Albert Z. Zholi: Libri i Ilmi Tahirit, “U ktheva atdhe” është një vëllim ku poezia rrjedh si një ujvarë

Albert Z. Zholi: Libri i Ilmi Tahirit, “U ktheva atdhe” është një vëllim ku poezia rrjedh si një ujvarë

Libri i ri me poezi i Ilmi Tahirit “U ktheva atdhe” është një dëshmi serioze për të qenë një hap më përpara se librat e tijë të mëparshëm. Shumë herë tek krijeusit shqiptarë vihet re rendja pas sasisë së librave, pas numrit të faqeve, pas ngjeshjes së vargëzimeve, pra rendja pas sasisë në përgjithësi duke lënë në hije apo në distancë cilësinë. Sot duket sikur poetët janë shtuar shumë, sikur amfiteatri i bukur i krijuesve po shkelet nga çdo kalimtar i radhës. Por në fakt nuk është kështu, pasi amfiteatri poetik mund të të qas fizikisht, por kurrë shpirtërisht, dhe shpirtërimi i poezisë ta ndan vetiu nga dyndjet e patalentuara. Gjithë poetët e kultivuar sigurojnë dhe komemntojnë se poezia është një mënyrë krijimtarie shumë e veçantë, nazike, delikate, që mund të të rrëshqasë nga duart kur fjala e bukur zëvëndësohet me fjalën e zakonshme.

Poezia kërkon figuracion, përzgjedhje, dhe jo ujra të tepërta, shtirje, konfrontime pa bazë, replikë me idenë e absurdit. Poezia ka shtyllat e saj të ndërtimit, ka ndjenjë, mendim dhe imagjinatë, tre elementë bazikë të ndërtimit të një poezie. Ilmiu në këtë vëllim poetik është munduar të jetë intuitiv, meditiv, duke sjëllë një vëllim plot figura letrare ku metafora është përdorur plot delikatesë, pa teprime dhe me këndvështrim kohor, me të gjithë gjerësinë e tematikës së përcjellë. Në peozinë e tij të parë “DRINI I BARDHË” Rrjedh si një ujvarë për shumë kënd është i pa paëe, është tërheqës për vizitorë shuan etjen si me dorë, shuan etje, e shuan vapë…, Ilmiu me një metaforë të bukur, pasqyron qartë shpirtin e tij meditues, zhbirues, të aftë për të parë bukuritë e natyrës në mënyrën më të përktyer, më të afrueshme me dëshirat njerëzore. Drini për çdo shqiptar ëshgtë symbol i dritës, ujitjes, burim të mirash material, ka efekte relasi në qëniet njerëzore, për bukurinë, begatinë shërbimet që kryen. Me Drinin janë lidhur qindramjirëa jetë shqipatrësh kudo që ai gjarpëron. Pasi me të rrugëton gjelbërimi, peshkimi, plazhi, ajri i pastër, jeta e begatë…. Ky lum jepet në poezi me të gjitha bukuritë dhe mirësitë e tij deri në detaj, ku mënyra e përcjelljes tek lexuesi është aq e natyrshme saqë duket sikur poeti është rritur dhe jeton me përditshmërinë e tij. Për më tej autori vargjet më të bukura të zemrës ja kushton dashurisë…

Në poezinë “E dashur”: Shumë jam mbushur, por s’jam zbrazur pa më thuaj sa të kam dashur që n’ momentin kur të kam hasur, shumë jam mbushur por s’jam zbrazur,…. …poezi poeti është vetvetja, ai flet adshurisë thjesht, me gjuhën e zemrës, me gjuhën më të bukur të shpirtit. Ai është tejet i sinqertë, pa lajka, nuk e fsheh ndjenjën, nuk e ndrysh veten, por e lë të lirë deri në çiltërsinë fëminore. Dashuria ka shumë forma të shprehuri dhe sot pretendohet që në dashuri duhet të jesh i rezervuar, pak i mbyllur, që femra mos të të marrë erzin, të mbetesh enigmatik për femrën, të dashurën. Por Ilmiu është ndryshe, për të dashuria është malli dhe ëndrra e jetës që asgjë nuk mund ta ftoh apo ti largojë, eklipset e saja E dashura për të hynë në thellësi të ëndrrave, pa frymë! Ai e do imazhin e saj, e shtërngon brenda heshtjes së tij. Ndjesi që e prek nga larg. Butësi mbrëmjeje, vrull shiu duke vallzuar, pjalme dëshirash, aty ku kryqëzohen ledhat e ëndrrave të tij, kjo është dashuria për Ilmiun. Autori në këtë libër e sheh të vërtetën jetësore në sy, nuk e sheh botën bardh e zi, nuk e shikon me nota pesimiste, por e jep me të gjithë vërtetësinë e saj, me dhimbjet, gëzimet, harenë, intrigën pabesinë, mirësinë, përpjekjet, dështimet, arritjet e tjera. Me këtë lloj virtuoziteti të të parit të realitetit ai ecën me këmbë në tokë dhe nuk mendon se arritjet në jetë janë rastësi, por janë punë studim, kërkim, lodhje, pagjumësi, por edhe çaste relaksi në zgjedhjen më të mirë të të veçantave jetësore. Po ndal pak tek një tjetër poezi: Buzëmbrëmje Sonte hëna u puth dhe përqafua me diellin, lumturia pafundësisht përshkoi tokën dhe qiellin, ndërsa njerëzimi mbet i mahnitur nga atraksioni hënës me diellin…

kjo poezi shquhet për mënyrën e ndërthurjes së figurave por edhe të vetë egzistencës së planetëve, që janë burim jete, hareje, energjish, janë adrenalinë shpirti, ku njeriu shikon tërësinë e bashkësive ndërplanetare që e bëjnë botën më të bukur, më të msitershme, më të kërkueshme. Por kryepoezia e këtij vëllimi është: U KTHEVA ATDHE U ktheva atdhe, nuk di a më vure re? unë po ec përpara sot është një ditë e re… shprehet autori në këtë poezi. Kjo poezi tregon qartë se në një moment jetësor njeriu duhet dhe të reflektojë, të shoh mos vallë ka gabuar, të mos ecë me idenë e pagabueshmërisë në jetë. Jeta ti jep të dyja mendësitë atë të mendimeve të zymta dhe të mendimeve optimiste, varet se çfarë njeriu zgjedh në jetë dhe autori për një çast reflekton se a duhet të kthehet në atdhe pas mërgimit të gjatë? Ky lloj reagimi e ka zanafillën tek dijet e saj, tek tendeca për të çarë në jetë me ide, ku qetësia gjen shtrat tek atdheu. Ai në këtë poezi i përmbahet thënieve të filozofëce se “Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë. S.Frashëri. Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde. Elyari.

Tek atdheu ai gjen sigurinë, dashurinë njerëzore, hapësirat e duhura, kurajon, forcën, të ardhmen, respektin, mbështetjen…. Në të tërë këtë vëllim poetik autori vjen më i pjekur, më i freskët, më konkret, më i sigurt. Ai nuk e vulgarizon vargun, nuk i jep ide dhe mendim abstrakt, por rrugëton natyrshëm, plot siguri për të bërë balancet e vërteta jetësore. Në gjithë këtë vëllim poetik ai nuk përcjell profecira absurde, apo fjali sugjesticionuse që të kenë për bazë euforinë e tejskajshme, pasi Ilmiu është pjesë e shoqërisë, punon, jeton, debaton, kërkon, ka famijle dhe përcjell natyrshmë të gjitha aspektet e ndërtimit të jetës që bën shoqëria. Si nga ana estetike, artistike dhe atë mesazhore, autori ruan ekuilibra, raporte të drejta ku të tre këta elementë të ndërtimit të një vepre letrare, janë lëmuar dhe harmonizuar pa tepri dhe tejskajshmëri. Në gjithë hapërirën e ndërtimit ky vëllim nuk ka përsiatje tematikash pa diskutuar për strofë apo varg, kur dihet që sot poezia vuan ndjeshëm nga kjo sindromë e përsëritjes bezdisëse. Me një gjuhë të pastër, ky vëllim është një kërkim rruge, për ta parë poezinë si ndjenjë shpirtërore, si pasqyrë reale të jetës njerëzore, ku figuracioni vjen elegant, i pasforcuar, për të shkuar në mënyrë sa më organike tek lexuesi.

Pas një sëmundjeje të rëndë, sot në orët e hershme, në spitalin universitar të Zürich-ut, është ndarë nga jeta veprimtari i çështjes kombëtar, Nysret Krasniqi. Ai  ishte gjeneratë e rinisë kryengritëse të vitit 1981 duke qenë aktiv në të gjitha proceset çlirimtare nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar. Ka marrë pjesë në organizimin e  demonstratave të punëtorëve të Kombinatit “Ramiz Sadiku” në Prishtinë, ku kishte punuar në sektorin e gjeodezisë. Nysreti i takon qarkut të veprimtarëve dhe bashkëpunëtorëve të heroit Afrim Zhitia. Në vitin 1989 ka qenë i detyruar të emigrojë në Zvicër, meqë ndiqej nga regjimi. Veprimtaria patriotike e Nysret Krasniqit vazhdon edhe në mërgim, duke qenë pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet në dobi të lirisë dhe çlirimit të Kosovës që ka organizuar mërgata në Zvicër dhe Europë.   Edhe pse ishte veteran i luftës çlirimtare, nuk aplikoi për statusin e veteranit, sepse i dukej se po i bëhej barrë buxhetit të Kosovës. Nysreti la pas vetës bashkëshorten dhe katër fëmijë.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …