Albert Z. Zholi: Rezoluta e Kuvendit të VII –të shoqatës Atdhetare-Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”

Kuvendi i VII-të i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria” , që zhvilloi punimet në Tepelenë, më 16-17 dhjetor 2023, pasi dëgjoi raportin mbi veprimtarinë e Kryesisë së Shoqatës Atdhetare Kulturore, mbajtur nga Kryetari i kësaj shoqate Prof. Dr. Ago Nezha, ku diskutuan gjërësisht përfaqësues nga të gjitha degët e rretheve për çështjet që trajtoi raporti; miratuan raportin dhe zgjodhën organet drejtuese. Si sintezë e punës së kryer mes dy kuvendeve rezultoi ky rezolucion, që u miratua në kuvend.

  1. Gjatë periudhës katër vjeçare degët janë bërë më vetëvepruese me një aktivitet multidimensional.
  2. Tematika që kanë rrokur degët në veprimtarinë e tyre ka qenë tepër e larmishme duke përfshirë probleme të karakterit patriotik, kulturor, social dhe ekonomik.
  3. Një nga veprimtaritë kryesore ka qenë simpoziumi i organizuar në Prishtinë për çështjen e ruajtjes së gjuhës dhe emrave nga emigrantët në vende të ndryshme të botës.
  4. Ky është një shqetësim permanent dhe Akademiku Rexhep Qosja, duke vlerësuar lartë këtë veprimtari sugjeroi që Shoqata “Labëria”, të organizojë një sesion të tillë në një nga universitetet e Labërisë me ekspert të fushës. Është detyrë e forumit të ri që do dalë nga ky kuvend, që të organizojë një simpozium në Universitetin “Ismail Qemali “ në Vlorë, që i ka kapacitetet intelektuale, përfshirë dhe studiues e historianë të tjerë lab.
  5. Për këtë qëllim është organizuar një takim dhe në Komunën e Preshevës me 100 gra dhe vajza me emrin Vlora, ku Kryetari i Shoqatës Prof. Dr. Ago Nezha ka shpalosur vlerat dhe veprimtarinë e Shoqatës Labëria.
  6. Shoqata Labëria ka sensibilizuar opinionin shoqëror për çështjen e Rrugës së Lumit të Vlorës.
  7. Ka bërë kërkesa të përsëritura tre herë në nivelet më të larta, si Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranës për mungesën e një sheshi dhe monumenti madhështor për krijuesin e shtetit shqiptar, plakun e mençur Ismail Qemali, që mbetet një problem për ndjekje.
  8. Shoqata Labëria vëren se ka një mangësi në përbërjen e strukturave të shoqatës, ku kryesisht militojnë të moshuar dhe shumë pak gra dhe të rinj, që kjo situatë duhet përmirësuar me shembullin personal të zgjedhurve.
  9. Degët në rrethe veprimtaritë, që organizojnë duhet t’i pasqyrojnë te gazeta “Labëria”, që është syri, veshi dhe zëri i shoqatës.

Degët duhet të kenë korespodentët e vet që ushqejnë me materiale koherente gazetën “Labëria”.

  1. Shoqata “Labëria” duhet të japi alarmin në strukturat shtetërore se shumë fshatra të Labërisë po rrjedhin e boshatisen në mungesë të infrastrukturës rrugore, arsimore, shëndetësore dhe kulturore.
  2. Shoqata “Labëria”, duhet të ndjekë shbërjen e regjistrimit të këngës labe në UNESCO me termin “Isopolifoni, se gjoja kënga labe vjen nga Sirenat greke dhe e ka origjinën nga muzika kishtare bizantine. Këtë akt antikombëtar duhet ta korrigjojë Ministria e Kulturës, e cila është autorja dhe përgjegjësja direkte për këtë emërtim.
  3. Shoqata “Labëria” ka resurse dhe potenciale të larta intelektuale, që kanë akses në shkallë kombëtare e më gjerë, që duhet të dijë t’i afrojë e shfrytëzojë në të mirën e përbashkët kombëtare.
  4. Kuvendi ngarkon kryesinë dhe kërkon te Kontrolli i Shtetit dhe Ministria e Pushtetit Vendor auditimin e fondeve të akorduara nga UNESKO dhe Qeveria Shqiptare për Polifoninë Shqiptare në qender dhe në rrethe.

Propozim per krijimin e Forumit “Nderi Shoqatës Labëria”.

Të nderuar delegate dhe delegat! Të nderuar miq e të ftuar në këtë Kuvend të Shoqatës Atdhetare, Kulturore, Labëria “Nderi Kombit”!

Shoqata Labëria “Nderi Kombit” me kontributin dhe punën e palodhur të çdo aktivisti dhe drejtuesit të sajë Prof. Dr. Ago Nezha, por dhe gjithsecilit prej Jush, që jeni në këtë sallë është bërë e dashur, e respektuar dhe e vlerësuar nga të gjitha trevat, si brenda vendit dhe përtej kufive të Kombit Shqiptar.

Shoqatën e vlerësojnë, e respektojnë dhe nderojnë shumë bijë e bija nga krahina e Labërisë, të cilët shoqata i ka nderuar dhe vlerësuar, si Anëtarë Nderi i Shoqatës Labëria dhe Mirënjohje e Labërisë. Por midis nesh janë edhe shumë personalitete të artit, kulturës, shkencës, politikës, që nuk janë nga Labëria, por që dallohen për patriotizëm e atdhedashuri, që shoqata i ka vlerësuar dhe nderuar me medaljen  Mik i Labërisë. Disa prej tyre i kemi sot në këtë sallë, të cilët ju i njihni dhe nuk ka nevojë, që t’jua përmend emrat. Por t’i nderojmë dhe t’ju urojmë nga zemra mirëseardhjen atyre që janë sot këtu me Ne, si dhe Ato dhe Ata që nuk janë në këtë sallë, me një duartrokitje.

Shoqata Labëria “Nderi Kombit” e ka vlerësuar dhe e vlerëson shumë veprimtarinë e tyre dhe të gjithë aktivistëve të shquar e të nderuar të saj. Kontributi i tyre për shoqatën dhe kombit tonë si në ditë të mira dhe të vështira është dhe do të vijojë të jetë edhe në të ardhmen shumdobiprurës dhe mjaft i çmuar për kombin tonë.

Në këtë kuadër kam nderin t’i propozoj kuvendit, për të miratuar edhe një shtesë në Statutin e shoqatës Labëria,

Krijimin e Forumit “Nderi i Shoqatës Labëria”.

Në të cilin të marrin pjesë personalitetet e nderuar nga shoqata Labëria, por edhe Ata e Ato që nuk janë nga Labëria, por që janë nderuar nga shoqata si Miq të Labërisë. Gjithashtu më lejoni, që të bëj edhe një propozim, për drejtuesin e parë të këtij forumi, për të nderuarin  Prof. Dr. Ago Nezha. Duartrokitjet Tuaja miratojnë propozimin tonë…

Suksese e punime të mbara Kuvendit të Labërisë, në Tepelenën tonë të dashur! Faleminderit!

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …