Albert Z. ZHOLI: Sot dita e dytë e Panairit të 25-të të Librit “Tirana 2022

Librat më të shitur, “Ishulli i pemëve të zhdukura”, dhe “Babai i Pasur Babai i Varfër”

Dje në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë u hap edicioni i 25-të i panairit tw librit “Tirana 2022”, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë me mbështetjen e institucioneve të ndryshme. Në aktivitetin e hapjes së panairit në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë ishin të pranishëm ministra, përfaqësues të tjerë të institucioneve, të shtëpive botuese, shkrimtarë dhe studiues. Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi në fjalën e saj në ceremoninë e hapjes, tha se çdo vit kanë një buxhet të dedikuar për të pasuruar bibliotekat e shkollave. Ajo nënvizoi se: “Ne të gjithë bashkë duhet të mobilizohemi jo vetëm me një panair në vit, por me shumë aktivitete të tjera, në mënyrë që t’i tërheqim të rinjtë, të rejat, fëmijët drejt librit dhe leximit”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e tij u bëri thirrje qytetarëve që ta vizitojnë panairin e librit “Të promovosh sot, në epokën digjitale, në epokën e lajmeve tre sekondëshe, të Tik Tok dhe Instagramit, të story dhe reels-ve librin, është vërtet një punë e mundimshme, por edhe një punë e bukur, e cila meriton gjithë mirënjohjen tonë. Për të gjithë ata që mendojnë se librat janë vetëm për një pjesë të vogël të shoqërisë, duhet të kuptojnë se libri prodhon ekonomi. Kur mendon se një nga librat “best seller” në të gjithë Europën dhe botën ka qenë e një shkrimtareje shqiptare si Lea Ypi, kur mendon se një nga këngëtarët më të mirë italo-shqiptar, Ermal Meta, ka botuar gjithashtu një libër, do të thotë se libri, jo vetëm s’ka dalë nga moda, por është rikthyer fuqishëm në modë, më shumë se kurrë, dhe është në dorën e secilit prej nesh që të mos largohet nga këtu, pa dhënë kontributin e vet,”- tha Veliaj. Kreu i Bashkisë tha se në Tiranë sot janë hapur më shumë biblioteka se kurrë më parë, të cilat së bashku me Muzeun Kadare dhe Muzeun Agolli, janë sot një ftesë për t’u larguar nga kafenetë e për t’u afruar edhe më shumë me librin.“Kemi hapur “Muzeun Kadare”, për t’i kthyer qytetit dhe stacione muzeale për njerëzit e librit. Do të hapim shumë shpejt “Muzeun Agolli”. Më vjen mirë që kemi hapur bibliotekat e lagjeve sërish, duke filluar nga “Musine Kokalari”, tek “Misto Treska”, tek “Moikom Zeqo”, tek “Petro Zheji”, tek “Hamit Beqaj”. Kush do ushqim për shpirtin, për mendjen dhe për t’u hapur ndaj dijes, e ka këtë fundjavë te “Pallati i Kongreseve”.–përfundoi ai. Panairi që mbahet në datat 16-20 nëntor, organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit të Shqipërisë dhe Bashkisë së Tiranës. Në këtë Panair u kujtua së pari viti 1992, kur regjisori Dhimitër Anagnosti, ministër i Kulturës, urdhëronte hapjen e Shoqatës së botuesve, që 6 vite më pas do t’i ndërmerrte nismën për t’i dhënë jetë kësaj ngjarje të Librit.

Çmimet dhe Motoja e Panairit

“Jemi të gjithë lexues!” kjo është motoja e Panairit të Librit, në edicionin e 25-të. Ky Panair që u ccel dje në Pallatin e Kongreseve, tregoi se marrin pjesë më shumë se 100 shtëpi botuese dhe janë 97 stenda për librat. Sigurisht si çdo vit  edhe në këtë edicion të 25-të të panairit do të ketë zbritje çmimesh në libra dhe disa aktivitete, që do kenë në qendër kryesisht të rinjtë dhe fëmijët.

Risitë e Shtëpive Botuese “Bota Shqiptare”, “Morava”, “Argeta LMG” befasitë e këtij Panairi

Për çdo vit në Panair 3 shtëpitë botuese “Bota Shqiptare”, “Morava”, “Argeta LMG” kanë qenë befasitë e Panairit. Këto shtëpi botuese dallohen për librat cilësorë, autorë të njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe për cilësinë e botimit. Secila prej tyre vjen në Panair me mbi 50 tituj të rinj të autorëve më në zë, por edhe me libra të tjerë me karakter historik dhe monografi që kanë tërhequr vëmendjen e lexuesit.

“Bota Shqiptare” libri më i shitur “Ishulli i pemëve të zhdukura”

42 tituj të rinj do të prezantohen në Panairin e Librit Tirana 2022, në Pallatin e Kongreseve, 16-20 nëntor. 22 tituj për të rritur. 20 tituj për fëmijë. Ulje surprizuese

 “Ishulli i pemëve të zhdukura”

Është viti 1974, në ishullin e Qipros. Dy adoleshentë, nga anët e kundërta të një toke të ndarë, takohen në një tavernë në qytetin që të dy e quajnë shtëpia e tyre. Taverna është i vetmi vend ku Kosta, i cili është grek dhe i krishterë, dhe Defneja, turke dhe myslimane, mund të takohen fshehurazi, nën trarët e nxirë nga të cilët varen kurora me hudhra, speca djegës dhe barishte të egra. Këtu mund të gjesh ushqimin më të mirë në qytet, muzikën më të mirë, verën më të mirë. Por, ky vend, ka diçka tjetër: e bën njeriun të harrojë, qoftë edhe për pak orë, botën jashtë dhe dhembjet e saj të panumërta…. “Ishulli i pemëve të zhdukura” konsiderohet si vepra më e mirë e Elif Shafakut.

Shtëpia Botuese “Morava” libri më i shitur “Me synimet më të këqija”

Shtëpia Botuese MORAVA e ka nisur aktivitetin e saj në fushën e shtypshkrimeve që në vitin 1991. Pas shumë viteve përvojë, aktiviteti i saj u shtri edhe në fushën e botimeve të teksteve shkollore dhe librave artistikë. Botimet në fushën e letërsisë artistike i përkasin grupmoshave të ndryshme, duke iu ofruar një kohë të vyer në praninë e librit. Shtëpia botuese MORAVA i ka kushtuar një hapësirë të veçantë titujve të letërsisë së huaj bestsellerë dhe autorëve të vlerësuar, që të rrëmbejnë në tregimet e përshkrimet e tyre.

Me synimet më të këqija

Autor: Alessandro Piperno. Përktheu: Agim Doksani. Nr. i faqeve: 288. Çmimi: 1000 lekë

Ky roman është i krahasueshëm me veprat e Philip Roth-it dhe Saul Belloë-t. Një sagë e guximshme dhe e larmishme për ritualin dhe lirinë, dashurinë dhe luftën, seksin dhe tradhtinë, e vendosur në lagjet e pasura të Romës bashkëkohore.

“Argeta LMG”- “Babai i Pasur Babai i Varfër” libri më i shitur

“Argeta LMG” me një veprimtari 17-vjeçare boton letërsi për të gjitha moshat dhe në të gjitha fushat. Letërsi shqiptare, botërore nga letërsia e traditës dhe e ditëve tona, revista, manuale etj.

Seria e Robert Kiyosaki.

Ekskluzivisht për Panairin e Librit “Tirana 2022”- Seria e plotë e mjeshtrit të madh të librave të financës personale në të gjithë botën, Robert Kiyosaki. “Babai i Pasur Babai i Varfër” . Libri i autorit Robert Kiyosaki, i cilësuar si libri më i vlerësuar i panairit në ditën e parë

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …