Albert Z. ZHOLI: Tri drama” një libër tronditës dhe plot vlera i Bashkim Kozelit

Albert Z. ZHOLI: Tri drama” një libër tronditës dhe plot vlera i Bashkim Kozelit

Doli në qarkullim libri i ri “Tri drama” i dramaturgut të mirënjohur Bashkim Kozleli. Ky libër ka tri drama mjaft interesante që kur do ti lexoni do shihni një pjesë nga më të bukurat të historisë së panjohur të kombit shqiptar. Autori në këto tri drama ka shkruar me përgjegjësi historike, me fakte dhe ekuilibër intelektual. Kur i lexon këto tri drama  ndihesh i lehtësuar pasi ke marrë me vete diçka që nuk e ke njohur më parë. Po ju përcjell  strukturën e tri dramave:

1

VAJZA E GJENERALIT

Dramë

                        Kushtuar regjisorit MIHAL LUARASI, ”Nder i Kombit”, në 90-vjetorin e lindjes, i cili iku nga kjo jetë, me pengun që nuk arriti ta vendos në skenë këtë dramë.

Falënderim të posaçëm Prof. Përparim Kabos, për ndihmesën në thellimin e mesazhit kryesor të veprës.

Personazhet:

– Gjenerali grek

– Ordinanca

– Fotinia, shërbyese e shtëpisë

– Elena, bija e gjeneralit

– Alesio, i dashuri i Elenës

– Kosta, nëpunës ministrie

– Burri, kaçak i gjymtuar

– Plaku me karro ushqimesh

– Zyrtari i Ambasadës Franceze

Drama”Vajza e Gjeneralit”zhvillohet në kohën kur President i Greqisë ka qenë gjenerali Pangallos. Gjatë Luftës I Botërore, Pangallosi ishte komandant i Div. 8 grek që pushtoi Shqipërinë e Jugut me pretendime Vorio-Epiriote. Por Ai pa me sytë e tij një realitet krejt ndryshe në tokat e pushtuara dhe kur u bë kryeministër e President i Greqisë filloi të reflektojë dhe të mbajë tjetër qëndrim ndaj Shqipërisë fqinje. Në fillim të vitit 1926 në Gjenevë Ai bën deklaratën zyrtare para Lidhjes së Kombeve, me të cilën Greqia njihte minoritetin shqiptar të Çamërisë në Greqi dhe se nuk i quante më myslimanët çamë popullsi turke. Po ashtu Ai deklaron: “Teza që është mbajtur nga ne deri më sot se ortodoksët shqiptarë janë grekë është e gabuar dhe e shkelmuar nga të gjithë. Me që ajo ka marrë të tatëpjetën dhe arriti pikën e rraskapitjes, mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë Vorio-Epiriote që mishëronin skajet më ekstreme të këtij mendimi të sëmurë”. Homazh për këtë burrë shteti të Greqisë mike, mesazhet e të cilit janë edhe sot më se aktuale. Në këtë atmosferë zhvillohen ngjarjet e kësaj drame, ku vajza e një gjenerali, e cila studion në një vend demokratik, arrin ta tronditë, ta shkundë dhe të triumfojë ndaj të atit me prirje ultranacionaliste dhe Vorio-Epiriote.

2

DASMË NË LUFTË

“Lidhur si fishekë gjerdani”

– Dramë –

                        Në kujtim të aktores së madhe Liza Laska, e cila i dha jetë kryerolit të nënës muhaxhire në këtë dramë.

Gjatë Luftës së Vlorës 1920, u mor vendimi nga Komiteti

i Mbrojtjes Kombëtare që të pajtoheshin hasmëritë.

Personazhet:

– Nëna muhaxhire

– Ganiu

– “Kosovari” (Hodo)

– Motra e Hodos

– Mërgimtari

– Xha Braho

– Milo

– Gjenerali italian

– Koloneli italian

– Ordinanca e gjeneralit

– Mësuesi

– Qytetari

3

NJË DASHURI BALLKANASE…

Dramë

                        Në kujtim të çlirimtarëve të Kosovës

Personazhet:

– Gery Pollit Gjeneral amerikan i NATO-s

– Greta Kapitene e NATO-s, psikologe

– Azemi Mësues

– Branko Shok fëminie i Azemit

– Ljuba Kushërirë e Brankos

– Sofia Nëna e Brankos

– Fatma Shoqe e Ljubës

– Sokoli Ish-nxënës i Azemit, luftëtar i UÇK-së

– Plaku Jovan Luleshitës

– (Një infermiere, një fëmijë )

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …