Qeveria e Kosoves është shume e madhe më këtë numër rekord të ministrive që ka tani, ky numër kaq i madhi ministrive vetëm e dëmton buxhetin e Republikës së Kosovës.
Në krahasim më qeveritë e shteteve tjera, qeveria e Republikës së Kosovës po thyen edhe një rekord tjetër ndërkombëtar, të cilën mund ta quajm ”Qeveri e ministrave dhe zv. ministrave”.
Qeveri e Republikës së Kosovës ka 22 ministra, dhe 70 zv. ministra dhe 200 këshilltarë.
Paga e ministrit rreth 1400 euro, paga e zv. ministrit rreth 1100 euro ndërsa paga e një këshilltari të ministrit sillet rreth 600 euro ndërsa e këshilltarit të kryeministrit marrin pagë mujore prej rreth 1500 euro.
Sipas një kalkulimi të thjeshtë del se pagat e ministrave për një vitë arrijnë shifren 369,600 euro, ndersa pagat e zv. ministrave arrijnë shifren 924,000 euro, ndersa pagat e këshilltarëve të kryeministrit dhe të ministrave brenda vitit nga buxheti i Kosovës shpenzohen rreth 2 milionë euro.
Në anën tjetër opozita na është fiksuar pak në pagat dhe meditjet që po i marrin pa punuar fare, dhe mungesa e tyre në Kuvendin e Kosovës është shum e madhe.
Sikur të punonte opozita në Kuvend, sa ka punuar në fushatë, sot qytetarët do të buzëqeshnin.
Edhe qeverinë edhe opozitën po i bashkon një qëllim, shfrytëzimi maksimal i buxhetit të Kosovës.
Nje Qeveri kaq e madhe eshte e demshme per buxhetin e shtetit.