Pajtim Xhelo në librin e ri me lirika “Me yjet zë e flet” e përdor Gjuhën Shqipe aq bukur, sa edhe ai që nuk ka shumë njohuri për gjuhësisnë, e vë re këtë vlerë të shtuar të tij.Në vargun e poetit, Gjuha Shqipe rishfaqet ashtu si është në të vërtetë : E ëmbël, tingëlluese, e pasur, e kthjellët dhe e pastër…
Duke lexuar poezitë e Pajtim Xhelos, pa u ndikuar dhe pa u marrë peng nga vlerësimet e intelektualëve më në zë të fushës së Letrave, ndjej si detyrë të jap disa mendime vetjake.
Së pari: Ka një përsosmëri të metrikës, të rimës, të ritmit brenda vargut.
Së dyti: Ka një gjuhë të pastruar tërësisht nga fjalët e huaja
Së treti: Ka fjalë të krijuara nga vet ai sipas ligjësisë së krijimit të fjalëve, nisur nga forma (ndërtimi) dhe kuptimi i fjalës, nisur nga rritja e bashkësisë së sinonimeve të një fjale, familjeve të fjalëve, përcaktimit thelbësor të prejardhjes së këtyre fjalëve nga foljet, ndajfoljet, emrat, etj.
Së katërti: Përdorimi i rrokjeve të tingëllueshme për të ndihmuar ritmin.
Së pesti: I është shmangur përdorimit të gjuhës së rëndomtë, e cila e zbeh bukurinë e vargut.
Së gjashti: Strofa klasike katër vargore është ndërtuar me skemën A-B-A-B e cila përqas rimën me ritmin dhe e bën strofën më shprehëse.
Së shtati: Edhe kur përdor vargjet e lira, ritmi dhe rima janë të qenësishme njëlloj si në poezinë klasike..
Së teti: Figuracioni artistik është i pranishëm kudo, i përdorur me elegancë me një përputhmëri të habitëshme me kuptimin e fjalëve brenda vargut dhe midis vargjeve të strofës.
Së nënti: Të gjitha poezitë kanë një përmbajtje dhe një rrjedhshmëri mendimi, që të bën kurreshtar t’i lexosh me vëmendje të shtuar dhe t’i rilexosh për t’i shijuar më mirë dhe më gjatë.
Së dhjeti: Mund të them pa mëdyshje që Pajtim Xhelo është një Mjeshtër i Rrallë i Poezisë Lirike dhe jo vetëm…Edhe i elegjisë, i Poezisë Epike dhe Legjendare, i poemës së shkurtër. U përpoqa të nxjerr në pah disa vlera të Poetit vlonjat Pajtim Xhelo dhe kjo nuk do të thotë që vlerat e poezisë së tij mbarojnë këtu. Për ta mbyllur, po ju sjell një nga dymbëdhjetë perlat poetike që Pajtim Xhelo i ka kushtuar Vlorës:

SIRENË MBI DY DETE
Kjo vashëz ulur te ky breg quhet Vlorë
Zoti im, kush ia thuri dy gërshetat?
Kush ia lidhi rreth ballit si kurorë?
Buzët petale kush i skuqi të shkretat?
Zoti im, kush ia thuri dy gërshetat?
Kush ia lidhi rreth ballit si kurorë?
Buzët petale kush i skuqi të shkretat?
Mijra vite kjo sirenë ish këtu,
Me zërin fluror ka pritur sa mëngjese,
Princeshë gjelbëroshe,me shallin blu,
Duart në valë,qerpikët strehë vese.
Me zërin fluror ka pritur sa mëngjese,
Princeshë gjelbëroshe,me shallin blu,
Duart në valë,qerpikët strehë vese.
Kjo vashësirenë ç’më ka robëruar,
Me zërin e saj në ëndra më ka tretur,
Që kur njoha veten,e kam dashuruar,
Atje,matanë,bota tjetër ka mbetur.
Që kur njoha veten,e kam dashuruar,
Atje,matanë,bota tjetër ka mbetur.
Ashtu ,si gërshetat,edhe dy detet
Te ky gji bashkuar e shkrirë në një,
Me Vlorësirenën,këtu do të mbetet
Edhe shpirti im,përvëluar për të.
Me Vlorësirenën,këtu do të mbetet
Edhe shpirti im,përvëluar për të.
Po qesh larg,në tjetër kontinent,tjetër dhe,
(Detyra e prindit me çon te fëmijtë) ,
Kur të ndjej trishtuar që jeta po më le,
Te kjo vashë dydete do vi të mbyll sytë.