Demokracia.com ka mësuar se të tria këto shtete kishin ofruar doza të vaksinës “Sinovac” donacion për Kosovën.
Emiratet kishin ofruar 1 milion vaksina të “Sinovac”, të cilat prodhohen në Emiratet e Bashkuara Arabe, me licencë nga kompania “Sinovac” e Kinës.
Po ashtu, të njëjtat vaksina që do të dhuroheshin për shtetin e Kosovës, nga Turqia dhe Polonia janë refuzuar nga Kurti e Vitia.
Ndryshe, Kosova në prill të këtij viti kishte refuzuar edhe një donacion nga Shqipëria me doza të kësaj vaksine. Aktualisht në Kosova ka vetëm doza të vaksinës Pfizer dhe AstraZeneca.
Ndërkohë, Shqipëria deri me tani ka pranuar mijëra doza të vaksinës “Sinovac”.
Kujtojmë se të dielën Kosova ka shënuar numrin më të madh të viktimave si pasojë e COVID-19. 36 pacientë kanë humbur betejën me këtë virus brenda 24 orëve. Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 808.078 doza të vaksinës. Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. (Demokracia.com)