Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë sot se dialogu me Serbinë nuk po bëhet që Kosova të marrë ulëse në OKB por që Serbia të marrë ulëse në BE. Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në OKB varet nga Rusia ndërkaq i Serbisë në BE varet nga Kosova. “Dialogu i ri me Serbinë po bëhet jo që Kosova të marrë ulëse në OKB sepse ajo është në dorë të Rusisë, por që Serbia të marrë ulëse në BE sepse kjo gjë është e varur nga shqiptarët. Qëllimi i dialogut duket të ketë qenë vetë dialogu, është vrapuar pas marrëveshjeve të reja pavarësisht moszbatimit të marrëveshjeve të vjetra”, ka thënë Kurti gjatë debatit parlamentar për dialogun. Sipas tij Kuvendi i Kosovës duhet të kërkoj dëmshpërblim nga Serbia për të gjitha ato që ia ka bërë Kosovës
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …