Kryeministri, Albin Kurti, ka folur për takimin e 27 shkurtit, i cili do të mbahet në Bruksel lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka thënë para gazetarëve se nga ky takim presin të ketë diskutime të mëtutjeshme edhe të ecin mbi bazën e propozimit evropian. Duke folur për çështjen e Asociacionit, ai ka thënë se janë pesë fjali të preambulës me 10 nene, duke shtuar se beson që do t’i përmbahen propozimit që kanë marrë dhe jo interesit të njërës palë. Albin Kurti ka folur edhe për akuzat e deputetit Haki Abazi, duke shtuar se ato janë të pavërteta dhe të pasakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. Vetëvendosja është subjekt i madh politik. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për fjalën publike të dikujt, ka thënë Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …