Albert Z. ZHOLI: Flet piktori modern,  Fatbardh Mati (Kalvari)

 Fatbardh Mati (Kalvari)

-Kur mbarova liceun kisha problem historinë e PPSH dhe për Institut duhej mesatarja 8 për të shkuar në konkus

-Ekspozita e tërmetit 79 ishte e veçantë aty ka ardhur dhe E.Hoxha,ishte hera e parë që e shikoja nga afër

Tirana për mua është Tiranizim, si një njeri sentimental, provincial i hutuar, por falë shoqërisë u ambientova shpejt.

Piktori shkodranFatbardh Kalvari (Mati) ka lindur në Shkodër 1962. Rrjedh nga një familje punëtore, rritur jetim pa baba. Që i vogël ngacmohej nga ngjyrat. Lodrat e tij të preferuar ishin lapsi dhe ngjyrat. U rrita në mënyrë të shkujdesur rrëmujaxhi i klasës, që nëfillore dhe në vazhdim në tetëvjeçare. Kishte ëndrra për lirinë dhe hapësirën. Lexonte jetën e piktorëve të mëdhenj dhe habitej….

Kur lindi tek ti ideja se të pëlqenin pikturat?

Mamaja më ka thënë që në kopsht kisha të dhëna, por ai që e ka evidentuar tek unë ka qenë një piktor dizinjator. Ai më tha se të duhet të shkosh në shtëpinë e pionierit, aty janë shumë fëmijë  që do regjistroheshin. Shkova dhe aty ishte profesor J.Lulani. Unë kisha një dosje me pak piktura, një ndër ta ishte një natyrë e qetë akuarel me lule sheboje. Mbaj mend klasa kishte rreth 30-40 kalamaj. U paraqita shumë i ndrojtur se çfarë po thotë. Kur pa punët i tha klasës, lëreni punën dhe shikoni këtë pikturë. Dhe aty u shpreh: “N.q.s bëni një pikturë të tillë e keni të fituar konkursin .” Aty u sigurova se unë kisha talent. Më dha kurajo dhe besim.Pastaj vjen koha e konkursit në Tiranë, konkurrova dhe s’fitova. Një ditë duke ecur rrugës takoj P.Lulanin dhe më thotë nesër është konkursi në Shkodër. Por unë kam konkurruar në Tiranë, pres përgjigje. S’ke fitu, por hajde nesër në orën 8:00. Shkova konkurrova dhe fitova. Në vitin e parë u bënë 3-4 piktura detyrë klase me sukses. Na jepte mësim D.Juknin. Një ditë pas 4-5 muajsh më thotë: “A e di se si je fut në shkollë?” Jo i them. Me këmbënguljen e Lulanit,sepse, s’kam qenë dakort, sepse kishe mesatare 6.3 në 8-vjeçare.Ismaili më tha: Danish, ky djalë duhet futur në shkollë, sepse kam shumë besim tek ky talent i veçantë. Po mos kam zhgënjyer, jo përkundrazi është krenar për ty se nuk e zhgënjeve. Me të thënë të drejtën u sigurova dhe bëra edhe ca punë të mira dhe më doli nami edhe në klasë edhe në shkollë si piktor i veçantë. Vazhdoj vitin e parë, pikturë gjithë ditën, detyra klase e detyra jashtë klase.

Dilja për pejsazh në liqenin e Shkodrës. Lëndët e përgjithshme bërnut, 4-5, 6-7. U bë problem për mësimet e përgjithshme dhe isha edhe për ngelje. Kam pasur ndërhyrjen e dy profesorëve që shpreheshin‘që ky është vetëm për pikturë talent’. Kështu që mos ja vini re. S’mëçonin asnjëherë në mësim vetëm kur bënim provime kopjoja dhe merrja ndonjë notë. Mbarova liceun dhe bëja ndonjë pikturë për të kapur mesataren. Ishte problem në historinë e PPSH. Duhej mesatarja 8 për të shkuar në konkurs. Një pikturë ja dhurova mësueses së historisë dhe ma nxorri 8, por mesatarja e përgjithshme më doli 6.7. Konkurova me këmbënguljen e J.Lulanit nëpër komitete dhe m’u dha e drejta si talent i veçantë të konkurroja! Nuk fitova. Shkuam me nënën në Ministrinë e Arsimit dhe mora përgjigje se cila ishte arsyeja se pse nuk fitoi djali kur ky ka talent. Ato u përgjigjën:   (I ka ik talenti)

Hajde mor djalë kthena në Shkodër se të ka ik talenti. Talentin mos e kam lënë në Shkodër. Fillo ndonjë shkollë tjetër.Jo o piktur o s’ka, do e gjej talentin. Fillova punë si hamall në metalikun e Shkodrës. 1 vit ishte e detyrueshme. Aty pësova aksident me dorën duke. Mora raport 3 muaj. Shkova në komitet për të kërkuar punë. Me interesimin e Lulanit u bë problem dhe fillova punë si mësues vizatimi zëvëndësues në 2-3 shkolla dhe përsëri konkurse 4 herë dhe fitova falëmikut N.Thano dhe S.Shijakut që e pëlqyen portretin e konkursit. Gjithë kohën për konkurs, kam bërë ca punë të mira, por të pezmatuar me gjendje psikologjike me shpresë dhe pa shpresë, por me besim. Filloi viti i parë i dytëdhe i tretë me sukses, ndër më të mirët e klasës. Nga viti i tretë doja ta lija shkollën, por falë një studenti që rastësisht më gjeti vetëm në klasë nga ora 12enatës. Isha ulur gërmush i shqetësuar dhe më sheh ashtu siç isha dhe më thotë se çfarë ke o kalvar. Asgjë dua që të lë shkollën nuk mëpëlqen! Çfarë mora dhe pse mora nuk ia vlen. O Bardh a e di se kush je ti? Kush jam? Ty të shikon me zili dhe viti 4 dhe i 5 dhe e gjithë shkolla. Por ky veprim është shenjë e talentit, që ke, sepse ka ndodh edhe me piktorët e mëdhenj që kanë lënë shkollën, por ti bëj çfarë të duash. Ma ktheu mendjen kam pushuar nja 2 javë pa prek gjë,vetëmlexoja letërsi, filozofi, këtu fillon etapa ime e re.

Nga shumëpunë e kërkime të ngatërruara detyra klase, pejsazhe nga kodrat e liqenit, punë të shpejta u ngopa, ekspresive, impresioniste. Mbaj mend që dilja çdo ditë te kodrat dhe kam bërë shumë vizatime me idenë se pejsazhi duhet të ndërtohet mirë pastaj të fillosh me ngjyra, sepse punonim memetodën alaprima përshtypjen e momentit. Kam zgjat 3-4 muaj me një peizazh. Në këtë moment ka filluar piktura ime pa ndikime, dhe kështu ka vazhduar, ai ka qenë njëvendim i rëndësishëm. Vazhdova vitin e tretë medisa punë të mira të klasës, nuk mëndërhynte njerivetëm vinin dhe shikonin profesorat dhe shokët, pastaj viti i katërt diploma provimet e marksizmit lexoja filozofi,letërsi të ndaluara,shkrime të ndryshme dhe mendoja për diplomën. Doja të bëja njëdjalë që vrapon sikur fluturon, por nuk arrija dot efektin dhe emocionin që doja. Pastaj pikturova dhomën e konviktit ku jetoja, pastaj vjen ekspozita e pranverës ishte një liri në koncept në krahasim me ekspozitat e tjera me tematika ku pati sukses një peizazh- dhoma 7.Mbaj mend që për dhomën më dha dorën G.LekaBrono. Kjo është piktura më e bukur e ekspozitës. Prandaj një sy i hollë ekapte ndër gjithë atë rrëmujë pikturash me tendencë moderne. S’ekzistojnëmë, sepse u blenë nga ambasada gjermane. Vjen koha e diplomës! 6 muaj punë dhe kërkime i shkëputur nga tëgjithë dhe vjen dikush dhe mëlajmëron se nesër mblidhet komisioni dhe duhet të paraqitësh punën. Ishte një punë“vjelja e hurmave”.

Figura të kompozuara si njëvalle ritmike, piktura me kokrra verdha, okva paraqitëm në atelije, para  gjithë profesorëve të shkollës S.Shijaku, V.Klica, A.Asllani etj. V.Kilica ishte shefi i të gjithëve dhe ai nga e dinte që kisha ikur nga klasa që duhesh tëbëhej diploma, sepse aty vinin na kontrollonin për ecurinë e punës. Unë kisha marrë shtwpin meqera dhe një model dhe u zhduka për 5-6 muaj. Ky mendjemadh si nuk na begenis na u zhduk dhe na sjellë këtë punë  të pambarume. Ta ngelim për vitin tjetër. Unë u gëzova dhe i thashë se janë shaka.

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …