Kryeministri, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada turke me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë. Kurti në këtë organizim ka folur për raportin në mes të Kosovës dhe Turqisë dhe për zhvillimet e fundit që po ndodhin me Serbinë, Kurti ka thënë se në këtë kohë kur Kosova po përballet me kërcënimet nga Serbia, bashkëpunimi me Turqinë në fushën e mbrojtjes ka marrë një rëndësi të re. Kurti e ka falendëruar Turqinë që ka furnizuar Ushtrinë e Kosovës me dronë Bajraktar, derisa ka rikujtuar që ushtria e Kosovës ka bërë më të mirën për t’i dalë në ndihmë popullit turk pas tërmetit shkatërrues. Në një kohë kur siguria e vendit tonë përballet me kërcënimin e agresionit serb, bashkëpunimi ynë me Turqinë në fushën e mbrojtjes ka marrë një rëndësi të re. Ushtria jonë ka bërë të më mirën e mundshme për t’i ardhur në ndihmë gjithashtu popullit turk, duke dërguar menjëherë një mision kërkim-shpëtim në Hatay pas tërmetit shkatërrues atje në fillim të këtij viti”, ka thënë kryeministri Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria, pa ndihmën e askujt, por me forcat e veta luftarake u çlirua nga pushtimi fashist
Më 29 nëntor të vitit 1944 Shqipëria, pa ndihmën e askujt por me forcat e …