Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës, për të hyrë me forcat në ndërtesat komunale në veri, është marrë kundër këshillës së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë, dhe i cili i ka përshkallëzuar pa nevojë tensionet. Kryeministri, Kurti është shprehur i pakënaqur me këtë deklaratë. Ai deklaroi se jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar, lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive, ka thënë Kurti për Guardian, në një intervistë përmes telefonit. Ndoshta Sekretari Blinken do ta sqarojë këtë gjë më shumë një ditë, por definitivisht nuk ka qenë e dobishme”. Prej asaj deklarate, Kurti ka thënë se ka folur me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai ka thënë se Escobar u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që t’i dërgojnë kryetarët në objekte të tjera, apo edhe të punojnë prej shtëpisë, por Kurti kërkesë që ai e ka refuzuar. Nuk mund të kemi kryetarë me Zoom ne jemi republikë demokratike. Një republikë demokratike, nuk mund t’i dorëzohet milicisë fashiste”, ka shtuar ai. Kjo papërgjegjësi dhe ky naivitet i Kurtit arrin kulmin e qëndrimit të tij kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. T i thuhet naiv, Sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nuk është vetëm arrogancë, por në radhë të parë një papërgjegjësi e rrezikshme, jo vetëm për atë vetë por në një masë edhe për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …