Albert Z. Zholi

Albert Z. Zholi: Emigracioni, marrëdhëniet Shqipëri Greqi dhe çështja Çame

Lëvizja e popujve ka qenë një fenomen qysh në agim të njerëzimit. Historia e ka ndërtuar globin tokësor me shtete të përbëra nga popullsi që u përkasin jo vetëm atijë kontinenti, por edhe kontinenteve të tjerë. Askush nuk dyshon sot se të ashtuquajturit indianë  të  Amerikës janë banorë të Azisë, sikurse edhe eksimezët e Groenlandës së ftohtë, dhe të mendosh se në kushtet kur oqeanet e ngrirë e të egërsuar kanë qenë tmerri i njerëzimit. Disiplinimi i lëvizjeve  masive, i zhvendosjes së trungjeve autoktoneka lidhje  me krijimin e shteteve  në mesjetën e vonë. Shtrirja e perandorive kolosale, egjiptiane, babilonase, persiane, e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, perandorisë romake, perandorisë turke dhe së fundi perandorisë napoliane, bën të mundur, që edhe në kohëra moderne të lëvizin etni  të mëdha në drejtime ngandonjëherë të habitshme.

Me perandoritë e fundit mesjetare, është e lidhur padyshim, lëvizja më e madhe e popullsisë së trojeve  shqiptare. Të shpjegueshme janë sot fshatrat shqiptare në Kaukazin e largët, në Ukrainë, masa milionëshe e arvanitasve në periferi të Athinës e Peloponez, (siç do tregojmë më hollësisht në faqet e këtij libri), sikundër janë të njohur derivatet arvanitase, ato të quajtura tanimë arbëreshë të Italisë së Jugut. Në këtë kuadër lëvizjet e fundit  të shqiptarëve drejt Greqisë, apo Italisë fqinje nuk janë ndonjë fenomen i ri. E re në këtë ngjarje dramatike janë përmasat, (po të kemi parasysh një shtet tre milionësh ). Kushtet e dhunës, dhe trysnitë politike të ushtruar  mbi ta, dhe ajo që ka objekt  këtë shkrim është dëshira e mirë për t’u lënë brezave të ardhshëm një histori vizive të shkruar, dhe jo legjenda të mbytura  nga mjegulla e kohërave. Fundshekulli XX e rrudhi edhe njëherë Atdheun tonë. Edhe ashtu i pakët siç ka qenë, me pjesë të tëra territori e popullsie të ndarë nga trungu, kur priste t’i rritej shtati duke u bashkuar me Kosovën martire dhe Çamërinë heroike, ky dhe u mpak nga njerëzit që po i iknin, shumica pa kthim.

Kjo lëvizje popullsie në drejtim të shteteve të perëndimit e kryesisht, drejt Greqisë, në fillim ngjau si gëzim pas ndrydhjes së gjatë nga shteti totalitar: pastaj, kuptimi i mërgimit e ktheu ikjen në tragjedi, ndërsa tani, gëzimi dhe tragjedia kanë depërtuar te njëra-tjetra fatalisht dhe përjetohen me ankth. Sepse të shumta kanë qenë humbjet, vdekje të ndryshme, por më shumë tragjike e të parakohshme. Vdekje nga krimet, por edhe nga përpjekja e stërmundimshme për të arritur “tokën e premtuar”. Janë të shumta shkaqet që çuan këtë shkulje të rrënjëve shqiptare, ku kemi parë pamje, episode e ngjarje rrëqethëse, që shoqëruan këtë emigracion të paparë në histori për përmasat, popullsinë e vendit, dhe kohën e  shkurtër.

Por historia e marrëdhënieve të vjetra e më të reja midis Shqipërisë dhe Greqisë, këtyre dy vendeve ballkanike tregon se në të vërtetë  shumë ngjarje i kanë  bashkuar, por kanë mjaftuar edhe pak syresh që të inspirojnë  ndjenja armiqësore e skepticizmi. Vetë dyndja e emigrantëve drejt Greqisë krijoi përsëri një klimë të re, diku mirëkuptimi, diku mosbesimi, por ka qenë shpresa se ashtu si shtrëngatat e qindra shekujve nuk i shpunë kurrë  këta banorë  të vjetër në luftë midis tyre, edhe  kjo lëvizje  e re do të (ishte) jetë vetëm një urë miqësie. Emigrantët me hallet problemet, rritjen e mirëqenies së tyre ekonomike, por edhe përndjekjet, përbuzjen dhe mungesën e arsimit të fëmijëve të tyre  në gjuhën  amtare pas viteve të para plot peripeci dhe paragjykime, u munduan të tregojnë cilësitë më të mira të shqiptarëve. Puna e tyre në sektorët më të vështirë të ekonomisë greke, krijoi bindjen e njerëzve të dashuruar me punën. Këto virtyte i kanë treguar më parë arvanitasit të cilët kanë hedhur një paralele të qartë midis emigrantëve të kahershme shqiptare dhe tani në kohërat  moderne.

Ndaj këto lidhje dhe hedhja sot në tryezën e bisedimeve të çështjes çame nuk ka pse e shqetëson qeverinë greke. Partia Socialiste propozoi para ca kohësh një rezolutë alternative për zgjidhjen e çështjes çame. Në një konferencë për mediat nga selia e PS-së, kryetari Edi Rama theksoi se çështja çame është përfshirë në programin qeverisës të socialistëve, si një draft, që siç tha ai, i jep fund konflikteve artificiale dhe nacionalizmit në vend. Lideri i opozitës nënvizoi se për PS-së, çështja çame është një çështje politike e cila duhet adresuar me dinjitet, bazuar në instrumentet evropiane. Ku është e keqja e kësaj lëvizjeje, kur të drejtat e mnioritarëve grekë në Shqipëri respektohen maksimalisht?

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …