Albert Z. Zholi: Shoqata “Polifonia Shqiptare” me grupin "Bashkimi" nderi i Festivalit të Polifonisë, në Pogon të Janinës

Albert Z. Zholi: Shoqata “Polifonia Shqiptare” me grupin “Bashkimi” nderi i Festivalit të Polifonisë, në Pogon të Janinës

Ditët e para të gushtit dhe pse ishin shumë tëe nxehta, Ansambli Polifonik “Bashkimi”i Shoqatës “Polifonia Shqiptare”, me ftesë të veçantë të organizatorëve të Festivalit të Pogonit, Janinë, mori pjesë më shumë dëshirë dhe përkushtim në këtë event shumë specifik. Në këtë event të rëndësishëm të fqinjit tonë jugor të Pogonit midis gjithë grupeve pjesëmarrës të mirë organizuar nga Bashkia Ansambli Polifonik “Bashkimi”i Shoqatës “Polifonia Shqiptare” çoi freskinë e mrekullueshme shqiptare me ndërthurjen e bukur të këngëve polifonike Labe dhe Toske. Që në paraprovat në qendrën e zërit, Etnomuzikologu i mirënjohur Kosta Loli, u ngjit në skenë duke na thënë : “Mos e këndoni disa herë në prova, por lëreni surprizë për publikun” .

Pas disa orësh konferencieri deklaroi hapjen e festivalit. Publiku rrinte i heshtur nën kureshtjen e pritjes të secilit grup. Kureshtja publike pritej pasi për ta ishte i pazakontë ky event, për arsye se po shënohej i pari festival i këtij lloji tradicional polifonik në këtë zonë. Si dukej fuqia e këngës autoktone e polifonisë Shqiptare e kishte bërë të vetën  tek artdashësit fqinj, pasi historikisht edhe ata kanë kërkuar ta quajnë të tyren këtë magji të këngës shqiptare, Polifoninë magjistare. Por grupi ynë ishte tejet i mobilizuar që ta përcillnim sammë denjësisht këtë pasuri autentike shpirtërore qe ne,e ruanim dhe e trasmetoim të bukur e të pastër ashtu sikurse na e kanë lëne të parët tanë.

Emocionet përpara atij publiku ishin tejet interesante, pasi shikohej jo vetëm një publik i shumtë por edhe sqimatar ku ne donim të sillnim befasinë tonë. Dhe ja momenti erdhi…Mes duartrokitjeve të  ngrohta të  publikut, Ansambli Polifonik “Bashkimi”i Shoqatës “Polifonia Shqiptare” del me këngën e parë përshëndetëse:

Mirëse ju gjetëm Pogon,

Ansambli “Bashkimi” uron.

Me këngë vendçe autokton,

Që thellë nga shpirti buron.

Si gjitoni për gjiton.

Festival paçim gjithmonë.

Me një kulturë e një Zakon,

Urë e artë që na bashkon.

Teksti i përkthyer me mjaft kujdes nga prezantuesi që e njihte mirë shqipen bëri që të atmosfera të ndizej dhe ne tashmë mes vëmendjes së tyre të komunikonin mjaft mirë me duartrokitjet e herë pas hershme të publikut duke e shoqëruar deri te kënga e mbylljes së programit. Pas mbarimit të këngës duartrokitjet nuk kishin të mbaruar. Gëzimi ynë dukej tek duartrokitjet dhe shkëlqimi i syve të artdashësve grekë.

Në Festival u pritën mjaft mirë këngët polifonike korçare të kënduara me mjeshtëri nga artistet Mira Qatipi, Refka Maksuti, dhe Resmie Luga. Nuk mund të mos përmendet dhe prtija e ngrohtë nga publiku edhe i këngëve polifonike Labe të kënduara mjaft bukur nga këngëtaret Vullnet Lutaj, Jona Kapllani, Kastriot Alushaj, Bardhyl Dalipaj. I veçanti, frymëzuesi dhe i pa lodhuri Qemal Mahilaj përcolli me zërin e tij këngët polifonike të grupit të tij plot virtuozitet. Zakonisht spektatori për artistët e skenës janë me shumë se juri, ndaj dhe kënga e mbylljes “Na erdhi pranvera’ shoqëruar me instrumentistin e talentuar Muharrem Ramaj dha rezultatin përfundimtar ku dhe Ansambli Polifonik “Bashkimi”i Shoqatës “Polifonia Shqiptare” u nderua me çmimin më të madh,  “Nderi i Festivalit’.

Rrugëtimi mjaft i këndshëm duke u kthyer per në Tiranë, plot humor dhe këngë, po ngjante si një nisje tjetër përgatitore, pasi se shpejti grupi do të ngjitet në skenën e Teatrit të “Bylisit” Antik pasi do organizohet për herë të tetë Festivali prestigjioz “Bylispolifonia- 8”

“Jemi krenar si pasardhës të Bylinëve që rizgjojmë këtë qytet me historinë e tij të lavdishme me pasurinë shpirtërore nga kanë prejardhjen eterit tanë, siç është shtegtarja e pa moshe e njerëzimit “Polifonia jonë popullore”- thotë kryetari i Shoqatës “Bylispolifonia”, mjeshtri i këngës labe Yzeir Llanaj. Sipas tij në këtë Festival të tetë Bylisi i lashtë do të rizgjohet më fuqishëm pasi tashmë kemi dhe një vlerësim të madh, dhe një trofe të merituar nga fqinji jonë jugor i cili u mahnit nga magjia e Polifonisë. “Në këtë festival të tetë “Bylispolifonia” ne do tregojmë se pasurinë shpirtërore të Polifonisë e ruajmë si thesarin më me vlera të kombit tonë që na dallon nga kombet e tjerë. Jo më kot UNESCO e mori nën mbrojtje këtë vlerë të madhe shpirtërore të kombit tonë, përfundon kryetari Llanaj. Ai ju bën thirrje të gjithë grupeve polifonike; Mirëse të vini në “Bylipolifonia – 8” në muajin shtator në qytetin Antik aq të mrekullueshëm Bylis.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …