Albin Kurti ka bërë të ditur është dakorduar për qetësim të situatës. Kryeministri i Kosovës, ka dhënë detaje nga bisedat e sotme telefonike me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrellin dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg mbi zhvillimet në veri, pas vendosjes së masave të reciprocitetit për targat e automjeteve. Kurti në një postim në Twitter ka bërë të ditur është dakorduar për qetësim të situatës. “Pata një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrellin dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Aty diskutuam për sundimin e ligjit, paqen dhe sigurinë si dhe nevojën për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës. Dialogu është rruga e vetme që të gjendet një zgjidhje”, shkruan Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …