leoni

Albin Kurti: Absurde që Kosova ka vënë masat e reciprocitetit për Bosnjën, e jo për Serbinë

Albin Kurti: Absurde që Kosova ka vënë masat e reciprocitetit për Bosnjën, e jo për Serbinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në kuadër të vizitës së tij në Sarajevë, ka vizituar konsullatën e nderit të Shqipërisë si dhe shoqatën e bashkatdhetarëve, ku u prit nga konsulli i nderit, Muharrem Zejnullahu. Kurti aty ka prezantuar orientimin dhe qëndrimet e Vetëvendosjes për zhvillimet politike e socio-ekonomike në Kosovë. Ai, ka thënë se sa më parë qytetarët e Kosovës dhe të Bosnjës të lëvizin lirshëm.

“Është absurde që Kosova i vendos masat e reciprocitetit B&H duke vënë regjim vizash për Bosnjën (gjë që godet vetëm boshnjakët e shqiptarët me pasaportë të B&H dhe jo serbët e B&H), e nuk e bën këtë karshi Serbisë. Për më tepër, nga rreth 50 biznese të B&H që operojnë në Kosovë, mbi 90% janë nga Republika Serbe”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …