Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mënyrë më eksplicite se asnjëherë në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. “Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat por i mbron ato… normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet t’i kontribuojë normalizimit të brendshëm”. “Asociacioni mund të konsiderohet me këto kushte: Duhet të jetë në fuqi me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, nuk mund të jetë mono-etnik, duhet ta ndërrojë emrin, duhet t’i shërbejë bashkëpunimit horizontal të komunave, nuk duhet të jetë barrë e institucioneve qendrore, ka thënë Kurti. Si kushte tjera ai ka përmendur edhe shpërbërjen e strukturave ilegale dhe dorëzimin e armëve ilegale. Kryeministri i Kosovës ka thënë se duhet të ketë reciprocitet në lidhje me çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Republikën e Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …