Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ai kujtoi dhe nderoi sakrificën e secilit anëtar të familjes Jashari duke thënë se drejtësia për sulmin e Serbisë as nuk ka nisur. “Tre breza para 23 vjetëve u flijuan në Prekazin historik për lirinë e Kosovës. U sakrifikuan për çlirim, për pavarësi, për bashkim, për popullin dhe kombin tonë. Për këtë sulm shtetëror të Serbisë ndaj familjes legjendare Jashari askush nuk është gjykuar dhe nuk ka pasë asnjë gjykim për këtë krim shtetëror të Serbisë që dikush të dënohet. Drejtësia është vonuar dhe as nuk ka filluar, prandaj ne duhet të angazhohemi që kjo të ndryshojë për hir të Republikës së Kosovës, për hir të pasardhësve të Jasharëve dhe për hir të kombit tonë”, ka deklaruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …