Albin Kurti bën dallim gjuhësor mes Vetëqeverisjes dhe vetëmenaxhimit edhe pse kjo është krejtësisht e njëjta, por atij kaq i ka mbetur për të arsyetuar dështimet e njëpasnjëshme, gjatë bisedimeve me Serbinë. Në këtë mënyrë ai nuk do ta pranojë formulimin Zajednicë, por do ta pranojë përkthimin shqip, Bashkësi.
Kurti ka të drejtë të bëjë përpjekje për t’i fshehur dështimet, por nuk duhet të tregohet aq naiv dhe të mendojë se njerëzit nuk e kuptojnë terminologjinë gjuhësore.
Folja menagere në gjuhën frënge, në shqip do të thotë, drejtoj, menager, drejtor, administrator, qeverisës. Vetëmenaxhim do të thotë vetadministrim, vetëdrejtim, që në tërësi nënkupton formulimin shqip, vetëqeverisje.
Në aneksin e zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan:
Për të zbatuar nenin 7, Kosova fillon menjëherë negociatat në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për vendosjen e aranzhimeve dhe garancive specifike për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të Dialogut siç përcaktohet nga Lehtësuesi i BE-së.