Albert Z. Zholi

Albert Z. Zholi: Manjola

Institutin  e lartë  Petagogjik  Manjola  e  ndërpreu  në vitin  e  tretë. Jeta  në konvikt ishte  bërë e  mërzitëshme  dhe e pasigurtë .Cdo mbrëmje  kishte  grindje   tek sheshi  para konviktit. Djemtë e qytetit  hynin  e dilnin  në dhomat  e  vajzave  si në  shtëpitë  e tyre. Për  rregullore  të brendëshmne  konvikti  as  që  bëhej  fjalë –.

Ajo  periudhë, që  politikanët e quanin “ periudhë tranzicioni” , fshihte brënda  saj  të papritura  nga  të  pamenduarat. Si shumë  shoqe  edhe Manjola  vendosi  ta ndërpriste  shkollën për  të  mos  ndërprerë  lojën  e jetës, sic  e gjykonte ajo, kodin  moral të  vetvetes.

Ajo  ishte një  nga studente e mira  që  jo  vetëm  shokët  e shoqet  por  edhe petagogët  i respektonin  dijet  e saj.

Gjykimin  e saj  për  ta lënë  shkollën  familja  nuk  e priti mirë, sidomos  e jëma. “ Ti  je vajzë e zgjaur, mendtë  në  kokë  i  ke  dhe kokën  mbi supe”, , i kish thënë e  jëma” di t’u  tregosh  vendin dhe mësimeve  dhe atyre që  të japin  mësim”. Fjala ishte për  një  petagog, që nuk  e linte rehat Manjolën edhe  pse  ajo  ishte e fejuar me Edin. “…  do  e  zë  edhe unë  atë  pedagog  Arbenin e  do   i  them dy  fjalë , është  mësues  ai apo  rrugac…”

–         Jo mama, bëhet  më keq  ashtu.

–         Po ti je  e fejuar… c’pandeh ai?!…

–         Prandaj mama unë dua  ti ruhem sherrit. Pozocioni  që  kam  unë  në  jetë  është  i  vështirë. Edi  është i sjellshëm e korrekt me mua, s’dua të  krijoj situata  të  vështira …Pastaj nuk është vetëm  problemi i  pedagogut . E para   është  se  mua  nuk më  pëlqen  më  qëndrimi  në  shkollë. Nuk  ka  asgjë të bukur  asgjë  të pastër …Nuk  dua  të  zhgënjehem edhe  për  vitet   që  bëra…Nuk  dua   t’i shëmtoj  vitet   që ikën, shoqërinë  e sinqertë, fjalën e  bukur …Nuk  e di  mama  por  më  duket  se  pas  asaj  që  quhet  Demokraci, disa  kanë  nxjerrë  brirët… Unë nuk  dua të mbetem preh e  brirëve  të tyre…

–         E jëma  heshti dhe nuk  e kundërshtoi  më.

–         Manjola –nuse  ishte  një befasi. Sikur  duhej martesa  që  qyteti   ta mbante në gojë  bukurinë  e saj .Si një celje  karafili  i dukej  qeshja  në buzën e poshtëme, ku niste një gropëz  e pambaruar …

Lokali  buzë  detit  u mbush me  dasmorë. Respektin e  gjithë  qytetit  për  familjen  e saj dhe shoqërinë  e  saj të shkollës  nuk  mund  ta mbante  ai lokal  buzë  detit, ndaj edhe  jashtë vinin  e  venin  dashamirësit  kureshtarë …Edhe  deti  ishte  i  qetë  atë  ditë  vere, sikur  qe  hutuar  nga bukuria  e  asaj  vajze  me emër  lulesh …Dhe dasma  e  bashkoi  mbrëmjen  me mëngjesin, për  të mos  u  zemëruar  as  dielli  as  hëna…

Kur  akoma  nuk  ishte shkrirë  mjalti  i dasmës  në buzë, ata  u  nisën për  në Greqi.

Puna  në Greqi ishte e lodhëshme, si puna  në Greqi. Por  ajo  vec  punës  edhe studionte  për të vazhduar shkollën  nga larg. Dhënai  e provimeve  për  të nuk ishte  e lehtë, por  ajo  i  kish premtuar  vetes  se  do  e vazhdonte shkollën  me korespondencë  dhe nuk  e gënjente dot  veten.          Ja  erdhi  provimi i  parë, prova  e parë  e asaj  që  donte të bënte  në vazhdim…

Në Kakavijë  e priti  e jëma. U përqafuan  me mall e  tek porta  e  institutit u  ndanë . Manjola nuk  donte që ta  shoqëronte e jëma, sidomos  tani që ishte grua  e martuar  e  me dy hapa  jetë më tutje. Shoqet  e shokët  e rrethuan dhe  e mbytën me pyetje . Më tepër  nuk  donin  të mësonin  ndonjë ghjë  të  re, se  në Greqi , fati  i të gjithëve  është gati  i njëjtë, por  donin  të flisnin  me  të  e të  cmalleshin. Ajo me  të vërtetë ishte zbukuruar edhe  më  shumë, edhe pse  kish lënë  mbrapa  dicka  vajzërore  .Bukuria  e saj ishte bërë  si më  e qëndrueshme  me  një  finesë magjie  të ëmbël…

Nisi hyrja  e studentëve  të parë  në sallë. Në pesëshen e parë  ishte edhe Manjola. Emrat  i  lexonte petagog Arbeni . Kur  përmendi  emrin e  saj  ai qeshi  me  ironi, sikur  donte të  thosht e: “ Erdhe  prapë  në dorën time…”  ose  ndonjë gjë  më të djallëzuar se  kjo. Këtë  nuk mund  ta  përcaktonte  menjëherë Manjola.Vec  e dinte  se Asrbeni  ishte  frika  e gjithë studentëve, ndërsa  për  të  ishte  edhe më  shumë  se  frikë…

 Trgonin  se po  t’i  jepje  “ zarfin plot”  mund  të hyje  në provim e  ta  merrje lëndën  pa  e carë kokën fare…Kishte edhe nga ata  që punonin  në Greqi  apo në  Itali  dhe provimet  ei merrnin  me atë  ( zarfin  plot” …Ee  sa  gjëra  ndodhin  e  do të  ndodhin  me Arbenin e  Arbenët, që  ishin  zhveshur  nga morali  i shenjtë  i mësuesit?!.

Manjola  hyri kokëulur, sikur  të  kish bërë ndonjë  turp, mori  tezën dhe zuri  vend  në një tavolinë  nga fundi i sallës.

E lexoi  dhe e  lexoi  prapë  tezën, por  asgjë nuk  po  kuptonte  nga ato pyetje  që  nxirrosninm  mbi atë  copë  letër …U sforcua  të përqëndrohej. Dic  lëvizi  në  kiujtesë. Dy pyetje i hodhi  mbi letër  me përgjigje të  sakta …Po  jepte  e merrte  që  edhe pyetjen  e  tretë  ta zgjidhte. Patjetër  e kërkonte  nga ajo  vatër  kujtese, nga dolën  edhe përgjigjet  e  dy pyetjeve  të para, por  më kot…

Arbeni, që e sodiste gjatë gjithë  kohës  u afrua  tek tavolina  e  saj dhe foli: “ Të  ka  bërë më të bukur  Greqia, por  shkolla  do edhe  mend…” Ajo nuk  priste ndonjë  shprehje  më të mirë  se ajo  nga “  i tmerrshmi  Arben” nga  “ poeti  Arben e  kritiku  Arben” Se Arbeni  ishte bërë violina  e  pafrë  e shkollës  jo  vetëm “ zarfet e mbyllur” , por  edhe për  një  “ demokraci të hapur”… Ai  diskutonte nëpër  mbledhje, shkruante  poezi e  mendime  kritike  për  vepra  letrare  të  botuara, qysh kur  ai s’kishte  parë  dritë dielli  akoma…Donin  s’donin  dhe petagogët  e  tjerë  do e  dëgjonin  e  do e  shihnin  Arbenin   e  gjithanshëm…Dhe nga  një kritik  i  tillë, mund  të pritje  kopace  edhe më  të trasha  se  ato fjalë   që  i tha  Manjolës…

-Mos  doni ndihmë?- foli përsëri Arbeni.

Manjola nuk  foli

Arbeni  u largua  nga paskurrizi  i saj  dhe ajo  e ndjeu veten  si më  të  cliruar .Nisi të shkruante . Mbaroi c’i erdhi  ndërmend  dhe u  ngrit të përgjigjej .Veten e  ndjente më  të  sigurtë, sikur  t’i  kish  ardhur  frymëzimi  i dikurshëm, kur  si studente  e  rregullt, përgjigjej  saktë  e  pa  ndrojtje …Por  s’ishte  e  thënë  të mbaronte  kështu! Një  ndërhyrje dinake  e  petagog  Arbenit  dhe ajo  e humbi  përsëri. U  nervozua  dhe mbeti .

-Kaq  kam! – foli ajo  si e  mbytur  në  fyt  dhe  doli  nga salla.

                                                         ***

Fatin  e Manjolës  e patën e dhe shumë  të tjerë …

Të mbledhura kokë më  kokë  inatoseshin  e  ngushëlloheshin .Ata  që e kishin  fituar  provimin  ja kishin  shtruar   tek kioska  përballë  me  pije  nga ato që  preferonin  petagogët…Të  tjerët  e kishin  festuar  fitotren, qysh kur  kishin  nisur  zarfet  me  dhrami, lireta  apo  dollarë ( se  para  shqiptare  nuk  pranonin  arbenët)…

-Manjola, të kërkon profesor  Beni, u përkëdhel një nga ato  që  kish  fituar.Profesor  Beni rrinte dy hapa   më tej, në pritje të  Manjolës.

Manjola gjykoi  nëjherë të  mos  shkonte, por  nuk  donte të  tregohej  në sjellje  ashtu  si nuk  ishte. Aq  më  tepër  aty, ku shumë  sy  e shihnin  e  shumë veshë  e dëgjonin…

U afrua  krenare, pa  dridhje  qerpiku. E pa  drejtë e  në sy  petagogun  dhe pyeti:

-Pse  më kërkoni?

-Më  vjen  keq  që  nuk  e morët  provimin- foli ai duke i  dhënë ngjyrë  zërit.

-S’ka pse  t’ju vijë  keq  jo të gjithë  studentët i  marrin  provimet.

-Ti  nuk  je  si të gjithë – foli  ai.

-Si të  gjithë  shokët  e shoqet jam  edh eunë…- por  s’mund  të vazhdonte  se Arbeni  e  ndërpreu:

-Ata  janë  të  tjerët, ti je  Manjola .

-S’është vendi për  poezi këtu, pastaj  juve  sikur  nuk  ju shkon  poezia – foli  me ironi  Manjola, për  t’i shpëtuar atyre  që mund  të  vinin  prapa…

-Ti je  poezi e  gjitha, askush nuk  mund  të  qëndrojë  indiferent  përballë  teje , pastaj  unë  kam edhe arësye  të tjera …( ndezi një cigare) unë  ju dua.

– Hahaha-qeshi Manjola, për  habinë  e saj, të atijë  dhe kush e dëgjoi  atë  qeshje.

– Mos  i  shpërdoroni fjalët  zoti Arben – e këshilloi  ajo.

-Ju  e  dini këtë – vazhdoi ai, pa  ditur  të thoshte  ndonjë fjalë  më të  mencur, përballë “mos  i shpërdoroni fjalë” që i tha  ajo.

Edhe ju e  dini  që  unë nuk  ju dua ! Që  jam e fejuar  dhe  e martuar  me një  që kam  dashur  dhe  e dua… –vazhdoi  po me atë ton  Manjola.

Arbeni  e  humbi  për  një cast. Nuk e mendonte se  ajo do  ta vinte  përpara  me mospërfillje  kryenece, sidomos  në ato caste kur  qe  rrëzuar  në provim. Kur  u sigurua  disi  tek vetja  vazhdoi:

-Po  veten   e doni?

-Sigurisht që e dua…

-Atëherë  më doni edhe mua-konkludoi  Profesori –se  unë  kam shumë lidhje  me  veten tuaj .( ndezi edhe  një cigar e tjetër  dhe  e thithi  me  poza  triumfatori).

-Të  dua  veten është  e  kundërta  që  të  dua  ty –foli  prerë  Manjola.

-Ashtu ëë?!

-Po kështu!…

-Por  mos  e harro që  jam petagogu  dhe …

-Dhe  unë  jam studentja  juaj  që  nuk  mori  provimin – këtë  doni  të thoni?!

-Edhe më  shumë se  aq-

 – Mu   shumë  nuk  mundni  zoti  Arben – foli  përsëri  prerë  Manjola, duke  e theksuar  për së  dyti  fjalën “ zoti Arben”.

– Ja  që  mund.

-Provimin  do  e rijap  dhe  jam  e sigurtë  tek vetja  se  do  e marr .Manjola i  tha  këto  fjalë më  tepër për  të   krijuar  hapësirë  mendimi  se e  dinte të  gjithë  praktikën  e  provimeve, që  fitonte  paraja e  jo  dija.

-Në  këtë rast  e  humbni  zgjuarsinë … Po të  mos  dua  unë  ju nuk  mund  ta  vazhdoni  më shkollën …Ëndrra  juaj  do  marrë  fund  e  do  të  mbetesh një  askush, pa   të   ardhme, pa…

-Jo të  gjitha  i  realizson  në  jetë – iu  përgjigj  Manjola, sikur  e pranoi  humbjen  para   petagogut  qëllimkeq.

-Kur   e keni  mundësi  t’i realizoni  lehtë ?

-Hahaaha- qeshi përsëri  Manjola ashtu  kot.

-Qeshja  mund  të  bëhet  prona  juaj  gjithë  jetën  po të  pranoni.

-Çfarë  të  pranoj ?

-Ja  të  bëhesh  e imja, ja  të  derdhësh  këtu- dhe  zgjati  dorrën  e majtë  gjysmë  të  mbyllur.

-Ju  kini  moralin  e parasë, e  paraja  s’ka  moral …Ato  që ju  vlerësoni  më shumë  unë  i  përbuz  e  i  urrej …Ja   që  kështu  jini  juve  dhe kështu jam  unë.Vuri emër  vetes  petagog, mua mos  ma   qa hallin  se shkolla  nuk  mban  emrin  tënd …

-Tha  këto  fjalë dhe  hyri mes  shoqeve  që e prisnin. Ato e  përqafuan  dhe  dic  i  flisnin, për  aq sa  kishin  dëgjuar, por  Manjola  ishte  si  e dehur  e  nuk i  regjistronte  truri…Ndjehej  si më  e lehtë  kur  ecte… Edhe  peshën e  trupit  nuk  e ndjente.

Ishte  mbushur  me veten e  saj të  mirë…

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …