Në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2024, i cili po mbahet në Prishtinë, kryeministri Kurti ka folur edhe për komunitetet që jetojnë në Kosovës. Ai tha se mundohen që sa më shumë të kenë bashkëpunim me të gjithë. 10 nga 38 komuna janë me shumicë serbe, 17 për qind e anëtarëve të kuvendeve komunale në të gjitha komunat janë serbë. Bashkëpunojmë mirë dhe kanë ministri për komunitete, kam tre zv.ministra. E duam integrimin e serbëve në Kosovë. Kemi 4 për qind të popullatës serbe këtu, por kemi edhe pakica të tjera që duam t’i respektojmë. Duam të bashkëpunojmë mire me të gjithë, dhe me komunitetet të krijojmë republikë demokratike në bazë të qytetarëve. Nuk mendoj se duhet të jetë ndarje etnike, por ka barrierë gjuhësore”, ka thënë kryeministri Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …