia  Boterore.

Në këtë event ajo ka 5 vjet që merr pjesë rregullisht si e ftuar speciale dhe mandej ka kaluar në Festivalin e filmit po në Venecia dhe më pas në Romë në një evend ndërkombëtar po kaq special. Madje në Romë është sërish e ftuar si  Sosia e Claudia Cardinale e ftuar ku do të flas per karrierën e saj pasi aty ka shumë të ftuar si aktorë, shkrimtarë, piktorë e shumë e shumë artistë të vërtetë nga gjithë Evropa. Cota Luna gjithmonë paraqitet me thënien e saj të dashur: Unë jam shqiptare!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …