leoni

Albert Z. ZHOLI: Libri me poezi “STUDENTËT PROTESTOJNË” dhe realiteti i sotëm

Albert Z. ZHOLI: Libri me poezi “STUDENTËT PROTESTOJNË” dhe realiteti i sotëm

 Studentët përfaqësojnë pjesën më vitale të shoqërisë shqiptare, pjesën më të bukur, më rinore, më ëndërrimtare, më të guximshme, më vizionare. Studentët janë e ardhmja e vendit të shqipeve, janë krenaria e kombit tonë. Studentët e duan atdheun sepse kërkojnë të ndryshojë gjendja dhe jo të ikin nga atdheu pasi ata duan dije dhe kulturë të zhvilluar. Për të realizuar ëndrrat e tyre, për tu ballafaquar me arsimin dhe kushtet studentore evropiane, studentët shqiptarë organizuan vjet, protesta kundër mjerimit të këtij arsimi. Studentët ishin të qartë dhe të drejtpërdrejt në protestat e tyre, ndaj treguan civilizim dhe kulturë, treguan se janë e vërteta, dhe  se kombi shqiptar nuk ka vdekur dhe ka të ardhme, Studentët në të gjithë Shqipërinë u mblodhën kundër lëvizjeve të qeverisë shqiptare për të bërë arsimin universitar edhe më të shtrenjtë, duke futur tarifa të reja për provime. Tarifa vjen në krye të tarifave universitare të rritura në mënyrë dramatike, të cilat nuk kanë arritur të sjellin ndonjë përmirësim në arsimin publik.

Protestat filluan më 5 dhjetor nga studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit të Tiranës dhe shumë të tjerë u bashkuan gjatë ditës së dytë të protestës. Mijëra studentë në Tiranë bojkotuan mësimet dhe marshuan nga fakultetet e tyre drejt ndërtesës së ministrisë duke i kërkuar Ministrisë të shkurtojë tarifat e shkollimit dhe anulimin e vendimit të qeverisë për pagesat e provimit, së bashku me kërkesat e tjera si kushtet më të mira të jetesës në konvikte dhe një më të madh përfshirjen e studentëve në procesin e vendimmarrjes. Ishte protesta më e madhe që vendi kishte parë në vite pas atyre të vitit 1990. Studentët nga universitetet publike në qytete të tjera si Durrësi, Shkodra, Elbasan dhe Korça u bashkuan me protesta të studentëve që filluan në Tiranë duke bojkotuar leksionet dhe duke tubuar në rrugë. Nëse nuk do merren parasysh kërkesat, studentët bënë thirrje për revolucion studentor: “Revolucion studentor. Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”, -janë dëgjuar të thërrasin studentët të cilët kundërshtuan tarifat e provimeve. Pra ishte kjo situatë, ishte kjo lëvizje studentore që nxiti shumë studentë të ngjyejnë penën dhe të përcjellin në poezi ëndrrat e tyre, dëshirat e tyre, kërkesat e tyre për një jetë normale dhe dëshirë për progres. Vargjet e këtij libri e pasqyrojnë më së miri atë periudhë kohore që nxori lakuriq reformat pa ide dhe realitetin e arsimit universitar shqiptar.

Në poezitë e studentëve të këtij libri modest gjen mendime, ide, dëshira, kërkesa, meditime që tregojnë nivelin, karakterin, patriotizmin dhe seriozitetin e studentëve tanë. Me  vargje zemre, me figura të larmishme, me ide të qarta dhe portretizim realist, studentët poetë përballen me kohën edhe si intelektualë edhe si patriotë por edhe si krijues të denjë. Ky libër është një thirrje që rinia studentore i bën nëpërmjet vargut politikës shqiptare, që të luftojë nepotizmin, sharlatanizmin, arrogancën, servilizmin, vese që e kanë bërë arsimin shqiptar të kalojë në ngërçe serioze. Si udhërrëfyes i këtij libri, Profesor Lush Susaj ka treguar një dimension tjetër të tij intelektual, atë të poetit realist, ku me situata fine, me varg të ndërtuar bukur artistikisht, varg elegant të lëmuar estetikisht, ai me kurajë qëndron pranë studentëve, I përkrah i udhëzon dhe bëhet pjesë e kësaj lëvizjeje nëpërmjet shkrimeve dhe vargjeve poetike kaq shprehëse. Vetëm një pedagog i pastër moralisht,  i afirmuar në rrethet intelektualë, serioz dhe kërkues, jashtë allishverisheve mund të shkruaj bukur, pastër dhe me kurajë. Ky libër modest është si një testament studentor, që i bën thirrje politikës shqiptare, të jetë e kujdesshme, të mos luaj me fatet e atdheut, të mos luaj me arsimim, pasi studentët, arsimi i nivelit bashkëkohor do ta nxjerrë Shqipërinë në dritë.

Albert Z. ZHOLI: Libri me poezi “STUDENTËT PROTESTOJNË” dhe realiteti i sotëm

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …