(Koncerti “20-vjet rrugëtim” erdhi pas sukseseve me këngëtarët: Gëzim Nika, Shkurte Fejza, Artiola Toska, Eli Fara, Maya, Bujar Qamili, Enkelejda dhe Hysni Alushi.)
Një instrumentist i rrallë por dhe një organizator aktivitetesh i rrallë. Punëtor, i heshtur, korrekt, vizionar ku punën e tij e konkretizoi me një koncert befasues “20 vjet rrugëtim” në Akademinë e Arteve, Tiranë. Salla e mbushur, këngëtaret me emër sollën para publikut të zgjedhur një mbrëmje që të mbetet gjatë në kujtesë.
–Gojard Kodra “20 vjet rrugëtim”, kujt i lindi ideja e ketij koncerti dhe pse ky titull? Kur përkon fillesa juaj me artin e muzikës dhe me kë instrument?
Ideja e këtij koncerti recital “Rrugëtim” normalisht qe ishte e imja ,ne nje fare mënyrë për të pasqyruar kush ishte Gojardi për shumë njerëz që nuk e njohin. “RRUGETIM”(një realitet i karrierës time gjate këtyre viteve jashtë Shqipërisë) Hapat e pare te muzikës kane qene ne moshe 10-vjeçare me instrument Çiftelinë dhe pastaj Fizarmonikën.
-Cili nga këngëtaret-muzikantët ishin të ftuar në këtë koncert dhe pse u zhvillua në Akademinë e Arteve?
Kjo është pyetje shume domethënëse për mua pasi unë kam bashkëpunuar me shume këngëtare te mirënjohur nga Shqipëria-Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë, por që formati i këtij koncerti ishte i kufizuar dhe si përfundim morën pjese disa prej tyre, por që kanë shumë vlerë për mua. Këngëtaret e ftuar në këtë koncert ishin ,Shkurte Fejza “Mjeshtër i Madh”, Maya, Bujar Cici “Mjeshtër i madh” Enkelejda Arifi & Hysni Alushi, Prena Beci,Artan Bakija,Gresa Behluli, Aranit Hoxha, Erga Halilaj dhe Artan Kola. Pa harruar dhe muzikantët kryesore të këtij koncerti, Gezim Tivari,Lul Kalaja,Besmir Shani,Fabian Metkaj,Klaus Gjoka,Gent Cara, Kristian Gusho si dhe stafin organizator me skenarist:Llesh Nikolla, regjisor Ernis Çili,dhe moderatore, Sava Lena. Që të jem i sinqertë koncerti ishte menduar për ne një salle tjetër edhe më të madhe, por jam befasuar nga koncertet e shumta që kishte kjo periudhe dhe ishte e pamundur të arrinim aty ku do doja, vonese e imja kjo me kthimin tim nga Kanadaja 90 ditë para koncertit!!! Si përfundim koncerti u zhvillua te Akademia e Arteve dhe çdo gjë shkoi më së miri.
– Sa koncerte ka zhvilluar Gojardi dhe në sa vende të botës?
Koncertet janë të shumta, 20 vite rrugëtim dhe të jem i sinqertë janë mbi 150 koncerte, por që gjatë gjithë këtyre viteve kam eksploruar shumë shtete dhe kultura të ndryshme botërore, të paktën mbi 25 shtete. Itali, Greqi, Maqedoni, Zvicër, Gjermani, Francë, Belgjikë, Austri, USA, Kanada, Australi, Kosovë, Mali Zi, Kroaci e shumë të tjerë.. Shqiptarët që ndodhen në këto shtete kryesisht janë të integruar mirë. Ne si muzikant dhe këngëtarë na afrojnë shumë dashuri dhe respekt, traditë kjo e trashëguar ndër vite.
– Si keni arritur deri këtu?
Hapat e parë të mi kanë qenë në shkollën fillore me kurse fizarmonike, pastaj drejtimi në liceun artistik “Jordan Misja” dhe mbas vitit 1995 erdhën ofertat për koncerte dhe turne jashtë Shqipërisë, kështu që mora hapin tjetër të rëndësishëm duke u bërë pjese e grupeve muzikore shqiptare nëpër botë, ku praktika u kthye në eksperiencë duke korrur shumë suksese. Gjate periudhës të këtij rrugëtimi artistik kam marr edhe mësime në shkolla prestigjioze në fushën e produksionit dhe menaxhimit.
-Kur e keni dhënë koncertin e parë dhe ku? Me cilët këngëtarë?
Koncerti i parë ka qenë në Zvicër nga shoqata atdhetaresh të ndryshëm. Besoj nga vitet 1998-99. Madje dhamë disa koncerte si në Zyrih, Bern, Stgallen e tjerë. Këngëtar në këtë stinë aktivitetesh kanë qenë Mimoza Nazarko, Afrim Muqiqi, dhe shume të tjerë. Ishte një eksperiencë e bukur pasi u njoha me rregullat dhe mënyrën e funksionimit të veprimtarive të tilla muzikore jashtë vendit. Dua të theksoj se ishin vitet që aktivitetet morën një ngritje të madhe dhe këngëtarët dhe instrumentistët nga atdheu priteshin me mjaft interes. Vetëm të nxirrje vizë në atë kohë për në Zvicër ishte shumë e lodhshme madje disi e pamundur. Pra ishin shoqatat e shqiptarëve në Zvicër që na e bënin të mundur marrjen e vizës. Malli për atdheun i bënte bashkatdhetarët tanë të bënin kresa dhe sakrifica për të qenë aty. Zvicra më pas më hapi dyert e shumë aktiviteteve në të gjithë Europën dhe më tej.
– Me sa këngëtare dhe këngëtarë keni bashkëpunuar, mund të na sillni në kujtese disa prej tyre?
Mund të them se kam bashkëpunuar me të gjithë këngëtarët me famë shqiptarë brenda dhe jashtë atdheut. Mund të përmend me shumë respekt Gëzim Nikën, Shkurte Fejza, Artjola Toska, Eli Fara, Maya, Bujar Qamili, Enkelejda dhe Hysni Alushi kuptohet dhe artistët që ishin në koncert, dhe jo rastësisht kanë marrë pjese, por e theksoj se kanë lënë gjurmë në këtë rrugëtim artistik që kam në vite. Të gjithë këta këngëtarë më kanë dhënë emocion, më kanë dhënë forcë por edhe ide të reja në formimin tim artistik. Nga ata ke se çfarë mëson por ke edhe çfarë diskuton. Jeta e tyre është mbushur me shumë ngjarje dhe aktivitete, ku secila ka gjurmën e vet të veçantë dhe që përbën një mësim të ri për çdo artist.
-Cili ka qenë koncerti që ka lënë gjurmë më shumë në kujtesën tuaj?
Ka qenë në kontinentin e largët në Australi, ku kemi bërë 5 koncerte në, Melburn, Sydney, Adelaide, Perth, Shapperton. Malli i atij komuniteti nuk më hiqet kurrë nga mendja. Një komunitet i përmalluar. Gjatë gjithë mbrëmjeve kënga, flamujt shqiptarë, veshjet karakteristike ishin të pranishme gjatë gjithë koncertit. Nuk e mendoja se në Australinë e largët të gjeja një copë Shqipërie. Aty kemi shijuar shumë dashuri dhe respekt nga publiku. Turne ky i realizuar nga grupi “Albanët”.
-A ja arriti qëllimit koncerti që ju organizuat këto ditë, dhe cili ishte mesazhi?
Qëllimi u arrit dhe falënderoj të gjithë miqtë dhe kolegët që me gatishmërinë e tyre e bënë dhe më të lehtë këtë koncert që përfundoi me sukses. Rrugëtimi artistik do vazhdojë me koncerte të formateve të mëdha brenda dhe jashtë Shqipërisë ku do pasqyrojmë edhe më shumë vlerat e trashëguara etno-kulturore-artistike.
-Sa instrumente zotëron sot Gojard Kodra?
Zotëroj disa: çifteli, fizarmonikë, piano, Keyboard, Guitar,Përkusion-Drums. Njëkohësisht zotëroj edhe cilësi të tjera si kompozitor, orkestrues dhe drejtor i produksionit “HILL” në Tiranë.
– A mund të jetohet sot me muzikë dhe me art në tërësi?
Po mund të jetohet. Por jetohet kur je një profesionist i mirë, kur ke bërë një emër dhe je korrekt deh vizionar. Arti ti hap vetë rrugët e jetëës nis ke këto cilësi dhe virtyte.
– Je xheloz ndaj shokëve të tu që janë instrumentist apo organizator aktivitetesh të tilla?
Unë them që kam xhelozi profesionale, pra që nxitem nga miqtë me emër dhe që bëjnë karrierë. Nuk kam xhelozi të sëmurë, ose smirë, jo mund të them që është një ego profesionale që më shtyn të përparoj në profesion. Sa më shumë shokë të aftë aq më shumë të nxit xhelozia miqësore për të përparuar. Pa xhelozi profesionale nuk mund të ecet. Por jo një xhelozi e sëmurë, fjalëkeqe dhe fyese. Aspak. Brenda rregullave të një xhelozie të sinqertë për të parë vetëm përpara dhe të shërbejë si shtysë.