Tek ai restorant i vogël, në periferi të Athinës, ndaloi rastësisht, se nuk i premtonte koha për të zgjedhur një lokal luksoz. Në banak qëndronte një burrë i ri rreth të tridhjetave, ndërsa kamariere qe një simpatike po e asaj moshe. Nga gjashtë tavolinat e lokalit, dy ishin me klientë. Ai zuri vend në tavolinën e fundit me sy nga deti. Ishte hara e pare në jetën e tij që futej në një lokal të kësaj shkalle. Kamarieria i vendosi përpara menynë. Ai pa i hedhur sytë foli:
-Dua vetëm supë peshku dhe sallatë jeshile shoqëruar me verë frutash, në qoftë se keni?
-Si urdhëroni, kemi-iu përgjigj ajo plot etiketë.
Atij i bëri përshtypje sjellja e saj pa shtirje. Në pritje i hodhi edhe një sy lokalit. Çdo gjë e thjeshtë me shumë pastërti. Kamarieria mbërriti me tabaka në dorë. I vendosi me shumë delikatesë dhe e uroi: “oreks të mirë!”. Pa orën. Edhe njëzetë minuta kohë kishte. Priste dy ixhinierë për të shkuar në një fshat bregdetar, ku do projektonin një hotel të ri. I shtrydhi pak limon supë-peshkut dhe iu fut me lugë. Kur mbaroi gjykonte se supë të tillë nuk kish ngrenë asnjëherë në ata dyzetëvjet-jete. As në lokalet më luksoze të Europës. Kërkoi edhe një pjatë tjetër dhe e mbaroi si e para. E harroi etiketën e tavolinës, që e kishte përdorur gjithë jetën gjatë ngrënies së ushqimit. U ngrit duke i bërë me shënjë kamarierit që të bënte llogarinë.
-Gjashtëmijë dhrahmi-i thotë ajo me mirësjellje.
Ai shkëputi nga tufa një dhjetëmijëshe dhe e la mbi tavolinë. Ajo bëri që t’i kthente kusurin
-Në lokal tjetër për këtë ushqim do të kisha paguar trefishin-foli ai i kënaqur.
Pas asj dite ai vinte çdo ditë në atë lokal, sa njerëzit që e njihnin habiteshin. Më vonë e morrën vesh edhe pronarët e atij lokali se ai ishte milioner, që e lakmonin shumë restorante ta kishin klientin e tyre. Pas disa ditësh ai mori në telefon dhe porositi që t’i gatuanin karkaleca-deti dhe supë-peshku për katër vetë. Me miqtë e tij ndenjë mbi katër orë. Edhe miqëve të tij nuk iu besohej se në një lokal aq të thjeshtë, mund të gatuhej aq mirë. Kur do të ikte milioneri pyeti banakierin, që si dukej ishte pronari:
-Guzhinier kë keni këtu?
-Babai im dhe here-herë, unë-u përgjigj ai.
-Keni bërë ndonjë shkollë-kuzhine?
-Unë po. Një kurs në Tiranë, ndërsa babai ka qenë kuzhinier në turizmin e Durrësit.
-Pse shqiptarë jeni? Dhe e flisni greqishten kaq mirë?!
-Po shqiptarë jemi.
-Nuk kam ndonjë simpati për shqiptarët, por në punëra të ndryshme janë shumë të zotë. Në një të ardhme edhe mund të bashkëpunojmë, sigurisht brenda principeve të punës kapitaliste, e bazuar mbi interesin.-fjalët e fundit i tha kur kishte dalë jashtë.