Albert Z. ZHOLI: Më 11 Janar  të vitit 1946 Shqipëria shpallet Republikë

Albert Z. ZHOLI: Më 11 Janar  të vitit 1946 Shqipëria shpallet Republikë

77 vjet më pare, si u zbatuan procedurat për ndryshimin e regjimit nga Monarkia në Republikë Popullore

Si u zbatuan procedurat për ndryshimin e regjimit nga Monarki në Republikë Popullore. Kush ishin përfaqësuesit e huaj dhe çfarë u tha për Mbretin Zog ? Përshëndetja e Dr. Omer Nishanit dhe dorëzimi i mandateve.

Plot 77 vjet më parë, më 11 janar të vitit 1946, qeveria komuniste e Kryeministrit Enver Hoxha, shpalli Shqipërinë Republikë.

Si u zbatuan procedurat për ndryshimin e regjimit nga Monarki në Republikë Popullore

-Kush ishin përfaqësuesit e huaj që asistuan në atë mbledhje dhe çfarë u tha aty për Mbretin Zog?

Plot 77 vjet më parë, më 11 janar të vitit 1946, vetëm 14 muaj pas ardhjes së komunistëve në pushtet, Enver Hoxha dhe pasuesit e tij, me anë të një asambleje të përbërë nga 82 deputetë, të dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit të vitit 1945, të mbledhur në sallën e Shtëpisë së Arteve (aty ku sot është godina e Akademisë së Arteve në Tiranë), ndryshuan formën e regjimit, duke e shpallur Shqipërinë Republikë Popullore, nga Monarki që ishte që prej vitit 1928.

 

Historia e dy ditëve

Formimi i Asamblesë Kushtetuese më 10 janar dhe Shpallja e Shqipërisë si Republikë Popullore më 11 janar të vitit 1946 u përcoll me bujë dhe vëmendje të veçantë nga propaganda e regjimit komunist të Tiranës, e cila nëpërmjet Radio-Tiranës dhe gazetës “Bashkimi”, i bëri një jehonë të madhe asaj. Nën titullin e madh: ” Sot ora 10 çelet Asamblea Kushtetonjëse” dhe nëntitujt korsivë: “Ajo do t‘i japë popullit shqiptar Statutin Themeltar – Fryt i luftës së përgjakshme dhe i punës së tij të palodhur”, në gazetën “Bashkimi” të datës 10 janar 1946, ndërmjet të tjerash shkruhej: “Sot më 10 Janar, ora 10 çelet Asambleja Kushtetonjëse, në sallën e Theatrit të ri që është në Shtëpinë e Arteve në Sheshin “Qemal Stafa”. Ata që do të hyjnë në sallë kanë ftesa të posaçme. Populli do të dëgjojë zhvillimin e seancave nga altoporlantët ose me anë të radios. Pas pesë vjet lufte të pashembullt dhe pas një viti e 44 ditë, që kur në truallin tonë nuk mbeti më këmbë shkelësi, pas një viti e 44 ditë fitoresh të mëdha, erdhi më së fundi edhe data e 10 Janarit, dita që përfaqësonjësit e popullit mblidhen në Asamblenë Kushtetonjëse. Këtë ditë të shënuar për historinë t‘onë, populli ynë e kremton me një gëzim të patreguar se në Asamblenë e tij, që është e para Asamble me të vërtetë e tij, ay pret sanksionimin me ligj për ato që ay fitoi me gjak. 2 Dhjetori ishte për popullin t‘onë një festë e madhe. Atë ditë populli ynë i lirë zgjodhi të 82 përfaqësonjësit e tij që sot mblidhen në Asamble. Po dita e soçme është një festë akoma më e madhe, sepse Asambleja do të konsakrojë solemnisht frytet e luftës së përgjakshme dhe të punës së palodhur të popullit tonë me Statutin Themeltar; është akoma më e madhe sepse kjo është e para Asamble e popullit. Asambleja e fshatarëve, punëtorëve dhe KUSHTETONJËSE”. Aty punëtorët akoma janë duke ndrequr diçka, akoma teknikët diçka zbukurojnë. Që në hyrje duken ekspozitat e ndryshme të Ministrive të ndryshme, midis të cilave shquhen ajo e Ministrisë së Bujqësisë, sepse mu në derë qëndron një bujk i pikturuar që ka këputur zinxhirët e feudalizmit dhe që mban në dorë tapinë e tokës së tij që ia dha pushteti i tij. Me të hyrë në sallën ku sot mblidhen asamblistët, të bije menjëherë në sy parulla e madhe që qëndron në krye të skenës me: “Rroftë Asambleja Kushtetonjëse!”, nga e djathta është parulla “Rroftë pushteti popullor i punëtorëve, fshatarëve dhe intelektualëve!”, nga e mëngjërta parulla “Rroftë Ushtria Kombëtare mburoja e Shqipërisë së Re!”. Janë 82 vende të ndara në dhjetë grupe-grupe të asamblistëve të çdo prefekture dhe çdo vend ka mbi tryezë emrin e përfaqësonjësit që është caktuar të rrijë. Në krye të tribunës janë dy seri vendesh. Përkundruall këtyre vendeve qëndron kjo parrullë: “Asamblistë! Populli u besoi vullnetin e tij. Mbetet tek ju të bëni detyrën ndaj tij. I siguroni popullit me Kushtetutën, një jetë më të lumtur. Dhe fitoret e luftës e të rindërtimit le të bëhen mbështetje për fitore të reja…”

E PREMTE 11 JANAR, HAPJA E ASAMBLESË

Seanca e parë e Asamblesë Kushtetues u hap nga Dr. Omer Nishani Kryetar i Këshillit Antifashist, i cili pas një fjale të shkurtër, ftoi deputetin e Korçës, Dr. Petraq Popa, si përfaqësuesin më të vjetër në moshë që të kryesonte përkohësisht mbledhjen. Pas fjalës së tij, u zgjodhën tre sekretarë të përkohshëm. Lidhur me këtë seancë, në mes të tjerash në shtypin e asaj dite shkruhet: “U zgjodhën tre sekretarë të përkohshëm. Përfaqësonjësit e popullit dorëzojnë certifikatat e zgjedhjes së tyre të lëshuara nga komisionet e qarqeve. U zgjodhën 20 veta për të vërtetuar mandatet. Dje në ora 10 paradite u bë mbledhja e parë e Asamblesë Kushtetonjëse. Kryesia e Këshillit Antifashist, në bazë të ligjit mi Asamblenë Kushtetonjëse numër 123 datë 27.IX.1945 propozoi këtë rend dite:

1) Hapja e mbledhjes prej Kryetarit të Kryesisë së Këshillit Antifashist.

2) Ftesa e përfaqësonjësit në moshë më të madhe për të kryesuar përkohësisht mbledhjen.

3) Pranimi i tre përfaqësonjësve të propozuar nga Kryetari, për të kryer detyrën e sekretarit të përkohshëm.

4) Dorëzimi i Kryetarit të Asamblesë nga ana e përfaqësonjësve të popullit të certifikatave të zgjedhjes së tyre të lëshua-ra nga Komisionet e Qarqeve.

5) Zgjedhja nga ana e asamblesë e një komisioni prej 20 vetash për vërtetimin e mandateve dhe caktimi i kryetarit të këtij komisioni.

NË SALLË, PËRFAQËSUESIT E SHBA-SË, BRSS, BRITANISË, JUGOSLLAVISË DHE FRANCËS

Në seancën e mbledhjes së datës 11 janar 1946, në sallën e Akademisë së Arteve ku ishte mbledhur asambleja me 82 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, asistonin edhe përfaqësues-it e misioneve të huaja të akredituara në Tiranë. Lidhur me këtë, në gazetën “Bash-kimi” të asaj dite thuhet: “Para orës 10 të ftuarit kishin mbushur lozhat dhe galerinë. Në lozhën e parë, nga e mëngjërta në të hyrë, merrte vend, Ministri i Jugosllavisë z. Josip Djerdj me sekretarin e Legatës; në lozhën e dytë, Gjeneral Brigadier D.E.P. Hodgson, Shef i Misionit Ushtarak Britanik në Shqipëri dhe Kolonel Sokolov Shef i Misionit Ushtarak Sovjetik në Shqipëri; në lozhën e parë nga djathta zoti Jakobs, funksionar i Departamentit të Punëve të Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me zotin Stevens; në lozhën e dytë Kolonel Teyssier, Shef i Misionit Ushtarak Francez në Shqipëri dhe përfaqësues i UNRRAS. Në lozhat e tjera ishin shumë përfaqësues dhe personalitete si dhe korrespodenti i Agjencisë TASS, i ISVESTIA-s, dhe i BORBA-s. Pikërisht në ora 10 përfaqësonjësit e popullit kishin zënë vendet e tyre të caktuara. Pas dy tre minutash, Kryetari i Qeverisë Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha ngrihet dhe shkon në tribunën e parë që është tribuna e Qeverisë. Përfaqësonjësit e popullit dhe tërë të ftuarit e duartrokitën pareshtur. Pastaj tërë anëtarët e qeverisë zunë vend në tribunën e tyre duke patur në mes Kryetarin e Qeverisë. Pas kësaj tribune është tribuna e Kryesisë së Këshillit Antifashist ku qëndron Dr. Omer Nishani me tre nënkryetarët. Gjen. Leit. Koçi Xoxe, Hasan Pulo dhe Kolonel Baba Faja. Kur të gjithë janë në vendet e tyre, Dr. Omer Nishani ngrihet dhe thotë se asamblistat kanë përpara tyre rendin e ditës, të cilin e vuri për aprovim. Asamblistët e aprovuan unanimisht”.

PËRSHËNDETJA E DR. NISHANIT DHE DORËZIMI I MANDATEVE

Pastaj Dr. Omer Nishani u drejtoi asamblistëve këtë përshëndetje: “Shokë e shoqe Asamblistë, Ju përshëndes në emër të Kryesisë së Këshillit Antifashist N-Ç dhe ju uroj mirëseardhje. Është një nder i veçantë për mua që të përshëndes përfaqësonjësit e popullit shqiptar, i cili me sakrificat e tij të mëdha, dhe me gjakun e bijve të tij më të mirë çliroi Shqipërinë nga okupatorët fashistë dhe nga organizatat tradhtare të vendit, nga Balli dhe Legaliteti. Dita e sotme është një ditë feste dhe gëzimi për popullin shqiptar, se sot këtu është mbledhur Asambleja Kushtetonjëse, e cilado të vërë themelet e institucioneve demokratike të Shqipërisë së Re. Asambleja e sotme nuk u ngjet Asambleve të kohës së kaluar, të cilat bëheshin me një sistem elektoral që s‘kishte as frymë demokratike as frymë popullore. Asambletë e para nuk përfaqësonin ma-sat e gjëra të Popullit, dhe prandaj s‘para çanin kokën për punët e Popullit. Asamblistët, në shumicë feudalë dhe pasanikë dhe intelektualë nën influencën e këtyre, merreshin më tepër me interesat e klasave sundonjëse dhe të tyre. Pas fjalës përshëndetëse të Dr. Omer Nishanit e cila u prit e ovacione të gjata nga të gjithë të pranishmit në sallë, ai ia dha fjalën asamblistit më të moshuar, prof. Petraq Popa nga Elbasani. Pas fjalës së tij, kryetari i Asamblesë, duke vazhduar rendin e ditës, propozoi si sekretarë të përkohshëm: Abdyl Këllezin, Sul Spahiun dhe nënkolonel Pëllumb Dishnicën. Më pas të gjithë asamblistët dorëzuan certifikatat dhe Abdyl Këllezi bëri apelin e tyre duke i thërritur një për një me emra të gjithë asamblistët. Pas apelit, u zgjodh komisioni i verifikimit të mandateve prej 20 asamblistësh me kryetar Koço Tashkon, gjë e cila shënoi edhe mbylljen e seancës së parë.

 

ReplyForward

Kontrolloni gjithashtu

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në këtë përvjetor të 8-të, të Televizionit Dielli, reflektojmë me krenari mbi një rrugëtim të …