Albert Z. Zholi: KUVENDI i 7-të i Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit” I

– Shoqata Labëria me dimensionet që ka rrokur, nuk i përket më Shqipërisë, por gjithë hapësirës shqiptare.- Shoqata Labëria ka nderuar artistët e mëdhenj jo labë si muzikologët Ramadan Sokoli, Tish Daia, Zhani Ciko, aktorët Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Luftar Paja, Mirush Kabashi.

Nga Prof. Ago Nezha

Të nderuar delegat dhe të ftuar.

Të nderuar President Dr. Alfred Moisiu dhe profesor Bamir Topi.

I nderuar Kryetar i Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi.

I nderuar kryetar i Bashkisë Tepelenë z. Tërmet Peçi

Të nderuar deputetë, drejtues të pushtetit vendor, personalitete të shquar të Labërisë dhe mbarë kombit shqiptar, intelektual, korifenj të artit dhe të shkencës.

Kam nderin dhe kënaqësinë, që në emër të Kryesisë të Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria, t’ju përgëzoj dhe falënderoj për praninë tuaj në këtë event të rëndësishëm për shoqatën Labëria “Nderi i Kombit”. Jemi mbledhur sot nëTepelenë, në një nga etnitë labe që i ka dhënë trevës së Labërisë “parfumin” e patriotizmës, trimërisë, besnikërisë, bujarisëdhe krenarisë kombëtare.Protokolli që prezantuam dhe koloriti që prek syri në sallë, përligjin thënien e Kryetarit të Nderit,Akademikut Rexhep Qosja, se Shoqata Labëria me dimensionet që ka rrokur, nuk i përket më Shqipërisë, por ka kaluar kufijtë dhe ështëbërëmbarëkombëtare, në gjithë hapësirën shqiptare.Duke vendosur Çipine kujtesës në ashensorin e Kuvendeve, ngjitemi në katin e shtatë dhe nga kjo lartësibëjmë bilancin e rrugëtimit tonëhistorik të Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”, që për misionin që ka realizuar me vendim të Kuvendit tëGjashtë, sot mban emrin Atdhetare Kulturore dhe mbi krye ka vendosur më21 Dhjetor të vitit 2015kurorën e shndritshme“Nderi i Kombit” ngaPresidenti i Republikës. Kjo është një kënaqësi dhe krenari legjitime, e shoqëruar me përgjegjësi, që kemi ditur të evidentojmë dhe diferencojmë çfarë kemi arritur nga dita e krijimit të saj në 12 Dhjetor të vitit 1991 dhe çfarë synojmë të arrijmë në të ardhmen. Shoqata “Labëria” sot ngjan me një pemëmadhështore, që bleron me degët e saj që lulëzojnë jo vetëm në trevën e Labërisë, si nëVlorë, Tepelenë, Gjirokastër Sarandë dhe Orikum,por dhe në Myzeqe, në Fier e Patos dhe në Tiranë. Ne si kryesi falënderojmëdegën e Vlorës, me Kryetar Ahmet Demën, Sekretar Albert Habazin dhe nën Kryetar Namik Jahaj,që me veprimtarinë e saj multidimensionale ka krijuar një model dhe ka sjellë një përvojëtë vyer, qëka thithur dhe bërë faktor gjithë instancat e pushtetit në rreth, nga Prefekti, Kryetari i Qarkut dhe Kryetari i Bashkisë, që janë bërë pjesëaktive e shoqatës. Aktivitetet e saj, janë të shumta e të larmishme.Dega e Vlorës ngjan me një fabrikë, që prodhon çdo javë një aktivitet.Mjafton të përmendim kompleksin e memorialit tëMesaplikut me 12 apostujt e zonës me në krye, apostullin Ismail Qemali, memorialqë u ngrit me kontributin e komunitetit të zonës, me iniciativën e degës të Shoqatës Labëria Vlorë,vepër që nuk e bën dot as shteti. Një tjetër arritje ështëpjesëmarrja e shkrimtarit të shquar Ismail Kadaresë në një veprimtari të shoqatës, që përshëndeti me fjalët e zemrës shoqatën Labëria. Këto janë një pasuri e vyer jo vetëm për degën e Vlorës, por përgjithëLabërinë.

 

Parada e kuvendeve

Çdo kuvend ka shenjuar ndryshime progresive duke nisur startin nga Kuvendi i Parë, qëzhvilloi punimet në Tiranë, i Dyti në qytetin e Perëndeshës sëPavarësisë në Vlorë, ku në përshëndetjen  etij Kryetari i Nderit, Akademiku Rexhep Qosja ka thënë se: “Vlora e ka lindur dhe rilindur Shqipërinë”. Kuvendii Tretëu mbajt në Himarë, jo rastësisht, porpër të kujtuar historinë e lashtëse Himara ka qenëkryeqendra e Labërisë me 52 fshatra, qëllimishtkjo, për t’i thënë neominoritetit të adaptuar,se Himara është Labëri.Aty u përballëm me arrogancën e Kryetarit të Bashkisë zotin Bollano, qënuk na lejoi të zhvillonim punimet e Kuvendit nëinstitucionet e Bashkisë së Himarës nëqytet, pasi kishte mbushur muret e godinave me parulla greqisht: “ Poshtë Labëria”, “Himara s’është Labëri” “Himara ështëGreqi” etj. U detyruam ta mbanim Kuvendin në njëmjedis privat, të një labi patriot. Kuvendin eKatërt e mbajtëm në Kuç të Vlorës, për të evokuar një kuvend qëishte mbajtur në28 Nëntor- 4 Dhjetor të vitit 1924, me pjesëmarrjen e 300 delegatëve përfshirë këtu dhe nga Kosova e Çamëria, me tematikë: për shuarjen e gjakmarrjes, zhdukjen e analfabetizmit dhe emancipimin e gruas.Po të heqësh një paralele, këto fenomene i ndeshim dhe sot, por në një stad të ri. Plaga e gjakmarrjes ende nuk është shëruar dhe shumë fëmijë nëVeri të vendit vuajnë të ngujuar dhe të privuar nga liria.Problem i mprehtë dhe një arritje historike ka qenë zhdukja e analfabetizmit, që u trashëgua nga paraçlirimi, ku monizmi përdori masa të rrepta, drastike për zhdukjen e  këtij fenomeni. Por aktualisht ka filluar të rigjallërohet pasi shteti, shkolla dhe shoqëria janë treguar indiferentë ndaj këtij fenomeni kanceroz, që viktimizon fëmijët e shtresave të varfra, se oligarkët, politikanët dhe shtetarët e lartëi shkollojnë fëmijët në universitetet më të mira tëEuropës e të botës. Analfabetizmi është ngritur në një stad të ri dhe ka krijuar një cilësi të re. Sot kemi analfabet me shkollë të lartë, me diploma të blera dhe të fallcifikuara.

Kuvendi iPestë u mbajt në kryeqendrën e kulturës dhe diturisëlabe,Gjirokastër që pati prurje të shumta intelektualësh, i Gjashti në Vlorën e Flamurit dhe i Shtati këtu në zemër të Labërisë në Tepelenën e Luanit të kohësAli Pashë Tepelenës, që e faktorizoi Shqipërinë ndërkombëtarisht, ku e kishin për nder figura të shquara tëEuropëse të botës,të komunikonin me Të si dhe në Tepelenën e legjendës të luftës së1920, Selam Musait.

Më lejoni që në emër të KryesisëtëShoqatës Atdhetare Kulturore Labëria dhe Tuajën të nderuar delegatë dhe të ftuar, të falënderoj Kryetarin e Bashkisë të Tepelenës z. Tërmet Peçi dhe Kryetarin e degës sëShoqatës Labëria z. Myrdar Jera,për mirëkuptimin,  gadishmërinëdhe angazhimin,që treguan dhe klimën e ngrohtë dhe kushtet komode që na krijuan për të realizuar një Kuvend dinjitoznë praninë e shumë miqve dhe të ftuarve.

 

Veprimtaritë patriotike kane qenë oksigjeni i frymëmarrjes të shoqatës atdhetare kulturore Labëria.

Në jetën politike shqiptare disi të trazuar, edhe Shoqata Labëria ka ecur mes baticave dhe zbaticave, qëi është dashur të përplaset jo vetëm me pushtetin, për qëndrimet deri në antikombëtare, siç ishte marrëveshja e detit me Greqinë, por edhe me fenomene tëkarakterit historik, patriotik, social dhe ekonomik. Ishte Shoqata “Labëria” që denoncoi e para marrëveshjen famëkeqe të qeverisë tonëpër detin me Greqinë, duke marrë firmat e rreth 70 shoqatave homologe përfshirë këtu dhe shoqatën “Kosova” dhe “Çamëria”, të mbledhura në një tubim mbresëlënës në praninë e shtatë deputetëve të majtë e të djathtë. Ngjarjet me precedenca antikombëtare kanë qenë prezente në shumë aspekte me karakter politik dhe social, ku Shoqata Labëria është përplasur me të gjitha format e mjetet demokratike, si tubime, deklarata, dhe peticione. Ato janë të shumta, por mëkryesoret të shinjestruara nga ana e shoqatës tonë kanë qenë dukuritë politike me karakter kombëtar që janë shfaqur gjatë viteve tëashtuquajtura demokraci, të pluralizmit në Shqipëri. Gjatë viteve postkomuniste, Shqipëria ka kaluar një krizë të rëndë identiteti duke u treguar inferiore ndaj fqinjëve tonë jugor dhe verior.

 

Po të evokosh ngjarjet, që kanë ndodhur gjatë këtyre tre dekadave në Shqipëri në marrëdhënie me Greqinë, lexohet lehtë inferioriteti i shtetit shqiptar ndaj atij grek duke mos respektuar barazinë dhe reciprocitetin mes palëve. Këtë dukuri,qëe dëshmon më së miri hapja e shkollave greke në Himarë dhe nëKorçë, në një kohë që në Greqi, s’bëhet fjalë për një akt të tillë, por ata ju kanë mohuar dhe identitetin shqiptarëve duke ju ndërruar dhe emrat e fenë. Është i njohur akti brutal për dhunimin e varrezave  në Kosinjë të Përmetit dhe Boboshticë të Korçës, pelegrinazhet e politikanëve dhe shtetarëve grek në Himarë me flamurin e Vorioepirit, se Himara është truall dhe komunitet grek. Një reagim aktiv kemi pasur për regjistrimin e popullsisë dhe vetëdeklarimit të kombësisë sipas etnisë dhe fesë nëpërmjet formularit që polli Pollua, si dhe krijimi artificial i minoriteteve, saqë po të bëjmë një bilanc të popullatës, dalin më shumë etni të huaja se shqiptarë. Incidentet me Greqinë kanë qenë lineare duke vazhduar me ngjarjen e Bularatit në Gjirokastër, ku turma histerike të ekstremistëve grek, provokuan luftënxitje dhe urrejtje etnike, nëpërmjet parullave antishqiptare se: “Vorioepiri është Greqi, sëpata dhe zjarr ndaj qenve shqiptarë, etj, deri në episodet e shëmtuara, diskriminuese ndaj emigrantëve tanë në Greqi.

 

Shoqata Labëria në qendër dhe në rrethe ka reaguar me ashpërsi ndaj këtyre fenomeneve të shëmtuara mesjetare.Për këto qëndrime, etj, qarqe të caktuara greke kanë shprehur urrejtje ndaj komunitetit lab. Kjo të kujton deklarimin e genocidistit Venizellos, i cili është shprehur: “Le të ketë një çik Shqipëri, po të mos ketë Labëri “. Po kaq e vëmendshme dhe kundërshtuese, ka qenë për denoncimin e marrëveshjes së Kosovës për kufijtë me Malin e Zi dhe për Asosacionet serbe në Kosovë dhe ka përkrahur marrëveshjen e Rambujes, që ishte një triumf për Pavarësinë e Kosovës.Shoqata “Labëria” ka ndjekur me shqetësim fenomenin, që po ndodh me emigrantët tanë jashtë vendit, që shumë prej fëmijëve të tyre kanë humbur gjuhën e nënës. Për këtë qëllim kemi organizuar një simpozium në Prishtinë për problemet e gjuhës shqipe dhe emrat, që në Shqipëri ndryshe nga në Kosovë duhet të kesh përkthyes t’i kuptosh. Në fjalën e tij përshëndetëse Akademiku i shquar Rexhep Qosja, ka thënë se: “ Kjo është një gjetje e mençur dhe se veprimtaritë, që realizon Shoqata Labëria nuk i bën dot as qeveria”. Ndërsa President Moisiu, në përshëndetjen e tij në Kuvendin e Pestë në Gjirokastër ka thënë se:“këtë shoqatë do ta kishte zili çdo parti dhe qeveri”. Në këtë konteks, akademik Qosjaështë shprehur se:“Shoqata Labëria nuk i përket mëLabërisë, por është shoqatë mbarëkombëtare”.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …