Kurti: Të gjithë të rinjve do t'u ofrohet arsim cilësor edhe falas, sepse ata janë pasuria e vendit tonë

Albin Kurti dhe Aida Dërguti reaguan kundër deportimit të Boiken Abazit, nga Kosova në Shqipëri

Deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Aida Dërguti reaguan kundër deportimit të Boiken Abazit në Shqipëri. Ata bënë të ditur se dje Policia e Kosovës ka arrestuar dhe deportuar në Shqipëri, anëtarin e Kryesisë dhe sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, të cilit i është ndaluar hyrja në Kosovë për dy vjet. Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, arrestimin e Abazit e ka quajtur kidnapim dhe ka shtuar se “dëbimi i Boikenit është krim i këtij regjimi të korruptuar ndaj Republikës së Kosovës dhe kombit shqiptar”. “Për këtë kidnapim dhe dëbim ne e mbajmë përgjegjës Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe ministrin e tij të brendshëm, Skënder Hyseni dhe Drejtorin e Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Valon Krasniqi, nga profili i të cilit duket qartë se është militant i PDK-së. Këto janë taktika të shtetit policor kundër opozitës tonë demokratike, këto janë metoda fashiste kundër lëvizjes sonë social-demokrate, këto janë tendenca anti-shqiptare kundër frymës sonë kombëtare”, ka thënë Kurti, i cili ka shtuar se në momentin kur ka kuptuar se policë me rroba civile e kanë kidnapuar Boikenin pa i treguar as urdhërarrest e madje asnjë dokument të vetëm, ky e thirrur ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe Sekretarin e Parë të Ambasadës, Bruno Rexhaj.

“U thashë të ndërhyjnë menjëherë dhe të shkojnë te policia sepse siguria e Boikenit është rrezikuar, kurse nëse ata që e morën janë policë, atëherë mund ta çojnë në burg ose mund ta dëbojnë jashtë Kosovës. Nuk e di a kanë shkuar, porse disi m’u duk se ata nuk besonin që mund të ndodhin gjëra të këtilla”, ka shtuar ai. Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Aida Dërguti, ka thënë se ajo bashkë me Boiken Abazin, më 3 shkurt janë kthyer nga Tirana në Prishtinë, pas homazheve për nderë të akademikut, Kristo Frashëri. “Në orët e pasdites jemi kthyer në Prishtinë, përmes pikës kufitare të Morinës, me ç’rast kemi paraqitur dokumente tek zyrtarët e policisë dhe gjithçka ka qenë në rregull. Pse Policia e Kosovës nuk e ka regjistruar Boikenin kur është kthyer në Kosovë nga Tirana, ky nuk është faji i Boikenit por i policisë”, ka thënë Dërguti. “Në arsyetimin e policisë thuhet se prania e Boikenit ‘paraqet kërcënim për rendin dhe sigurinë shtetërore të Republikës së Kosovës’. Si bëhet që kjo nuk thuhet për Vuçiqin, Dinkiqin, Daçiqin e Gjuriqin por thuhet për Boiken Abazin?! Për më tepër, Boikeni nuk është kontaktuar kurrë, me shkrim, as me gojë, as me telefon nga policia për t’u paraqitur në polici për shkeljet e paragjykuara. Pra, nuk ka pasur as fletëthirrje më herët edhe pse aktiviteti i Boikenit është publik dhe ai nuk është fshehur asnjëherë”, ka shtuar ajo. “Boikenit i është mohuar e drejta për avokat, në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare. Boikenit i është mohuar e drejta për të njoftuar Ambasadën e Republikës së Shqipërisë edhe pse këtë gjë e ka kërkuar nga Policia”, ka thënë deputetja Dërguti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …