Albert Z. Zoli: Bisedë me një rus


Atë mëngjes marsi, së bashku me një shok, shkuam në Durrës për të bërë një vizitë te një mik i përbashkët. Moti ishte i ftohtë dhe binte një shi i imët. Takimin e kishim lenë aty ku pritej rruga e Durrësit me atë të Plazhit. Për t’ju shmangur shiut hymë në një lokal aty pranë, që mbante emërin “Kosova”. Zumë vend në një tavolinë në hyrje të lokalit. Mbas pak erdhi edhe shoku që prisnim. Në tavolinën në krah, na dëgjonte një burrë rreth të pesëdhjetave. Nga pamja e jashtme dukej që ishte i huaj, bile nga vendet nordike. Herë shikonte nga ne, herë nga një portet i madh i Adem Jasharit, vendosur mbi kokat tona. Për koiçidencë ajo ditë përkonte me trevjetorin e rënies së tij. I huaji shkruante e shkruante sikur të njihte gjuhën tonë. Pas pak ai u ngrit nga vendi dhe u afrua te ne.


       -Ju lutem mund të rri me ju, jam një mik i shqiptarëve-foli me copa fjalësh shqip duke na buzëqeshur.-jam nga Rusia-miq bashkë-vazhdoi me mundësinë e tij të komunikimit.


 


  -Nga jini?


 


          -Jam nga Moska. Më quajnë Aliosha. Gazetar. Babai im ka qenë oficer në Shqipëri, në Pashaliman. Ai më ka folur shumë për popullin tuaj. Nisa të mësoja vetë shqip. Dëgjoja vazhdimisht Radio-Tiranën. M’u kundërvunë shumë në vendin tim, kur flisja me admirim për shqiptarët. Më vinte inat që nuk e kuptonin realitetin. Kur nisi lufta isha përkrah të drejtës Kosovare. Shkova vetë në luftën e Kosovës. Aty dëgjova shumë edhe për Adem Jasharin. Për mua ai është mit. U gëzova shumë që e pashë në këtë lokal portretin e tij.


          -Pronari i këtij lokali është kosovar nga Drenica e Adem Jasharit, Naim Kapiti e quajnë-ndërhyri miku im durrsak.


         -Në Moskë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga një fis u vranë dymbëdhjetë vetë. Dhe ai fis është sinonim i patriotizmit, atdhedashurisë, pavdekësisë… edhe sot e kësaj dite është fisi më i respektuar në Rusi. Po Fisi Jashari, që ka 56 të vrarë nga dora e serbit? Ademi me fisin e tij do të jetë rasti më unik në botë, në gjithë historinë e popujve që kanë luftuar e luftojnë për pavarsi.


Ne e dëgjonim me vëmëndje dhe kurrë nuik na e merrte mendja se fjalë të tilla do t’i dëgjonim nga një rus…


 


 


Agim Pipa: Libri i Albert Zholit


 


I ngjan një këmbane të madhe qiellore. Që, përhap papushim dhe pafundësisht, zëra njerëzore dhe tinguj muzikorë, nga toka jone e mirë, deri në hapsirat e largëta të globit, atje ku jetojnë mijra njerëz, si pjesë e pandashme e popullit tonë. Sa më shumë afrohesh pranë RTSH, aq më shumë e dashuron atë. Sa më shumë i largohesh, aq më shumë të merr malli për të. Për gjithçka. Nga mëngjesi i butë, kur ti i drejtohesh aparatit të thjeshtë të radios dhe kërkon me intuitë valët e saj, për të dëgjuar zërin e ëmbël të spikeres, që të përshëndet: “Këtu Radio Tirana…me valë të mesme…Ju urojmë një ditë të mbarë të dashur bashkëkombas dhe bashkatdhetarë!”, deri në mbrëmjen e thellë, ku muzika e Zadesë, e Harapit, Gjonit, apo zëri I M.Xhemalit, V.Zelës, i grupeve polifonike apo i rapsodëve të magjishëm të bjeshkëve tona, të përcjellin në gjumin e mirë! Po ashtu ka ndodhur deri dje dhe me televizionin”.


 


Kujtimet


 


Po nis kujtimet dhe rrëfimet, për një pjesë të legjendave të mikrofonit të Radios. Mikrofonit, që, sa njerëz patën fatin dhe folën në membranën e tij magjike, u dashuruan me të dhe e quajtën të shenjtë.Ishin ditë vjeshte. Viti 1979. Unë hyra në godinën e bukur, që i ngjante një godine të kristaltë zërash dhe, përballja e parë, ishte zyra e drejtorit të saj. Zotit Klimi Misa. Si bashkëpuntor i afërm i Radios, unë kisha vite që udhëtoja me magnetofonin e rëndë dhe të saktë, “Uher”, që, sapo e vije në sup, të jepte një forcë dhe pothuaj të tjetërsonte. Të bënte pjesë të logjikës dhe arsyes së kombit tënd. Pjesë të kulturës dhe të traditës. Të ritmeve të zhvillimit dhe të kapërcimit të hapsirave, prej Tiranës, deri në Vermoshin e largët në veri dhe Konispolin e bukur, buzë piramidash kufitare, në jug. “Eja, djalosh…Në hekurudhën Fier-Vlorë, duhet të shkosh. Tek aksionistët. Reportazh, mbi punën për ndërtimin e hekurudhës dhe jetën e të rinjve tanë atje…Do të udhëtosh me makina të rastit. Shko në redaksi, tako Pandin e lajmeve, pastaj mer edhe “Uherin” dhe nisu. Tri ditë, mjaftojnë?” U bëra me fletë…Udhëtova me një “Skodë”, që çonte dhe merte puntorë, nga Parku i Mallrave, pranë shkollës së mesme Teknologjike, deri në kampin e aksionistëve, ne Levan…Pas tri ditësh, gjithçka u krye thjesht, mirë, bukur…Ishte kohë e artë…


 


Fundvitet ‘80


 


Por, do të vij tani tek fundvitet ’80 dhe fillimvitet ‘90. Kur Radio Tirana, u quajt aorta e madhe e zërave dhe ndërgjegjes kombëtare. E viteve të ndryshimit të madh. Që, po niste e po përgatitej prej vitesh, nëpër studiot dhe redaksitë. Nëpër  sheshet e punës, qytetet, fshatrat, shkollat, në Universitet, në uzina dhe punishte, fabrika dhe ferma, nëpër institucione dhe akademi shkencore. Janë të shumtë emrat e gazetarëve, regjisorëve. Të redaktorëve, folësve, shefave të redaksive, të dispeçërve, inxhinjerëve, teknikëve, montazhirëve, shoferëve dhe administratorëve. Prej të cilëve po kujtoj: Agron Cobanin, Kiço Fotjadhin, Timo Luton, Pandeli Shehun, Zamira Kolecin, Korab Hoxhën, Liljana Shanton, Arqile Ndinin, Alfred Kaninin, Xhelil Aliun, Afërdita Selimin, Feruze Bajon, Meropi Matlinë, një prej spikereve brilante të Radios dhe Elsa Xhain, Viron Notin, Agim Xhekën, Atli Dacin, Jani Durin, Vangjo Kozmain, Arjana Qatipin, Shefqet Mekon, Amilda Dymin, Adi Krastën, Valdete Andonin, Frida Shytin, Paulin Shkjezin, e sa e sa gazetarë, redaktorë, regjisorë, folës, dhe bashkëpuntorë të tjerë të redaksive dhe emisioneve të Radio Tiranës. Dhjetori i vitit 1990, ishte koha e provës së madhe. Atëhere, ishdrejtori I Radios, z.Thimi Nika, një gazetar me përvojë nga shtypi i shkruar, e ktheu zyrën e tij në një central, që gjeneronte ide dhe punë gjigande. Po tronditeshin themelet e ishdiktaturës. Dhe hapat duhet të hidheshin me kujdes. Por, duke prurë në mikrofonët e studiove, uraganin e madh të zërave popullorë. Të protestuesve të rrugës së Kavajës fillimisht, në korrik, që shpërthyen muret e ambasadave. Më pas, të studentëve. Të sindikalistëve, të qytetarëve të ngritur në revolucion, për mposhtjen e sistemit të kalbur të diktaturës. Dhe Radio Tirana, e dha provën e saj. Ishte provë zjarri, jo shaka…Ishte kohë, kur në studiot e transmetimit, natën e rënies së bustit të diktatorit, grupe ushtarakësh patrullonin nëpër koridoret e gjatë të Radios dhe jepnin urdhëra për transmetimin edhe të antimitingjeve dhe mbledhjeve të byrosë politike të asaj kohe, të kthyer në çerdhe intrigash dhe fantazmash. Që kërkonin kurbanë koka njerëzish, gazetarësh, teknikësh, folësish, teknikësh…Ishte koha e përplasjes së madhe. Dhe, Radio Tirana, e fitoi betejën. E fitoi sprovën, me kohën…Pas revolucionit, ne ishim të gjithë të lumtur. Me kolegen time Arjana Qatipi, gazetaren deri atëhere të emisioneve për gratë dhe femrat shqiptare, ideuam dhe çelëm një program të drejpërdrejtë, me problematikë dhe fytyrë sociale. Gjithpërfshirës. Me tre ore transmetim. Nga edicioni i radhës i lajmeve, marë nga redaksia e informacionit, deri tek rubrikat me debate, intervista, lojra argëtuese dhe zbavitëse radiofonike, muzika e përzgjedhur…dhe një grup vajzash, studente nga histori-filologjiku, apo maturante në gjimnazet e Tiranës, si bashkëpuntore të këtij programi, që, duke e menduar si një spektakël radiofonik, e quajtëm “Sot. Po nesër?” Për të hapur membranën e mikrofonit të Radios, për ta kthyer ate në një bashkëfolëse gjigande me zërat popullorë, ne hapëm edhe dy linja telefonike, të drejpërdrejta dhe, më ndihmën edhe të drejtorisë teknike në Radio, përgatitëm një bërthamë të vogël gazetarësh dhe një regjisore, për transmetime të drejtpërdrejta, me një studio levizëse modeste. Mbaj mend se, në Kuvendin e parë pluralist shqiptar, ate kohë, miratoheshin ligjet e para me debate të mëdha. Në portin e Durrësit vazhdonin dyndjet e njerëzve të dëshpëruar, që kërkonin të rrëmbenin për herë të dytë anijet, për të shkuar në Tokën e Premtuar për një jetë më të lumtur, ndërsa në rrugët e Tiranës, shiteshin ushqime të ardhura nga ndihmat për popullsinë e mbetur pa punë dhe pa përkrahje sociale. Programi “Sot. Po nesër?” ishte i pari, i drejpërdrejtë dhe treorësh ku, përmes telefonatash direkte, për herë të parë, hyri zëri i njerëzve të lirë, i pacensuruar, i pakontrolluar nga dora e hekurt e ishdrejtuesve partiakë konservatorë dhe dogmatikë. Sa përmes të ftuarve në studio dhe transmetimeve direkte me studion e vogël lëvizëse, aq edhe përmes telefonatave. Ku do të kujtoj debatin në telefon, ndërmjet gruas së ish-diktatorit, me një vajzë nga Tirana, studente, që fliste nga Universiteti i Torinos. U përplasën dy botë dhe fitoi e reja. Moderatorja e emisionit, Arjana, ndërhynte mençurisht me pyetje të sakta, tek të dy bashkëdialogueset, ndërsa drejtonte debatin, ndërsa vajzat në studio, duartrokisnin bashkëmoshataren e tyre…Po atë ditë, unë dhe kolegia tjetër, Amilda Dymi, transmetonim direkt nga Durrësi, revoltat e qindra njerëzve, që po përplaseshin me ushtrinë në dyert e portit…Ishte gjithckca direkt, për herë të parë. Ndërkaq, pas këtij program vijuan edhe dy të tjerë, në formë ciklesh. Por kulmin transmetimet direkte e arritën me programin “Zemër”, kushtuar emigrantëve shqiptarë…


 


Radio Tirana sot


 


Radio Tirana, sot vazhdon të transmetojë 24 orë në 24, me frekuenca që shtrihen në horizont, nga Shqipëria, deri në Amerikën e largët. Ajo i ngjan sërish një aorte gjigande, që përçon oksigjenin e miliona dëgjuesve, nga e gjithë bota. Për fat të mirë, disa prej ikonave të saj, vazhdojnë ende të punojnë në studiot dhe redaksitë e këtij institucioni të madh publik. Me këtë rast, unë dua të falenderoj gazetarin, publicistin, poetin dhe shkrimtarin Albert Zholi, që, me kulturën dhe saktësinë, dashurinë dhe talentin e tij, po mbjell një pemë të gjelbërt, në fushën e kulturës sonë kombëtare, përmes librit të tij, me pjesë brilante nga historia e Radio Televizionit Shqiptar. Punë të mbarë dhe faleminderit, Albert. Edhe ti, si pjesë e këtij institucioni të madh, ke gjurmët e tua të arta, përmes qindra emisioneve, lidhjeve direkte, reportazheve, poezive, skicave e tregimeve, komunikimit të madh me qindra e mijëra mërgimtarë, të cilët, tek fjala jote e mençur dhe e ëmbël, kanë gjetur shtegun drejt Atdheut. Kanë mësuar, kanë shkruar, kanë folur dhe kanë qarë hallet me ty, miku im, sikur të ishin fare pranë studios së Radios apo studios së Televizionit.Punë të mbarë miku im dhe faleminderit! Zëri yt, i ngjan shpresës. Dhe dritës. Librin tënd, do të doja ta mbanin në xhep miliona bashkëkombas dhe bashkëatdhetarë. Si pjesë gjithashtu të ndërgjegjes sonë kombëtare. Si pjesë të jetës dhe historisë së RadioTelevizionit tonë të dashur.


Mars 2010.


 


 


Albert Zoli:  Portat e hallit


 


Nga lindja gjer tek vdekja njeriu udhëton nëpër portat e hallit… Sa del nga një portë   halli hyn tek porta tjetër. Hyn pa trokitur  se ato janë të hapura  në dy kanatet  e padukëshme…Dhe nga njëra portë   tek tjetra, njeriu shpreson  e shpreson për t’i  dhënë  fund  asaj udhe  të  paudhë, por asnjëherë  nuk e sheh  dot fundin.Edhe portën e vdekjes  e gjen  hapur … Hyn edhe atje pa trokitur  për të vazhduar udhën e pasjetesës.


Deri në  cilën portë ke arritur o njeri ?!


E gjen  gëzimin  duke ecur  nëpër portat e hallit ?!


Pa kaluar në ato porta  nuk e kupton jetën ?!


Si?


E gjithë  jeta është HALL?!


Hall që jetohet?!…


Deri në cilën portë të hallit ke arritur o njeri?!


 “…ARAT PO I  LËNË, PO MARRIN  KURBETIN, CA MALLKOJNË  TOKËN, CA MALLKOJNË  SHTETIN…”


Është një orkestër e vogël me katër  vetë. Këndojnë dhe u  bien veglave  muzikore, duke i  rënë  cep më  cep  lagjeve  të  Athinës. Por  më shpesh i  gjen  nën këmbët  e Akropolit  e  në  lagjen “Plaka”, ku i gjetëm edhe ne  për  herë  të  parë …


Sa I  dëgjuam, menduam  se ishte  ndonjë kasetë  me  këngët e njohura përmetare. Së bashku me  një  shokun  tim, i afruam  këmbët  andej  nga  vinte ëmbëlsia  e  atyre  këngëve…


Ata  të katërt ishin pranë  murit  të një ndërtese. Të katër  esmerë, nga ata stërnipërit  e muzikantëve, që solli Pirroja  i madh nga Egjipti, që në Përmet  e gjetkë u  bënë djep- kënge. Sikur ishin vëllezër ngjanin. Klarinetisti ishte pak më i shkurtër …U binin veglave dhe këndonin  sic bëjnë grupet e herëshme përmetare, sidomos ai më famozi, grupi i Laver  Bariut. Ia kishin marrë vence një kënge  të vjetër, sikur të ishin në  grykën  e Këlcyrës e jo në këmbët  e Akropolit:


“Në qivur të shtrinë,


Të veshën si nuse.


Sa hije të kishin,


Të shkretat baluke!


Rreth këngës grumbulloheshin  e grumbulloheshin  shqiptarë e turistë  të ardhur  ‘pranë bukurisë  greke…Ne dëgjonim si pa  marrë frymë  e  ata këndonin :


“…Te gorica plakë,


Po ta bëjnë  varrë.


Pleqtë  po  rrëmojnë …


Beqarët po qajnë …


Edhe ne na mori  kënga  dhe thoshim nëpër  buzë :


“Pleqtë  po  rrëmojnë/Beqarët  po qajnë …


Disa turistë nordikë, kështu dukeshin nga trupat  e gjatë  e nga tiparet e theksuara  të bardha, sic i  themi ne shqiptarët “të shpëlarë”, hodhën disa monedha në kapakun e violinës dhe ngatërruan disa fjalë, që donin të thoshoshin, “tjetër..tjetër”


Aq donin ezmerët:


 “…Kishe  dalë e rrije, afër trëndafilit,


Të digjej jeleku, nga zjarret e gjirit…”..Ah..zjarret…


Bravoo, bravoo!-folën dy nga “të shpëlarët”…


Neve sa nuk bëheshim me  krahë nga gëzimi  e krenaria. Në ato caste


mu kujtua një thënie e një filozofi: “ Popujt që kanë këngë të bukura, kanë të ardhme …” E kujtova këtë thënie  dhe psherëtiva. “Ku është e ardhmja  e këtijë populli  këngëbukur si i yni?!!…” dhe shoh me keqardhje bashkëatdhetarët  e mi të ikur tufa-tufa, nëpër udhët e botës…. Dhe këngëtarët derdhnin  shpirtin e tyre në këngë  për të kënaqur zotërinjtë  portë më portë  e lagje më  lagje. Dhe ata si ta kishin  lexuar  dhimbjen time, ia morën një këngë tjetër: Një këngë të dhimbëshme  kurbeti:


 “…C’ka që s’mbin bari në qafë ?


Nga lotët  që derdhnin gratë !


Marrin rrugën e kurbetit


Dhe s’e  dimë c’vjen prej detit ?


Rruga jonë, dreq o rrugë,


Zgjatet për një  copë bukë…”


Një vogëlushe  u lëshua nga dora e nënës  dhe i dhuroi një trëndafil  të kuq  atij me  klarinetë qe po e magjepste kete kenege. Klarinetisti e vuri karafilin  diku, aty nga qante klarineta : “…Djemtë e burrat tanë, shpirt e zemër vrarë,


Arat po i lënë  pa i hedhur farë.


Arat po i lenë  po marrin kurbetin,


Ca mallkojnë tokën, ca mallkojnë shtetin…”


Ikëm me dhimbjen e gëzimit, që na kish mbushur  shpirtin dhe na derdhej  si kënga  pambarim e katër esmerve.


 


 


Albert  Z. Zholi: “Malboro”


 


Vila ishte  e rrethuar  me mure    lartë, e  më një portë  rrëshqitëse  elektrike. Brenda  mureve  një  kopësht  me  gjithëlloj  pemësh  e  lulesh. Vila ngrihej katër  kate  me  ballkone    gjelbëruar  e  me  dritare, dyer    veshur  me  xhama dritëthithës  ngjyrë  gjethe  portokalli,. ë  të dy  anët e ndërtesës  ishin  vendosur  dy kolibe  ngjyrë limoni, ku  ngrinin  veshët  e mprehtë  dy qenë  leshataorë. Në    djathtë  shtrihej  e futej  thellë  një  garazh, ku  një  djaloshi  veshur  me  kominoshe, pastronte  pesë  makinat “Mercedes –Bens” ku  në plan    parë  ndriçonin një  ngjyrë  bardhë  e  një  ngjyrë mente…


 


Derën  qëndrore  e  hapi   një  vajzë  e  veshur  me  përparëse  e  kordele të  bardhë. Lindita e ndoqi pas  vajzën me të  bardha  e  u  gjed    një  sallon të  madh, me kolltuqe    rëndë  e  shandanë, që  ndriconin  edhe të   pandezur, me  qylyma persianë, ku  këmba  fshihej  e dukej, mes  luleve ngjyrëndezura   e me muret  mbushur  me  piktura  klasike, të  bëra  e të  stërbëra  me  mijëra  herë    nga  jeta  e piktorëve. Në  një  nga  kolltuqet  e rëndë  afër  oxhakut, ishte  ulur  Zonja. Këmbët  i  kish  rënduar  mbi  njëra-tjetrën dhe  një  fustan  i  gjatë  i  kish  fshehur  gjithë  bukuritë  e tyre. Tymoste  me  përtaci  cigare “ Malboro”, duke  e hedhur  cigaren  nga  njëra  dorë  tek  tjetra, sikur  gishtat  e ngarkuar, me s’dihet  sa  unaza, të  mos  e duronin dot  edhe  atë  send  tymues . Lindita  u  afrua e  ndrojtur.Gjithë  ai  luks  i  rëndë, me në  krye  Zonjën “Malboro” iu  duk  si në  përrallat  e  Njëmijë  e  një Netëve .


 


-Mirdita !- e përshëndeti  ajo greqisht.


 


-Mirdita!-ia  ktheu  zonja, duke  lëshuar  një  shëllungë  tymi të bardhë, nga  goja, e  duke i  shëtitur  sytë  nga  koka  tek këmbët  e  Linditës. Lindita  kishte  një   bukuri  tërheqëse. Sapo  e kish festuar 25 –vjetorin  e  jetës dhe një-vjetorin  e martesës. Fëmijë  nuk  kishte. Dukej    tepër  vajzë se nuse.


 


Zonja  po  ia  fuste  sytë  e saj  ku të  mundëte: Në  sy  e në buzët  gjysmë    çelura, në  vrimat  e veshit, e në  qafën  e bardhë  e të  shëndetëshme, në  gjoksin e  hedhur e në frymëmarrjen e ndruajtur, pastaj i  ndaloi  tek  shuplakat  e duarve  dhe foli:


 


-E dini  mirë  greqishten ?-Dhe  zëri i  saj u    i  fortë e ngacmues.


 


-Jo shumë mirë .Po  mësoj  çdo  ditë  me  medodikë  dhe fjalor. Di të komunikoj  mirë     anglisht dhe italisht.


 


-Si? Anglisht  dhe  italisht’ Ku  i ke  mësuar?—Dhe zonja  lëvizi të  ndenjurat  e trasha  në kolltuk, bëri  ndërrimin   e këmbëve mbi  këmbë  dhe  lëshoi  bishtin  e cigares    një  tavolinë argjendi.


 


-Në  universitet – foli më  kurajoze  Lindita, kam  mbaruar  shkollën e  lartë  për  ekonomiste. Zonja   e shtëpisë  shfaqi  një  qeshje  ironike në fytyrë, duke  përdorur   vetëm sytë dhe buza.  Duke lëvizur muskujt  e faqeve    tulta . Dhe  foli:


 


-Universitetet   shqiptare  nuk  pijnë ujë  në Evropë – dhe  lëvizi gishtat   e dorës së majtë  sikur  donte  t’i shlodhte  nga  pesha  e të  florinjtave, apo t’i tregonte  shërbëtores me  universitete  se  para  gishtave    saj  nuk  kishte  vlerë  shkolla  e lartë …Por  përsëri  pyeti, si  për  t’u siguruar, për  c’kish  dëgjuar.


 


-Dhe  sa  vjet  shkollë  keni  kështu ??


 


-Gjashtëmbëdhjetë  dhe  një  vit  pasuniversitar, gjithsej  shtatëmbëdhjetë – ia numëroi      Lindita, për të  lënë  zonjën të  shtypte  trurin  në llogaritje.


 


Makinën larëse  dini  ta  përdorni?-pyeti  përsëri Zonja –


 


-Po!- u  përgjigj  shkurt  Lindita.


 


-Po fshesën  me  korent – pyeti  përsëri  Zonja, sikur  donte  që një   nga  pyetjet  e saj    dilte  mbi  dijet  e  shqiptares  së ditur.


 


-Po, di ta  përdor edhe  fshesën elektrike – u  përgjigj  përsëri  shkurt  Lindita .


 


-Gjëra    tilla kishit në  vendin  tuaj ?


 


-Makinë larëse, gati, ka çdo  familje. Unë kam  patur edhe  fshesë  elektrike – e  sqaroi  Lindita, duke  ndenjur, ashtu, në  këmbë, si në provimet e  shkollës.


 


-Po këtu ç’ke mësuar?-pyeti përsëri  Zonja, duke  pritur  përgjigjen    donte.


 


-Edhe këtu  kam mësuar  shumë  gjëra, në  radhë të  parë  si    punoj në  shtëpi zonjash e si t’i respektoj  Zonjat…


 


Zonja  qeshi  për  herë    parë me faqet  e tulëta  dhe u  ngrit nga  kolltuku.


 


 


Albert Z. Zholi: Sytë   e  Dorianës


 


Sa  hyri në  vagonin e  trenit  shtangu.  Përballë iu  shfaq  ajo …  Flokët prerë shkurt si atherë. Simpatike. Energjike. Sytë e zinj që i xixëllonin. Shatmesatare por elegante. Flokët gështenjë të shtrira. Edhe ajo  e pa  dhe mbeti ashtu  sy hapur  si ai…


Treni  nisi  udhën  nëpër  shina …Por  ai nuk e  dëgjonte …


 


-Ec, Luan…lëviz mos  gjejmë  ndonjë  vend – i  foli  e shoqja, por  ai  akoma  rrinte  i  hutuar  nga ajo  përballje  tronditëse…


 


-Pse  ndalove?  Ec  se  nuk  rri   dot në  këmbë ! – foli  përsri  e  shoqja. Ai  bëri sikur  lëvizi  sa  i  hapi   rrugë    shoqes. Një  djalosh u ngrit nga  vendi  dhe ajo  u  ul. Ai  rrinte    këmbë  duke  shqyer  sytë  a  duke  shqyer  zemrën, a  duke  shqyer  trurin ???  Ai takim  sysh  i  befasishëm me  Dorianën, e  tronditi  aq  shumë  sa  e harroi  veten…Edhe ajo e shihte pa  fjalë  sysh …Sytë  flasin   shumë, por  ata  vetëm shiheshin, e  sytë  e tyre  nuk  kishin  forcë  fjale …


 


Sytë  e Dorianës  u  shkrinë dhe  loti  iu këput  mbi  faqe…


 


Tashti  edhe  sytë e tij u  zgjuan  e  donin  të flisnin  e    dëgjonin … Sytë   kanë kodin e  tyre    bisedës …Thonë  fjalë urrejtjeje  e  fjalë  dashurie, pa i  dëgjuar  kush   e  pa  i zbuluar  kush  të thënat  e tyre …Edhe  kur  s’ishte bërë fjala  gjuha  e  syve  ishte …Edhe  gjuha  e shpirtit  tek  sytë, e  më mirë, atë gjuhë  e dijnë  dashnorët…


 


Kur  dy të dashuruarit kanë  vendosur  kodin e  syve, e  cdo   ditë mësojnë  e thonë fjalë  zemre, ata  bëhen    të bukur  e  jeta  e  tyre  merr kuptim …Vetëm  Doriana  dhe Luani  e  dinë  se  ç’flasin  sytë  e tyre…


 


 


  një  mbrëmje  vallëzimi    shkollë:


 


 


Mbrëmja  organizohej    prag të  Vitit të  Ri. Nga  mesi  i  mbrëmjes , një  vajzë  e vitit të parë  u   gjend pranë tijë  e  i propozoi. “ Mund  të vallëzojmë”? Ai s’ishte ngritur  asnjëherë në  vallëzim atë  mbrëmje, se nuk  ndjejhej  mirë, bile  nuk  donte  as  të vinte, por  nuk  ua  prishte dot shokëve …Pa  i folur  vajzës  u ngrit. Ajo  kërcente  bukur, sikur  vallëzonte me  krah    ngjasim  fluture. Vallëzonin e  heshtnin.Sytë  nuk  shihnin  tek   sytë, veç  ndjenin  afërsinë  e  dy  trupave    një  prani    heshtur.


 


Ashtu  sic  ishin, kokëulur, nisën të flisnin …Kur  sytë  akoma  nuk  shihnin  tek  sytë, duhej  fjala  të thoshte  ato që  thuhen  zakonisht në  mbrëmje    tilla: “ Nga je?…Jeni  interesante..Si e  keni  emrin?… Sa zë    ëmbël që  kini?… Shkolla ç’thotë?… Ohu, petagogët ashtu  e kanë …Ju  pëlqen  letërsia? Unë  lexoj  shumë  poezi…Mua më  pëlqejnë  romanet”…Gati këto biseda  bëhen  mes  vallëzuesëve, sidomos    vallëzimet e  lehta, ku  i  lihet   vend  edhe fjalës … Pastaj  muzika  mbaron Ata  përshëndeten dhe  ndahen.Ndodh që djali  e  shoqëron  vajzën  deri  tek  vendi i  saj, për  t’u  treguar  i  sjellshëm, por    të shumtat  e rasteve, djemtë bëjnë  ndonjë  lëvizje  çapkënçe, sa  ndahen  nga vajza  e me  hapa të gjata  zënë  vendin   e tyre …


 


Kur  zuri  vend  Luani  mendoi: “ Sa  budalla u  tregova ?  Thashë  budallaliqe  me  thasë … Po  dhe ajo ç’më  tha? E ç’mund  të thoshte  ajo  kur unë  i flisja për  hënën  e  për  pyjet?!…Hiç!   Mora  vesh    është  nga  Sh…..  dhe kaq…E, më  tha  emrin  Doriana  Duro. Unë  s’mbaj  mend  ia  thash e emrin  tim ? Më  mirë    mos  flisnim fare …”


 


Edhe  Doriana  mendonte, aty përballë: “ Po  unë  ç’bëra  ashtu?! Sa  budallaqe    u tregova ?! Mirë  që vajta  e  ngrita    vallëzim , por  mu   zgjidh  edhe gjuha …Thashë  ndonjë  fjalë të  mençur ? Kot  fola  si  e jëma  e Zeqos    majë    thanës fola…Ai më  pyeste  e  unë  i  përgjigjesha …kështu e  kanë  djemtë    pyesin …por  edhe unë  e pyeta  sa… E pyeta  dhe s’mbaj  mend  se ç’i    thashë ?… Për  emrin  kot  e pyeta … Ehuu, të  gjitha  kot  i  bëj  unë …”


 


Kështu  mendonin    dy, sa  mbaruan  vallëzimin. Vec  sytë ë heshtnin  siç  kishin  heshtur …Ata  nuk  kishin  se  ç’të  tregonin …


 


 


Në një  eskursion në  malin  e Dajtit:


 


 


 Ishte  tetor. Gati  kish kaluar  një  vit  nga ajo  mbrëmje  e  nga  ai  vallëzim. Disa herë ishin  parë, por  sytë  nuk  tregonin    fshehtat  e  tyre… “ Dhe të  patreguarit  kanë  vlerë… Sytë  e prisnin  shikimin  e  njëri-tjetrit.       Pastaj  i  grumbullonin  shikimet  aty brenda  e  i celsonin  me  kujdesin      madh  në zemra.


 


… Në atë  gati  një  vit  ata  kishin  mësuar  gjuhën   e syve…


 


Shokët  luanin  volejboll. Ata të  tërhequr  mënjanë  ndjenin  njëri-tjetrin    bisedë  sysh :


 


Sytë  e atij: “ Të dua  Doriana!” dhe me  ato  fjalë i  godisnin  fort  e    fort  sytë  e saj.Sikur  nxirrnin  shatërvan  rrezesh  ata  sy…


 


Sytë  e saj:… “ Ua mama, më  tha    DUA! Po unë ?!…  dhe sytë  e saj  u ndezën, sa  edhe  faqet, nën  sy, u  prushëruan…


 


Sytë  e tij: “Doriana    dua”!  dhe e goditën edhe  tri  herë  me ato  fjalë.


 


Sytë  e saj: “ Sa  e lumtur  jam! E lumtur  e gjitha, e  gjitha …”


 


Sytë  e atij: Të dua  Doriana!…”


 


Sytë   e saj: Do të    duash  gjithmonë ?!…


 


Sytë  e tij: Eva të  dua!


 


Sytë  e saj: Gjithmonë, gjithmonë???…


 


Sytë  e tij: Po  tashti?


 


Sytë  e saj:Hë  puthmë  ç’pret??…


 


Sytë  e  saj: U   mbyllën në  heshtje  kënaqësie.


 


Sytë e tij. Nuk  folën më.


 


 


 


 Ditë  e premte  ishte  ajo  ditë. Ditë   e  premte  marsi. Ajo sa  kish  mbaruar  provimin e  psikologjisë  dhe qe  vlerësuar me  notën  10. Petagogu i  psikologjisë  ishte  një djalë  i ri   e simpatik. Mbasi  kishin ikur    gjithë  ajo  kish  mbetur  vetëm    korridor  me profesorin.


 


– Ishe  shumë lart   sot – i foli  ai


 


-Sinqerisht  flisni ? – e  pyeti  ajo.


 


Sinqerisht ! Pastaj me  një  femër  si ti, vetëm  sinqerisht flitet.


 


Ti  je e gjitha  për  t’u  admiruar …


 


-Haha ha…- qeshi ajo  dhe    atë  vrull  qeshje e puthi  në faqe.-      Mirupafshim  profesor, faleminderit!- e  përshëndeti  dhe iku  me  vrap  sikur  po  fluturonte.


 


“Si e  bëra ? E putha  pa  kuptuar …Sa  inat    vjen ! Nuk më  pa njeri, por  ç’vlerë  kanë  sytë e  botës  kur  e panë  sytë  e mi  atë    bëra?…


 


E putha  si  pa  gjë të keq … S’e  kam  bërë asnjëherë  këtë… Po  Luanit si  t’I  them? …Do të më  kuptojë  po t’ia  them  apo… Po  sikur  ta  harroj  fare  atë    bëra ?!… Do ta  harroj ! Larg  vetes e  larg Luanit!…”


 


 


 


 


 


  takimin e  mbrëmjes  me Luanin


 


 


 


Ai: Ç’ke  sonte?


 


Ajo. Hiç.


 


Ai: Diç  ke   se kështu nuk  të kam parë  kurrë?!…


 


Ajo: Më  dhemb koka. ( Po  sikur  t’ia them  tani’) Jo, jo  ai nuk di gjë)


 


Ai: Ti më  ke    thënë se  uën jam  ilaç  për  cdo  sëmundje … ( Do të  jetë  e vërtet ë  ajo  që më tha ai? Jo, jo).


 


Ajo: Do të  më falësh  sot, por  nuk  jam  mirë  me    vërtetë …


 


Ai: ( Ti  them apo    pres  edhe  ca?… Le      tregojë vetë  se  ç’ka  bërë).


 


Ajo: ( Ç’bëra  që nuk i  tregova?! Tashti mu  lidh në  fyt, nuk  flas  dot ?


 


Ai: Mos  je  zënë me  njeri?


 


Ajo: Jo. ( bobo ç’bëra?!…)


 


Ai: Mos  ke  gjë për të    treguar: ( Kot po  i  bie    qafë …Ajo  nuk  më fsheh  gjë…)


 


Ajo: Unë …( jo nuk  mundem tashti është vonë…)  nuk  kam gjë  për të  thënë.


 


Ai: Asgjë” Asgjë? ( t’ja  them    mirë  c’më tha  ai  që e kish parë, pse  ta mbaj  brenda  pa të vërtetë ?!…)


 


Ajo: Asgjë!… ( tashti cdo gjë  mori  fund  nuk  mundem…një  gënjeshtër mbyt dhjet    vërteta …)


 


Ai: Pa  mendohu! ( kot po  e rëndoj…)


 


Ajo: S’kam ç’të  mendoj …nuk  mendoj dot më …


 


Ai: Po  profesorin ?… Arjanin  atë bukuroshin ?…


 


Ajo: ( sytë  iu  mbytën me  lotë ), Jo… nuk  është  ashtu , ndodhi  por …


 


Ai:Si? Më  gënjyen ata  sy ?… Po më  gënjejnë ?…


 


Ajo: Po…jo…oh…


 


Ai: Lamtumirë Eva…Nuk  i shoh  dot  sytë  e gënjeshtërt…


 


Ajo: Joo…joo…


 


Ai: ( E humba  një  sy ….e  humba)


 


Ajo: të dy  sytë  nuk  i kam më, nuk  mund    shikoj…)


 


 Treni ndaloi. Në  atë stacion  Doriana  do të  zbriste. U  panë në  sytë  e njëri-tjetrit.


 


Sytë  e Doriana: Unë    dua  akoma  Luan… Faji  ishte  imi… ti u martove, por  unë …     Nuk  i  ndërroj  dot  sytë  e tu… E di që jam kokforte. Inatçie


 


Sytë  e Luanit: ( Nuk  mundnin  të flisnin  asnjë  fjalë … fjalët  e  fundit  i kishin  thënë  atë natë  tetori :” Lamtumirë  Doriana. Nuk i  shoh  dot  sytë  e tu. Tije kokforte dhe nuk munde kurrë ta kuptosh ndjenjën e vërtetë. Dashuria falet kur gjen të veçantën tek njeriu. Ti luan me ndjenjat e tjetrit. Luan edhe kur e din se gabon”) . Vetëm  një  psherëtimë  i  rëndoi  gjoksin…

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …