Albert Zholi: TELENOVELA MBAROI....Në RTSH doli tymi i bardhë! Eni Vasili drejtore e re e RTSH!

Albert Zholi: TELENOVELA MBAROI….Në RTSH doli tymi i bardhë! Eni Vasili drejtore e re e RTSH!

Urime! Suksese! Nuk dua kurrsesi ta paragjykoj kurrë! Por të jesh drejtore e RTSH me një histori të rrallë duhet të jesh shkrimtare, gazetare, me kulturë të gjerë, autore librash, duhet ta fillosh nga balta, mali, problemet jo nga studioja. RTSH është një Kuti Pandore që të zbërthen para se ta zbërshesh. Kam bërë dy libra për RTSH dhe kam njohur aty personalitete që më kanë lënë pa fjalë. Kam rreth 79 intervista me folësit e parë që nga Stoli Beli dhe deri te Kiço Fotjadhi apo Tefta Radi edhe deri tek montazhierët, kameremanët si Bujar Kore etj., moderatorët si Silvana Braçe apo regjisorët si Mevlan Shanaj apo Albert Minga…. ..Personalitete me peshë në median shqiptare që me dijet kulturën e tyre më kanë shtangur. Kam qenë bashkëpunëtor i Radios dhe Televizionit në vitet 2001-2011 në Rubrikat për Emigracionin, dhe aty kam bërë një Universitet me vete, kam mësuar shumë nga disa burra dhe gra zonja që flisnin me punë dhe kurrë nuk mburreshin. Për ata/ ato fliste puna. Dëshiroj që dhe Eni të arrij këto lartësi! Të duash të bëhesh artiste është një anë e medaljes por që të arrish të bëhesh artiste është pjesa që të rëndon si guri Sizifit! Dështira është tjetër, realiteti krejt, krejt tjetër. Dështimet kanë qenë pjesë rutinë e drejtorëve të RTSH. Kjo besoj se drejtuesit kanë qenë ofruar nga politika jo nga aftësitë! Ky vend ka perosnalitete që të drejtojnë RAI UNO dhe jo më RTSH…Por ja që nuk ndodh si në Itali, Gjermani apo gjetiu në Evropë! Ndoshta tek ty flenë këto ide dhe mendime organizimi Eni. Mbase, ndoshta, zgjohen në interes të Televizionit tonë që mbetet nëna e të gjitha televizioneve shqiptare. RTSH mbetet një gjigand që koha e ka lënë qëllimisht në harresë por që brenda ka thesare të paçmuar. Aty është historia më delikate e popullit shqiptar!Urime Eni!

Kontrolloni gjithashtu

Mentor I. BARANI: Prof. dr. Xhevat Domi, kolos i shkencës dhe arsimit veterinar

Mentor I. BARANI: Prof. dr. Xhevat Domi, kolos i shkencës dhe arsimit veterinar

Në një akademi përkujtimore, familjarë, kolegë, studentë dhe miq nderuan jetën dhe veprën e Prof. dr. …