Albert Zholi: Flet këngëtari i mirënjohur, Ylli Baka

Albert Zholi: Flet këngëtari i mirënjohur, Ylli Baka

Kënga e nënës po thyen rekorde. “Mirëmëngjes  nëna ime” është bërë një hit për një javë.

I kam kënduar babait, dashurisë, por kënga për nënën më ka mbushur me lot

Këngëtari i mirënjohur, Ylli Baka ka vite që është një ndër këngëtarët më të kërkuar në tregun muzikor. Me një zë karakteristik, me një zë plot ngjyra dhe  bukuri natyrale ai është i kërkuar kudo në botë ku ka emigrant shqiptarë por më shumë në Amerikë.  i thjeshtë i dashur, miqësor, Ylli të bën për vete në bisedë. Të bën çudi mënyra e komunikimit, pasi ai në çdo bisedë fjalën mik e ka gjënë më të shenjtë. Për të miqësia është investimi më I bukur në jetë. Me miq thekson Ylli arrihen rezultate, bëhen mrekullira, arrihen maja. Vetëm je njeri pa vlerë. Kënga e fundit :Mirëmëngjesi nëna ime” jashtë çdo parashikimi të tij po thyen rekorde. Ajo për afro 15 ditë po arrin një milion klikime. Zëri tij, orkestra, por mbi të gjitha dhe teksti I Jorgo Papingjit të tria në unitet ka bërë që klipi I ri të arrijë majat. Kjo këngë po bëhet pjesë e çdo familjeje shqiptare kudo në botë. Kjo është magjia e zërit ë Ylli Bakës, magjia e interpretimit të tij brilant por mbi të gjitha e  mirësisë që ai përcjell kudo që shkon.

-Si Lindi ideja për këtë këngë?

Një ditë miku im,  kompozitori Mario Bregu, më bëri me dije për një vijë melodike me fyell të interpretuar nga virtuosi Mandi Xhambazi. Janë dy miqtë e mi premtues në fushat e tyre. Mario më tha që kjo melodi është në ideimin tënd muzikor. E dëgjova me kureshtje dhe atë moment nuk dhashë arsye. Madje thashë nuk më pëlqen. U largova pa dhënë për ta se si do vazhdohej. Por melodia më pas s’më hiqej nga mendja.. Seç kishte ai fyell diçka magjike që të lidhte me tingujt baritor që kur i dëgjon maleve të shtangnin. Gjithmonë melodia e fyellit më ka mbërthyer dhe më ka bërë për vete. Ka diçka hyjnore se dhe barinjtë në majë maleve duket se bisedojnë me zotin se janë afër tyre dhe të vetmuar. Tingujt e fyejve kanë dhe një mall që lidhet me largësinë e mërgimtarit pasi dhe barinjtë janë si migrues brenda vendit të tyre. Gjatë mbrëmjes e përcolla  shumë herë melodinë dhe pas disa ditësh kur po kthehesha nga puna  vendosa që të bëj një klip për nënat. Erdhi rrëmbyeshëm kjo dëshirë. Ishte si një ndjenjë e brendshme që po gjente momentin të shpërthente.  Pasi e mendova mirë bashkë me dy miqtë e mi shkova direkt në studio…

-Sigurisht një pjesë të mirë të suksesit të këngës e ka dhe autori I tekstit. Kush është autori i saj?

Unë po e them me forcë se një këngëtar nuk mund të triumfojë I vetëm kurrë. Suksesi vjen me miq me bashkëpunëtorë. Dhe unë një pjesë të suksesit e kam nga bashkëpunëtorët. Edhe kjo këngë më ofroi bashkëpunëtorë të shkëlqyer. Autori I tekstit të kësaj kënge është poeti I mirënjohur Jorgo Papingji. Pra pasi shkuam në studio dhe e përpunuam dhe e dëgjuam  shkuam të nesërmen tek Jorgua… Ishte i sëmurë por sa I thashë që kam një këngë të re që dua ta kem me ty la shtratin dhe erdhi menjëherë. Ky është Jorgo, njeriu me zemër të madhe. E bëmë tekstin për gjysmë ore, kënga mori besimin dhe uratën.  Ka shumë nostalgji, dhimbje, popull brenda kënga. Tani them që në një javë ka mijëra komente dhe klikime në YouTube. Ka marrë dhenë sepse kënga “Nënë” nuk ka të bëjë vetëm me refugjatët që u mungon, por dhe për ne.

-Po për klipin si veprove?

Pyes mikun tim, parodistin nga Vlora, Afrim Agalliun,  se më duhet një aktore ën rolin e nënës. I shpjegoj këngën se si duhet të jetë në xhirim. Doja ti jepja detaje. Ai më dëgjoi dhe më tha çfarë do nga mua. I thashë që dua një aktore për rolin e nënës. Pak më vonë ai më thotë ta gjeta. Më ofroi aktoren Lavdie Bisha. Një aktore plot temperament. Një aktore që e futi Brenda personazhin e nënës si të ishte nëna vetë në rolin e jetës. Ajo e ndriti klipin, tamam si një nënë e vuajtur. Dua të theksoj se erdhi për mua nga Italia, xhiroi dhe iku prapë. Një artiste e rrallë. E xhirova me MAX production për dy orë. Ndaj tani që po flasim “Mirwmëngjes nëna ime” është bërë një hit për një javë.

-Ku e ndjen të veçantën?

Te tingulli, muzika, interpretimi, teksti, një unifikim I rrallë. Sa dëgjojnë njerëzit këtë, tekst fillojnë të gjithë qajnë. Një strofë: mirwmëngjes nëna ime, si je sot si u gdhive/ thuam ç’të ka munduar,/që gjithë natën ke qenë zgjuar! E thotë nëna: a more bir të keqen nëna/ natë e ditë të shoh në ëndrra,/ngrihem e dëgjoj e mjera/ mos troket njeri te dera. Në fund mbaron: E lus zotin atje lart/ se për juve kam merak/ të ju shoh të gjithve bashkë. Dmth nëna prêt dhe fëmijët që janë larguar, dhe fëmijët që janë në mërgim, rikthimin e fëmijëve. Jo vetëm në termin e migrimit, por e kujdesit në përgjithësi nga ana e nënës, që merr e pyet çdo moment për ne.

-Pse ja besove Jorgo Papingjit këtë?

Ja besova sepse unë historikisht kam punuar me dy pena të forta, me Arben Dukën dhe Jorgo Papingjin. Nuk e di pse atë ditë, u drejtova te Jorgua dhe pse unë punoj dhe vetë me tekstin. Port ë jem I sinqertë Jorgo është pak më I thjeshtë, më I qetë në bisedë, më I shtruar, kështu ia besova atij.

-Pra thua është i realizuar si tekst?

Nuk ke çfarë i shton. I ka thënë të gjitha. Brenda në vargje ka mallin, dhimbjen, trishtimin, ankthin, pritjen, dëshirën, kujdesin, pagjumësinë, çdo gjë të bukur që ka lidhje me nënën. Unë them se si kjo këngë skam për të bërë këngë më të bukur. I ka kaluar parashikimet. Mendoj se duhej kjo këngë, sepse kam bërë këngë për baballarët, qytetet, dashurinë, shoferin,  kam bërë për tërë Shqipërinë edhe babain tim e kam nxjerrë në një klip. Mungonte nëna.

-Çfarë veçon tek klipi ri?

Ky klip është një harmoni mes kompozitorit, këngëtarit dhe tekstit. Rrallë ndodh kjo harmoni e tillë. Kjo tregon dhe për dashurinë e bashkëpunimit. Unë kam bashkëpunuar me shumë. kompozitorë, poetë, muzikantë, por pa ata s’mund të bësh dot asgjë.

Cili është mesazhi i kësaj kënge?

Një sekret profesional, të gjitha këngët që xhiroj nga kolegë, miq dhe të huaja, të gjitha kanë sukses. Kemi këngët e patriotëve tanë, të Grupit të Ali Pashës që janë të pathyeshme. Të thyesh hite është shumë e vështirë. Kanë kënduar shumë për nënën, kushdo ka kënduar. Por që të thyesh këto hite, është shumë e vështirë. Pra me këtë klip mendoj se kemi thyer hite. Vetëm me dy fjalë e kemi thyer hitin apo hitet e mëparshme. Kemi sjellë atë që se ka gjetur njeri. Dhe mesazhi është ky: “mirwmëngjes nëna ime” kjo ishte fjala sekrete dhe vija melodike me fyell.   Ky është sekreti. Kjo ishte dhe mbetet specifika e këngës. Fjalët janë kënga. Nëse nuk di si të goditësh me fjalë, sado e bukur të jetë muzika, nuk bën dot gjë. Në këtë këngë harmonizuam çdo gjë. Ta gëzoni këngën nëna të dashura.

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …