leoni

Albin Kurti

Albin Kurti: 1.2 milion vaksina do të mjaftojnë për vaksinimin e 60% të popullsisë dhe imunizimin e vitit 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në rrjetin social ka reaguar pasi sigurimit të 1.2 milion vaksinave, të cilat pritet të vijnë deri në fund të vitit. Kurti tha se me sigurimin e këtyre vaksinave u imunizoua viti 2021. Sipas kalkulimeve të Kurtit, 1.2 milion vaksina do të mjaftojnë për vaksinimin e 60% të popullsisë. Ministria e Shëndetësisë arriti marrëveshje për sigurimin e vaksinave me kompaninë farmaceutike Phfizer. “Në ditën e 66-të të qeverisjes, imunizohet viti 2021. Mbi 1.2 milion doza do të mjaftojnë për vaksinimin e 60% të popullsisë. Pra, ka negociata të suksesshme tonat: urime komisionit të Ministrisë së Shëndetësisë për arritjen e marrëveshjes me Pfizer!”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …