Arben Kondi

Albert Z. Zholi: Mediet dhe zyrtarët grekë e kërcënojnë edhe në Tiranë shkrimtarin çam, Arben Kondi

Brenda gjashtë muajsh, mes hapësirës së dy panaireve të librit, që mbahen në Tiranë, i pari në nëntorin e vitit të shkuar, në Pallati i Kongreseve dhe i dytë këto ditët e fundit në Muzeun Historik Kombëtar, shkrimtari Arben Kondi gjendet në ballë të medieve e portaleve  greke, madje duke e kërcënuar  se do të digjet me acid në vaskë. I tërë ky mllef  shprehet vetëm  sepse ai është me origjinë nga Çamëria dhe sepse e tërë krijimtaria e tij i kushtohet në radhë të parë vendit të tij të origjinës si dhe Kosovës dhe mbarë hapësirës sonë etnike. Në rastin e parë, në nëntorin e vitit të shkuar, ai u kërcënua për shkak të romanit “Djaj në veladon”, i cili është një zbërthim artistik i asaj se çfarë përfaqësonte Kisha Autoqefale Shqiptare në kohën e Fan Nolit tonë të Madh dhe se çfarë përfaqëson ajo sot me Janullatosin në krye. Puna arriti deri atje, saqë në mediet greke u shpreh vetë Anastasi përmes gjuhës së tij plot helm.  Nën presionin e Athinës zyrtare zyrtarët e lartë të Tiranës, servilë të grekëve,  fillimisht kishin hequr edhe stendën e tij në Panairin e Librit, në Tiranë. Kështu ka shkruar shkrimtari dhe intelektuali, Albert Zholi i cili shtron edhe pyetjen se a duhet ta mbarojë Shqipëria qytetarin e vet, shkrimtarin e atdhetarin Arben Kondi?

Kurse në rastin e fundit, në Muzeun Historik Kombëtar, na shfaqen vetë përfaqësues të ambasadës greke, të cilët duke u toleruar turpshëm, si nga Ministria jonë e jashtëm, por për fat të keq edhe prej vetë organizatorëve të Panairit të fundit, arrijnë deri atje saqë jo vetëm të kërcënojnë shkrimtarin, Arben Kondi, por edhe të heqin me dhunë nga stenda e tij banerin ku shkruhej me germa të mëdha “Çamëria”. Thënë ndryshe shovinizmi i egër grek i toleruar edhe prej politikës shqiptare  arrin të kryej një genocide kulturor në zemër të Tiranës.

Natyrisht, pas këtij skandali të pa precedent, gjoksin ekraneve televizive në emër të problemit çam si “shkëmb graniti” ja vë jo vetëm PDIU-ja, por edhe politikanë tepër të lartë të opozitës çame. Ndërsa, Arben Kondi, ky shkrimtar fjalë pak e punë shumë rikthehet sërish në stendën e Çamërisë, për t’ i shërbyer gjatë gjithë jetës së tij çështjes sonë kombëtare dhe ul kokën në punë për të mbajtur familjen e tij. Ndërsa kërcënimi rreth tij vërtitet si njëherë e një kohë kur shovizmi grek përdorte ndaj patriotëve  shqiptar si helmin e po ashtu edhe thikën pas shpinë. Në këto kushte të rënda e tepër shqetësuese, me të drejtë ngrihet pyetja kush e mbron shkrimtarin Arben Kondin?

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …